Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arkeologët bullgarë në partneritet me kolegët e tyre nga Evropa, Amerika dhe Australia

Foto: Архив

Duke ndodhur në një udhëkryq të rëndësishëm evropian Bullgaria është ndër shtetet me trashëgim më të pasur arkeologjik në kontinentin e vjetër. Shumë qytetërime kanë lënë gjurmë nga kultura e tyre në trojet e sotme bullgare. Me këtë vendi përbën një interes të veçantë për arkeologët e huaj dhe një dëshmi e kësaj janë gërmimet e shumta të përbashkëta. Një prej projekteve me përmasa më të gjëra ka të bëjë me rrjedhën e poshtme të Danubit, ku dikur ka kaluar kufiri i Perandorisë Romake. Në këtë projekt marrin pjesë shkencëtarë nga Bullgaria, Austria, Italia, Rumania, Serbia dhe Kroacia.

“Me këtë projekt kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm – propozuam që kështjellat dhe fortifikatat ushtarake nga koha e Perandorisë Romake, të ruajtura shumë mirë më sektorin bullgar të lumit Danub të shpallen trashëgim i kulturës dhe i historisë botërore” – tregon docent Ludmil Vagalinski, drejtor i Institutit dhe Muzeut kombëtar arkeologjik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Ndër kuriozitetet më interesante në rrjedhën e poshtme të Danubit është Kampi i legjionarëve romakë në qytetin Nove, nga epoka e Bizantit të hershëm, pranë qytetit të sotëm Svishtov. Ai eksplorohet nga viti 1960 nga arkeologë bullgarë dhe polakë. “Dua të theksojë, se pikërisht në saj të bashkëpunimit tonë Nove është një prej kampeve ushtarake të eksploruara më mirë në të gjithë ish kufijtë e Perandorisë romake, që shtrohej dikur në tre kontinente”, thekson docent Vagalinski.

Nga fund i viteve 80 zhvillohen gërmimet e pazarit të madh antik Pistiros, që ndodhet në rrjedhën e sipërme të lumit Marica. Në këto gërmime arkeologët bullgarë punojnë në partneritet me Universitetin e Karlit në Pragë dhe me Universitetin e Livërpullit. Kurse perla antike e bregdetit jugor Apolonia tërheq interesin e arkeologëve francezë.

© Foto: arkiv

Pazari i madh antik Pistiros

“Apolonia, ose qyteti i sotëm Sozopol është qyteti më i vjetër në territorin bullgar. Është themeluar në fund të shekullit të VII para Krishtit – tregon Ludmil Vagalinski. – Në eksplorimet atje kohët e fundit investohen shumë mjete. Nuk flasim vetëm për periudhën antike, por edhe për periudhën e Mesjetës. Eksplorohen qyteti, nekropoli dhe vendbanimet e vogla afër tij. Qe të kemi rezultate më të mira në këto gërmime përdoret sistemi “Lidar” me të cilin objektet fotografohen me lazer nga ajri.”

Metoda e re përdoret dhe në hartën arkeologjike të Bullgarisë – një program digjital që përmban informacion për të gjitha objektet arkeologjike në vendin tonë, i cili aktualizohet pandërprerë. Informacioni është shumë i vlefshëm në lidhje me projekte të rëndësishme ndërkombëtare siç janë për shembull gazsjellësit “Rryma jugore” dhe “Nabuko” për të cilin Instituti i Arkeologjisë tashmë ka bërë eksplorime. Të lidhura me hartën arkeologjike të Bullgarisë janë dhe dy iniciativat ndërkombëtare, në të cilat me ndihmën e teknologjive të reja gjurmohen dhe lokalizohen objekte arkeologjike. Në nismën e parë partnerë të Institutit bBllgar të Arkeologjisë janë Universiteti në Nju Saut Uels në Sidni të Australisë dhe akoma 40 organizata nga Australia, SHBA dhe Anglia. Ajo përfundoi me sukses në dhjetor të vitit të kaluar. Nisma e dytë gjithashtu ka të bëjë me krijimin e bazës të dhënash arkeologjike në rrjetin ndërkombëtar. Në këtë rrjet bëjnë pjesë organizata nga 24 shtete evropiane.

Dhe nga metodat avangarde le të kthehemi në prehistorinë, në periudhën e paleolitit, kur është bërë popullimi i Evropës. Shkencëtarë nga Instituti Bullgar i Arkeologjisë dhe nga Sankt Peterburgu bëjnë gërmime të lidhura me këtë proces në rajonin afër Detit Azov dhe në Ballkan. Një bashkëpunim tjetër, gjithashtu i lidhur me këtë periudhë prehistorike realizohet midis arkeologëve bullgarë dhe Universitetit në Tybingen, Gjermani. Mbi këtë projekt, që ka të bëjë me zhvillimin e metalurgjisë antike në Bregdetin tonë jugor, shkencëtarët do të punojnë 12 vjet. Projekti financohet plotësisht nga pala gjermane, kurse me financim amerikan arkeologët e Akademisë Bullgare të Shkencave drejtojnë stazhin e studentëve amerikanë në qytetin antik Heraklea Sintika afër fshatit Rupite në Bullgari Jugperëndimore. Këto janë vetëm një pjesë prej projekteve ndërkombëtare, në të cilat marrin pjesë arkeologët bullgarë.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD
Këshilli i Apostujve të Shenjtë

Hristo Cokev - një nga artistët e parë me arsim akademik para Çlirimit

Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...

botuar më 24-11-01 7.20.PD