Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përfundoi Festivali Kombëtar i Xhazit në qytetin Ruse

Projekti i pianistit Vasko Spasov dhe këngëtarja e mrekullueshme Milica Gladnishka me solist Mihail Josifov – trumbetë.
Foto: BGNES
Prej shumë vitesh Festivali Kombëtar i Xhazit në qytetin danubian Ruse ka shumë fansa. Tashmë mbaroi edicioni i tij i 38, i pari që organizohet në mungesën e themeluesit të tij Petër Petrov. Ai u nda prej nesh vetëm dy muaj pas suksesit kolosal të takimit të mëparshëm në të cilin mori pjesë dhe si interpretues. Kujtimi i tij u nderua me një film dokumentar për jetën dhe veprimtarinë e tij si saksofonist. Tani këtë veprimtari e vazhdoi i biri i tij Boris Petrov, i cili përpiloi programin dhe organizoi koncertet.

© Foto: Allbena Bezovska

Boris Petrov
“Në programin kisha përfshirë disa gjëra, më parë shumë persona të rinj – tregon Boris Petrov. – Ndër ta ishin kitaristët virtuozë nga Trioja “Akustik” – Ivan Leçev, Cvetan Nedjalkov dhe Veselin Kojçev, të cilët kurrë deri tani nuk kishin marrë pjesë në Festivalin e Xhazit të Ruses. Jam shumë i kënaqur se më parë në skenën dolën Antoni Donçev dhe Hristo Jocov – nga dueti i parë “Version akustik”, ndaj të cilit më vonë u bashkua dhe Georgi Donçev. Të fundit në skenën gjatë mbrëmjes së parë të Festivalit u prezantua një formacion i përbërë nga disa xhazmenë të shquar bullgarë: Petër Momçev –saksofon, Dimitër Karamfillov – kontrabas, Mitko Semov – bateri si dhe pianisti nga qyteti ynë Ruse – Theodor Petkov.
Mbrëmja e dytë gjithashtu ishte shumë interesante. Koncerti u hap nga formacioni “Sofja fyzhën kuartet” – Venko Poromanski – bateri dhe kolegët nga Big-Bendi i Radios Kombëtare Bullgare – Vasil Ençev – saksofon dhe Atanas Miladinov –piano. Bas-kitarës i binte muzikanti nga Ruse Ivajlo Zvezdomirov. Desha të them, se në programin e festivalit nuk ishte përfshirë ndonjë formacion i xhazit nga Ruse, por në disa prej grupeve të tjera pjesëmarrëse kishte muzikantë të lindur në këtë qytet. Sivjet në Festivalin e Arteve “Apolonia” që organizohet në qytetin bregdetar Sozopol kishin realizuar një ide të mrekullueshme të quajtur “Sulm i të rinjve në xhazin”. Ne gjithashtu aplikuam këtë nismë dhe jam i kënaqur se në festivalin tonë morën pjesë dhe muzikantë shumë të rinj, të pritur me entuziazëm nga publiku. Këta ishin Svetosllav Ndeleçev, Dejan Iliev dhe Denis Popstoev (19 vjeçar) – një pjesë prej formacionit “Breakpoint”. Një sukses të madh pati dhe projekti i pianistit Vasko Spasov dhe këngëtarja e mrekullueshme Milica Gladnishka me solist Mihail Josifov – trumbetë. Edhe të dy mbrëmjet e festivalit salla ishte tejmbushur nga publiku i emocionuar Mua më ndihmonte ekipi i Fondacionit “Petër Petrov” që e themelova para kohe, si dhe Klubi i veprimtarëve të kulturës, Bashkia e qytetit dhe Drejtoria e saj “Ruse art”. Të gjithë njerëzit e qytetit më përkrahnin.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD