Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nisma bamirëse “Krishtlindjet bullgare” ndryshon fate

Presidenti Rosen Plevneliev i dha start fushatës së sivjetshme bamirëse “Krishtlindjet bullgare”.
Foto: Foto:BGNES
Startoi edicioni i njëmbëdhjetë i nismës bamirëse që zhvillohet nën kujdestarinë e kreut të shtetit “Krishtlindjet bullgare”. Fushata e sivjetshme bamirëse është në përkrahje të fëmijëve me dëgjim dhe shikim të dëmtuar. Ajo u hap nga presidenti Rosen Plevneliev në Spitalin Universitar “Mbretëresha Joanna”. “Besoj në forcën e bamirësisë dhe në virtytet e bullgarëve. Edhe sivjet në prag të festës më të ndritshme të krishtere Krishtlindjet të gjithë ne do të hapim zemrat tona qe t’u japim besim dhe shpresë fëmijëve, që kanë nevojë për mbështetje”, deklaroi në startin e fushatës 2013-2014 presidenti Plevneliev.

Kreu i shtetit përmendi suksesin e nismës së vitit të kaluar “Krishtlindjet bullgare” e cila i ishte kushtuar fëmijëve me sëmundje neurologjike. Në sajë të mjeteve të mbledhura në të janë rinovuar 10 qendra të rehabilitimit në vend, në të cilat janë kuruar 485 fëmijë. Për këta fëmijë dhe për familjet e tyre “Krishtlindjet bullgare” janë një shpresë se nuk janë vetëm”, theksoi ai.

Në lidhje me temën e fushatës së tanishme presidenti rikujtoi, se shqisat janë lidhja e njeriut me botën. Ato i japin fëmijës shans të zhvillojë potencialin e tij të plot. Por pa kujdesin me kohë dëmtimet mund të jenë fatale për tërë jetën. Gjithnjë e më shumë fëmijë vuajnë nga sëmundje të syve, kurse pakësimi i dëgjimit shpesh herë është i lindur ose i shkaktuar që në moshë më të hershme. Por në vend nuk mjaftojnë aparatet e diagnostikimit të hershëm dhe kurim me kohë. Aktualisht shumë pak fëmijëve u jepet kujdes i tillë mjekësor, para se gjithash në Sofje, vuri në dukje kreu i shtetit.

“Qëllimi i “Krishtlindjeve bullgare” gjatë vitit të ardhshëm është të sigurohet aparaturë e teknologjisë së lartë në spitalet më të mëdha në vend – konkretizoi presidenti Plevneliev. – Në repartet pediatrike të spitaleve të rretheve mungojnë aparate për diagnostikim të hershëm të këtyre sëmundjeve. Dhe qëllimi ynë është fëmijët në mbarë vendin të marrin ndihme adekuate me kohë dhe të mund të mjekohen në Bullgari.”

Ekipi i nismës “Krishtlindjet bullgare” do të njihet me të gjitha lutjet e depozituara nga ana e prindërve të fëmijëve që kanë nevojë për kurimin e shtrenjtë dhe do të marrë vendime në varësi nga mjetet e mbledhura në fushatën, shtoi ai. Sipas mjekëve nga Spitali Universitar “Mbretëresha Joanna”, në qoftë se pakësimi i dëgjimit të fëmijës konstatohet deri në moshë njëvjeçare dhe nëse mjekimi filloi menjëherë, fëmija mund të shërohet plotësisht. Spitali është autor i implantimit të parë koklear të bërë në Bullgari. Në këtë implantim në veshin e pacientit vihet një pajisje elektronike që i ndihmon njerëzit me dëgjim të dëmtuar të dëgjojnë. Deri tani implantim i tillë i është bërë më se 500 fëmijëve dhe të moshuarve.

Ndër ta është dhe vajza e vogël Emilia, e cila ka pasur shansin, mjekët të zbulojnë dhe të kurojnë me kohë sëmundjen e saj të veshit. Ja se ç’tha për Radio Bullgarinë nëna e saj Kamelia Barilska: “Nisma “Krishtlindjet bullgare” na ndihmon me shumë gjëra. Fëmija jonë tashmë dëgjon shumë mirë në sajë të këtyre aparateve të shtrenjta dhe të rehabilitimit. I përdorim tashmë tre vjet dhe prej tre vjetëve Emilia nuk ka probleme me dëgjimin.” Informacion suplementar për fushatën bamirëse mund të merret dhe në sajtin: www.bgkoleda.bg.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Çfarë parashikon buxheti i BE-së për vitin 2025

Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..

botuar më 24-12-04 2.50.MD

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD