Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përveç inxhiniereve, tashmë nuk mjaftojnë edhe rrobaqepëse

Një firmë e huaj në Bullgari nuk mund të gjejë personel edhe pse ka qa njerëz të papunë. Tingëllon në mënyrë të çuditshme, por është e vërtetë. Kushtet që ofrohen janë shumë të mira. Pse atëherë njerëzit nuk duan që të punësohen?

Një prej arsyeve është ndoshta udhëtimi. Tjetër? Problemi i njohur mirë me mungesën e kuadrove të arsimuar dhe të kualifikuar. Po firma po kërkon rrobaqepëse, por repartet prodhuese janë 30 km larg kryeqytetit. Për këtë qëllim ajo siguron transport të vet, puna është me kontratë pune, gjë që do të thotë se paguhen të gjitha sigurimet shoqërore, repartet janë moderne, kanë veshje pune. Duhet theksuar se kjo kompani dallohet shumë nga kompanitë e ngjashme nga vende fqinje që paguajnë paga të ulëta, dhe ka të tilla që muaj me radhë nuk i kanë paguar rrogat. Pagat në kompaninë në fjalë tejkalojnë mesataren në vend për muajin shtator është afro 400 euro. Por për udhëtimin deri në repart nevojiten 2 orë. Por njeriu nëse ka njohuri dhe dije për këtë profesion dhe është pa punë duhet të mendohet seriozisht.

“Njerëzit tanë akoma nuk janë mësuar që të jenë mobil, bile edhe kur fjala është për një punë që paguhet mirë – thotë Elena Todorova, menaxhere në kompaninë për burime njerëzore “Menipauër” Bullgari. – Përshtypjet nga praktika e përditshme janë se bullgari është shumë konservativ për sa i përket mobilitetit. Ai do të punojnë atje ku jeton, mundësisht sa është e mundur më afër. Këto janë gjëra që janë thellë në psikologjinë e popullit. Kuptohet që ka të tillë që me kënaqësi po udhëtojnë. Ata vlerësojnë mundësinë të kesh punë që paguhet mirë, që është në përshtatje me kualifikimin dhe specialitetin që ke. Praktika tregon se janë më mobilë njerëzit me kualifikim më të lartë që çmojnë dijet, njohuritë e veta dhe punën e vet. Për njerëzit me kualifikim më të ulët lëvizja bëhet më vështirë.”

Për specifikën e tregut bullgar të punës flitet prej kohe. Është fakt se gërshëra midis kërkimit dhe ofrimit të krahut të punës po hapet gjithnjë e më gjerësisht. Arsimi krijon kuadro të kualifikuar, por nuk janë mjaft pikërisht këta prej të cilëve ekonomia tani ka nevojë të madhe. Kjo vështirëson punën e firmave për burime njerëzore, të cilëve u drejtohen punëdhënësit.
“Nuk arrijnë që të gjejmë inxhinierë për pozita drejtuese në kompani të ndryshme prodhuese, qoftë në fushën e ndërtimit të automobilave ose në fushën e elektronikës ose elektroteknikes – tregon Elena Todorova. – Kuptohet edhe njerëz me njohuri të mira të gjuhëve të huaja. Jo që fare nuk ka po konkurrenca e kompanive që kërkojnë kuadro të tilla është shumë e madhe. Kërkohen njerëz që zotërojnë më shumë se një gjuhë të huaj, por jo vetëm këtë.”

© Foto: BTA


Problemi me kuadrot inxhinierë bëhet gjithnjë më i madh. Në pesë-dhjetë vitet e ardhshme do të na mungojnë shumë përveç inxhinierët edhe IT specialistët, janë unanim nga kompanitë e burimeve njerëzore. Arsimi bullgar është konservativ dhe nuk është orientuar ndaj tregut. Që të sigurojnë kuadro, mjaft punëdhënës duke marrë në punë kuadro nga universitetet investojnë dhe vazhdojnë t’i mësojnë për specifikën e prodhimit të vet. Përveç kësaj biznesi prej kohe ka kuptuar se rruga drejt tërheqjes me sukses të kuadrove me cilësi kalon edhe përmes pagës së mirë. Bullgarët e rinj në moshë 25-30 vjet vlerësojnë njohuritë e vet dhe punën e vet dhe shpesh refuzojnë pagën rreth 300 euro. “Një njeri i ri nga ndonjëherë mund të marrë pagë shumë më të lartë se pagat e prindërve të tij. Ka paga 1500, 2500 euro varet nga pozita. Kur kërkohet për shembull drejtor i prodhimit të një ndërmarrje pagat atje janë evropiane”, thotë Elena Todorova.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD