Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Krasimira Kolldamova – një jetë përkushtuar baletit

Një nga legjendat e baletit klasik bullgar Krasimira Kolldamova ka lindur në qytetin Stara Zagora gjatë vitit 1938. Pas shpine ka mbi 60 role në 70 shfaqje. Ka luajtur në disa nga skenat më të mëdha botërore si dhe në teatro, përfshi se ka qenë primë e “Gran bale klasik” franceze. Në fillim të viteve 90 të ajo themeloi studion e parë private për balet.

Prima e baletit, e cila është kthyer në një idhull i vërtetë për breza të tëra bullgarësh, kujton hapat e vet të parë në botën e vallëzimit: “Fillova në shkollën e Anastas Petrovit
Krasimira Kolldamova

© Foto: arkiv

(patriarku i baletit klasik bullgar). Pas kësaj në shkollën shtetërore të vallëzimit vazhdova përgatitjen time tek pedagogu rus Vlladimir Belij. Pak më vonë Lili Beron morri klasën tonë. Kjo ishte një lumturi e madhe për ne – balerina më e njohur në Bullgari të na jap mësime! E pëlqenim shumë. Një mundësi e lumtur është të mund të vesh re sesi pedagogu vallëzon në skenë. Në të njëjtën kohë Beron qe shumë e rreptë dhe kërkuese. Pas Biellëjtit të shkëlqyer i cili na lavdëronte vazhdimisht dhe na inkurajonte, ajo sikurse menjëherë e ngriti nivelin mjaft lart. Më kujtohet sesi kthehesha në shtëpi dhe qaja. Ne mësonim 4 vjet dhe jo 9 siç është tani. Mjaft gjatë është. Më tepër njeriu duhet të “hidhet”në skenë. Unë nuk kisha 16 vjeç, kur përfundova shkollën e baletit dhe hyra në trupën e operës. Aty përsëri kisha lumturinë dhe nderin të punoj me Beron, por tanimë isha prima balerinë. Është një shans shumë i rrallë që pedagogu ynë nga shkolla të jetë repetitor edhe në teatër. Përsëri ishte shumë e rreptë, por unë tanimë e kuptoja, se ajo mbase është njeriu i vetëm, i cili shumë saktë dhe pa kompromis do të më tregojë çdo gabim. Tanimë nuk qaja më, por kujtohem për këtë periudhë me gëzim.”

Publiku nga brezi më i vjetër e ka mbajtur mend Lili Beron me joshjen e saj artistike në skenë. Këtë fines dhe përsosmëri ajo ia transmeton dhe nxënëses së vet. Fare e re dhe e përmbushur me shumë shpresa, Krasimira Kolldamova debuton në skenën e Operës së Sofjes gjatë vitit 1954. Roli i cili është bërë emblema e saj gjatë rrugës artistike është Zhizeli nga baleti me të njëjtin titull të Adollf Adamit. Në këtë figurë dhe pamje ajo mbetet në vetëdijen dhe në zemrat e fansave të baletit. Pyetjes nëse kujtohet për herën e parë, kur luajti Zhizelin, prima e baletit përgjigjet: “Kjo nuk harrohet. Më pranuan në baletin e Operës së Sofjes dhe aty kalova dy vjet. Pas kësaj bashkë me bashkënxënësen time Kalina Bogoeva përmes konkursit qemë të dërguara në specializim në shkollën e “Balshoj teatrit” në Moskë. Kur u kthyem në Bullgari, doli se jemi të pushuara nga puna. Atëherë Asen Manollov, balet-mjeshtri kryesor i Operës së Ruses më ftoi të bashkohem pranë trupës dhe të realizoj rolin kryesor në “Zhizel”. E kisha shikuar spektaklin shumë herë, kisha mësuar “Adazhion” nga pjesa e dytë, akoma në Moskë. Kjo qe ëndrra ime dhe nuk besoja, se do të realizohet kaq shpejt. U nisa për në Ruse dhe aty rashë në një atmosferë të shkëlqyer, artistë shumë të mirë, në krye me vetë Asen Manovin.”

© Foto: arkiv

Krasimira Kolldamova ka vallëzuar në skenat e disa nga teatrot më të mëdha në botë. Në periudhën 1966-1978 ka qenë për vizitë shumë herë me radhë në kryeqytetin kuban Havana me ftesë të balerinës legjendare Alisia Allonso. Aty prima bullgare mblodhi duartrokitjet e publikut latinoamerikan. Ajo ka edhe një kontribut të madh në themelimin e baletit “Arabesk”. Në fund të karrierës së vet artistike krijon dhe studion e parë private për balet për zbulimin dhe për punë me talente të rinj.

“Që nga viti 1991 e këtej shumë fëmijë kaluan përmes studios sime – thotë Kolldamova. – Ata të cilët ishin më të talentuar vazhduan në shkollën e baletit. Numri i nxënësve të mi të cilët tani punojnë në teatrot e operave është mbi 100. Për ndryshe, çdo vit vijnë shtime të reja në studion time. Baleti është një gjë shumë e mirë për fëmijët dhe prindërit e tyre e kuptojnë. Vallëzimi i angazhon që të gjitha shqisat – sytë, që të mund të shikosh dhe të ndjekësh partnerin, veshët që të dëgjosh muzikën... Ky është një përqendrim, i cili do tu jetë i dobishëm në çdo një fushë dhe profesion.”

Sipas traditës vallëzuesi t e vegjël nga studioja e Krasimira Kolldamovës përgatisin koncert për festat e Krishtlindjes dhe për Vitin e Ri. Pasi tërhiqet nga skena, balerina fillon të krijojë koreografi të shkurtra për nxënësit e vet. Mes planeve të saj është të bëjë një spektakël baleti për fëmijë mbi përrallën “Maçoku me çizme” nga Sharëll Pero.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Monika Aleksandrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një atraksion i ri në Burgas - Muzeu i të Pamundurës zhbën iluzionet

Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ​​ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...

botuar më 24-10-26 3.15.MD
Universiteti i Lisbonës

Në Universitetin e Lisbonës studiohen bullgarishtja dhe pesë gjuhë të tjera sllave

Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..

botuar më 24-10-25 7.30.PD
Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD