Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Gazeta „Duma“ informon për planin e PSB dhe LDL të depozitojnë në Kuvendin Popullor një pako të tërë ligjesh kundër monopoleve qysh në fillim të vitit 2014. Këtë e njoftoi lideri i socialistëve Sergej Stanishev, të cituar nga gazeta. Ndryshimet prekin mënyrën e funksionimit të bankave dhe institucioneve financiare, si edhe të sektorit energjetik, sepse të drejtat e konsumatorëve duhet të mbrojtën. Sipas Stanishevit, cituar nga gazeta, njerëzit dhe ekonomia tashmë po ndjejnë efektet e politikës së re të kabinetit, të drejtuar te ringjallja e prodhimit dhe të rritjes ekonomike dhe drejt krijimit të vendeve të reja të punës.
***
Nëse PSB dhe LDL do të pësojnë në zgjedhjet evropiane gjatë majit zgjedhjet para afatit janë të paevitueshme. Nëse, gjë që është shumë e mundshme, koalicioni qeveritar do të fitojnë në mënyrë bindëse gjatë majit, atëherë vota para afatit do të bëhet interesante për PSB dhe LDL dhe ata vet mund të organizojnë gjatë vjeshtës që të fitojnë mbi 120 deputetë. Varianti të përsëritet situate e tanishme po kështu është i mundshëm, por më pak real. Këtë prognozë e jep në përgjigje të pyetjes së gazetës “24 orë” sociologu Andrej Rajçev. Nga ana e saj gazeta “Kapital Daily” shkruan se gjithnjë e më shumë njerëz kërkojnë dorëheqjen e kabinetit qeveritar dhe zgjedhje para afatit. Të tilla janë rezultatet e një sondazhi, pasqyruar në faqet e botimit. Deri sa gjatë korrikut 50% prej bullgarëve kanë kërkuar që qeveria të jep dorëheqjen, gjatë tetori përqindja është 51,3, ndërsa gjatë nëntorit është – 54,3%. Mbështetja për zgjedhje të reja është rritur nga 46 në 50 %.
***
Mbi 2,2, milion leva ka harxhuar Agjencia Shtetërore për Refugjatët sipas procedurës së shpejtë të ligjit për prokurimet publike. Pa konkurs janë dhënë 10 porosi me argumentin se zhvillimi i shpejtë i realizimit të tyre nevojitet për shkak të krizës me refugjatët. Kjo del në pah nga informacioni nga Agjencia e Prokurimeve Publike, njofton gazeta “Sega”.
***
"Strategjia për arsim të lartë përfshin pakësim i numrit të universiteteve gradualisht dhe në mënyrë të natyrshme përmes mekanizmave të financimit. Në strategjinë është paraparë që subvencion shtetëror të marrin vetëm këto dega dhe fakultete që janë të suksesshme, të kërkuara dhe të nevojshme për shtetin dhe për biznesin", njofton para gazetës "Monitor" ministrja e arsimit Anelja Klisarova. "Do t’u paguajmë mësuesve të rinj me para evropiane", është titulli i intervistës së botuar në gazetën “Standard” me zëvendës ministrin e arsimit Ivan Krëstev. "Nuk mund të mendohet se një masë e izoluar vet vetiu mund të japë rezultat. Ajo ndoshta do të jetë e suksesshme, nëse është pjesë e gamës më të gjerë veprimesh që janë lidhur me tërheqjen e njerëzve të rinj", saktëson Krëstev. Ndërkohë gazeta “Sega” po kështu po citon statistikën sipas së cilës bullgarët më rrallë dhe me frikë bëjnë blerje në internet. Përdorimi tradicional i internetit është për aktivitet në rrjetet sociale dhe për lojëra on line, tregon raporti i ri.
***
Botimet elektronike iu kushtojnë vend të madh veprimeve të opozitës në Kiev. Të dielën opozita zhvilloi protestën më të madhe pro evropiane kundër presidentit Viktor Janokoviç deri tani. Sipas të dhënëve të agjencive të ndryshme botërore numri i pjesëmarrësve në të ka tejkaluar 1 milion veta, thekson, “Mediapool”. Botimi po citon kryetarin e Komisionit Evropian Zhoze Barozu, i cili gjatë bisedës telefonike me presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç ka përsëritur domosdoshmërinë e gjetjes së zgjidhjes politike të situatës së krijuar në Ukrainë. Në kohën e protestave të dielën ishte prishur monumenti i Leninit në sheshin “Shevçenko”, informon gazeta “Dnevnik”. Botimi po citon një prej liderëve të opozitës – Arsenij Jacenjuk, i cili ka deklaruar mbrëmë vonë se nata dhe dita që po agon do të jenë vendimtare për Ukrainën.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilija Krëstev

Bullgaria dhe Rumania dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore

Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje janë 43% të furnizuesve të rajonit. Kjo thuhet në një raport për industrinë Outsourcing në Evropën..

botuar më 24-11-09 4.45.MD

Qyteti Elena pret festën e Kofshës së Mishit

Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të kuzhinës të shtunën dhe të dielën, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Më shumë se 1500..

botuar më 24-11-09 7.20.PD
Foto: Ministria e Mjedisit dhe Ujërave

Parashikimi i motit për fundjavën

Vranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..

botuar më 24-11-08 7.45.MD