Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për njerëzit dhe “klandestinët”

“Loja” e njerëzve të qeverisë turke me disa prej klandestinëve mund të ketë edhe efekt të kundërt për vet Turqinë.
Foto: EPA/BGNES
Faji për zgjerimin e “Alkaidës” është e Turqisë. Fshehja e së dukshmes nuk është e mundur. Zëvendës kryeministri dhe zëdhënës i qeverisë turke Bylend Arënëç u largua nga politika për shkak të skandalit publik dhe mospajtimit me kryeministrin Rexhep Erdogan në lidhje me ndarjen e konvikteve të studentëve dhe të nxënëseve për vajza dhe për djem në vendin, njoftoi agjencia e informacionit “Doğan Haber Ajansi” të cituar nga Agjencia Bullgare e Lajmeve “Fokus”.

Vetëm kujtoni metodat me të cilët “Alkaida” po tentonte të ndryshonte realitetin në kohën e drejtimit të vet në Afganistan. Për shembull pushkatimin e shtatores Buda. Ose mbulimin me çarçafë të statujave në Egjipt nga “Vëllezërit myslimanë” që “Pranverën arabe” e kthyen në “Dimër arab”. Vitrina politike e mbështetur fortë nga Erdogani “partia e lirisë dhe drejtësisë çdo moment mund të prishet”.

Dhe filloi shpërngulja e madhe e refugjatëve, të cilët si mi u shpërndan në të gjitha anët e botës, që të gjejnë hangar më të mirë për ekzistencën e vet. Dhe ishin shtypur atje, ku idetë më të mira janë më të mëdha se sa mundësitë, ndërsa në vende të tjera ishin thjeshtë rigrupuar, të armatosur dhe të dërguar të imponojnë “rendin e ri islam”.

Sipas gazetarit sirian Nidal Hlajf qeveria bullgare kalon testin me problemin e refugjatëve me notë “të mjaftueshëm”, deri sa popull bullgar me notë “të shkëlqyeshëm” sepse reagoi në mënyrë më të zhdërvjellët dhe me më shumë humanizëm. Bullgarët treguan tolerancë dhe mikpritje.

Por njerëzit, si dhe qeveria në vend, sikur nuk shohin një problem që tashmë ekziston se njerëzit nga qeveria e Turqisë u japin mundësi për kalim të lirë nëpër territorin e vet “klandestinëve” nga “Alkaida”. Më pak ndaj Bullgarisë dhe më shumë ndaj Sirisë.

Para pak kohe u botua një artikull interesant në “The WallStreetJournal” në të cilin si fajtor kryesor për “ringjalljen “ e “Alkajdës” ishte caktuar Turqia. Amerikanët i besojnë shefit të zbulimit turk Hakan Fidan si “figura qendrore” të “rebelimit” në Siri. Amerikanët shpjegojnë se MIT-i nën drejtimin e Fidanit ka vepruar si “polic trafiku” për “klandestinët” dhe armët që kalojnë përmes pikave të kontrollit të kalimit doganor për rebelët sirianë.

Në kohën e takimit të Barak Obama me Erdoganin gjatë majit në Uashington në të cilin asistonte edhe Hakan Fidan turqit “ishin kritikuar” për këtë se furnizojnë me armë “xhihadistët anti perëndimor” dhe jo rebelët.

Turqia nuk posedon imunitet ndaj radikalizmit që po përhapet. Sipas disa vëzhguesve më shumë se 500 turq të rinj po luftojnë në territorin e Sirisë. Qelizat e “Alkaidës” po zhvillojnë rekrutim aktiv të anëtarëve të rinj.
“Loja” e njerëzve të qeverisë turke me disa prej klandestinëve dhe lëshimin e tyre në territorin bullgar mund të ketë edhe efekt të kundërt për vet Turqinë nga kaosi i krijuar.

Ndër të tjerët, ndoshta ky do të bëhet një mësim i mirë në planet e Turqisë dhe të Bullgarisë si partnerë strategjikë të NATO-s. Duke hyrë në lojë me lehtësi me inspirime të huaja, ata mund të dalin fajtorë për të gjitha lëshimet dhe dobësitë e iniciatorit real të kësaj loje – ShBA, që kanë përvojë tepër të madhe për pastrimin e kartave tashmë të luajtura.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Anton Mitov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD