Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 200 shtëpi botuese në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Sofje

Foto: Foto:BGNES
Prej 10 deri më 15 dhjetor Pallati Kombëtar i Kulturës në Sofje është bërë mbretëria e librit, në të cilën prezantohen mbi 200 botues. Edicioni i sivjetshëm i forumit më të madh të librit në Bullgari bën përshtypje me përmasat e tij – për të në Pallatin kombëtar të kulturës janë caktuar katër kate me një sipërfaqe prej 1 300 metrash katrore. Në këtë forum takohen lexues, botues të librave, shkrimtarë, aktorë. Çdo ditë ka një programe të veçantë: tryeza të rrumbullakëta, prezantime librash, konkurse, ligjërata.

Në cakun e Panairit zhvillohet dhe Festivali i Parë Ndërkombëtar Letrar. Ideja është ai të organizohet çdo vit dhe çdo vit pjesëmarrja ndërkombëtare të jetë me aksent regjional. Në fokusin e edicionit të parë është Ballkani. Pallati kombëtar i kulturës në Sofje tani është skenë e shkrimtarëve dhe përkthyesve nga tetë shtete ballkanike – Bullgaria, Rumania, Serbia, Bosnja-Hercegovina, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Greqia. Posaçërisht për këtë festival në Sofje vijnë Mihajlo Pantiç dhe Vladimir Arsenieviç nga Serbia, Ante Tomiç nga Kroacia, Dan Lungu nga Rumania, Goce Smilevski nga Maqedonia, Dimitris Nolas nga Greqia dhe të tjerë. Disa prej shkrimtarëve bullgarë më në zë ndër të cilët janë Alek Popov, Gjeorgi Gospodinov, Emil Andreev, Theodora Dimova, do të lexojnë vepra të tyre bashkë me kolegët e tjerë ballkanikë. Programi i Panairit përfshin dhe disa debate. Një prej tyre është mbi temën “Shkrimtarët dhe protestat në Ballkan”.

Frekuentuesit mund të njihen dhe me letërsinë e kulturën e Norvegjisë, Finlandës, Suedisë, Çekisë, Hungarisë, Iranit, Kinës. Mik nderi i Panairit është kryeqyteti rus Moska, e cila prezantohet me stendë të vet, kushtuar kulturës ruse. Do të organizohet dhe debati me temë “Sofja aq e afërt dhe aq e largët”, në të cilin do të përfshihen piktorë bashkëkohorë bullgarë dhe njerëz nga rrethet artistike dhe akademike në Sofja. Në programin e pasur të Panairit të Librit do të zhvillohet dhe takimi me shkrimtarin Milen Ruskov, romani i të cilit “Lartësia” fitoi çmimin kombëtar “Elias Kaneti”. Vëmendjen e lexuesve e tërheq dhe monografia për piktorin e madh bullgar Zlatjo Bojaxhiev, me autor profesor Dimitër Avramov.

Në “Takimin poetik midis Bullgarisë dhe Italisë” poetesha bullgare Irina Jordanova do të lexojë në bullgarisht dhe italisht vepra të saj dhe vepra të poeteshës italiane Danja Lupi. Në stendën e Moskës për fëmijët janë organizuar kurse për shkrimin e përrallave me Elena Usaçevën, autore e mbi 30 librave për fëmijë, do të jepen dhe video-leksione për letërsinë ruse. Në stendat e shtëpive të ndryshme botuese adhuruesit e librit mund të takohen me autorë bullgarë e të huaj dhe të marrin autografe.

Redaktore: Milka Dimitrova
Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Galeria e Arteve е Qytetit Kjustendill

Dorëzojnë çmimin për pikturim me emrin e Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit

Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..

botuar më 25-02-01 8.25.PD

Në Svishtov festojnë 169 vjetorin e themelimit të vatrës së parë kulturore bullgare

Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..

botuar më 25-01-30 5.15.PD

U bënë të ditur emrat e rezidentëve të Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025

Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..

botuar më 25-01-29 9.41.PD