Ai që përmend emrin e qytetit Trojan pa tjetër thotë edhe raki kumbulle nga Trojani! Në zemrën e malit Stara Pllanina uji i zjarrtë me aromë specifike është kthyer në kult. Për të tregohen legjenda, i kushtohen asaj kënga, tregohen anekdote dhe madje i është kushtuar edhe një festival. Këtu pothuaj çdo njëri bën raki kumbulle shtëpie në oborrin e vet dhe përdor çdo rast që të mburret me prodhimin e saj aromatik.
Të shkosh në qytetin e Trojanit dhe të mos provosh rakinë prej kumbulle është sikur të shkosh në Romë dhe të mos shohësh papën, bëjnë shaka vendasit. Gjëja e parë me të cilën të presin kur kalosh pragun e shtëpisë së tyre është gota me rakinë kumbulle. Lëngu aromatik derdhet kudo në restorante dhe taverna duke e rritur gradën e humorit dhe të oreksit. Ndërsa mezet në qytetin Trojan janë shumë të shijshme dhe të zgjojnë oreksin për të pirë, kështu që njeriu shumë lehtë mund të harrohet. Sallata me perime të freskëta, djathë dele ose dhie të bërë në shtëpi, suxhukë dhe akoma shumë e shumë gjella të shijshme që kthejnë degustimin e rakisë kumbulle në Trojan në një përjetim të paharrueshëm. Prodhimi i saj është prej shekujve dhe është kthyer në një art të vërtetë. Nuk është e rastit se kësaj pije qelibari i është kushtuar një koleksion i tërë në oborrin e muzeut të artizanalëve. Nga atje mësojmë se në vitin 1871 udhëtari hungarez në kronikat e veta përmend për zotësitë e banorëve vendas të ziejnë raki prej varietetit vendas kumbullash, që është me përqindje të lartë të sheqernave dhe kokrrat e kumbullave pastrohen shumë lehtë. Supozohet se të partë që kanë filluar prodhimin e rakisë kanë qenë murgjit e Manastirit të Trojanit qysh gjatë shekullit të 16, ndërsa receta për të është ruajtur si sekret dhe është trashëguar nga kryemurgu. Dihet se pija e manastirit është bërë me 40 bime medicinale. Në muzeun janë përshkruar të gjithë bimët. Mësojmë që në vitin 1882 rakia prej kumbullës nga Trojani ka marrë edhe njohjen e parë botërore – diplomë dhe medalje të bronztë në ekspozitën në qytetin belg Anvers. Dinjitetet e këtij eliksiri alkoolik janë vlerësuar lartë edhe nga personalitete botërore si papa Xhovani Pavli i Dyti, ish presidenti amerikan Bil Klinton. Në fakt adhuruesit e tij vështirë mund t’i rezistojnë ndikimit të tij magjik. Këtë shpjegon edhe një anekdotë nga e kaluara e largët.
“Në vitin 1928 në fshatin pranë Trojanit Lomec është zhvilluar referendum për mbylljen e pijetoreve – tregon drejtore e muzeut Eleonora Avxhireva. – Është logjike që pasi është prodhuar sasi të tillë raki, ajo të konsumohet si në kushte shtëpiake, kështu edhe në vende publike. Në referendum 115 vota kanë qenë pro mbylljes së pijetoreve dhe vetëm 7 kundër. Por rezultatet kanë qenë afatshkurta sepse efekti qenë i papritur për organizatorët. Ata që kanë pirë në pijetoret pasi nuk kanë pasur mundësi të bëjnë këtë në fshatin e vet kanë filluar të shkojnë në fshatrat për rreth dhe nga ndonjëherë të mos kthehen në shtëpi dita të tëra dhe kjo ka shkaktuar zënie në familje.”
Çdo vjeshte në Trojan vijnë mijëra turistë nga vendi dhe nga jashtë që të asistojnë në Festivalin e Rakisë prej Kumbulle. Programi përfshin aktivitete folklorike, degustim i mezeve vendase, konkurs për tregimin e anekdotave për rakinë dhe jo në vend të fundit garë për pirje të rakisë prej kumbulle.
Cili është sekreti i kësaj rakie?
Një prej kushteve është dimensioni i enës në të cilën bëhet fermentimi, shpjegojnë ekspertët vendas. Sa më e madhe është ajo – aq më me cilësi është rakia. Por kushti më i rëndësishëm që të kënaqesh me pijen aromatike është humori i mirë dhe shoqëria e mirë në rezet e Ballkanit.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: Veneta Nikollova
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në një sipërfaqe të madhe prej 50 kilometrash katrorë në afërsi të qytetit bregdetar Varna ...
Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..