Cvetana Pironkova fitoi titullin e parë në karrierën e saj të Asociacionit të Tenisit për Femra. Në finale Pironkova fitoi kundër Angelique Kerber nga Gjermania me 6:4, 6:4. Kerber është e nënta në ranglistën botërore, kurse para kësaj Pironkova fitoi kundër tenistes së gjashtë në botë Petra Kvitova, si dhe kundër numrit të shtatë – Sara Errani. Pas suksesit të saj Pironkova u ngrit me 50 vende në ranglistën botërore dhe tashmë zë vendin e 57-të. Në raundin e parë të Kampionatit të Hapur të Australisë ajo mundi me 2:0 sete spanjollen Silvia Soler Espinosa.
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov do të startojë Kampionatin e Hapur të Australisë kundër amerikanit 23-vjeçar Bradley Klahn. Klahn është Nr 93 në botë. Para startit në turneun prestigjioz Grigor Dimitrov barazoi klasifikimin e tij rekord në ranglistën botërore. Pas paraqitjes së tij të mirë në turneun demonstrativ, i cili zhvillohet çdo vit para Australian Open në Kooyong, Dimitrov u përparua me një vend dhe tani është përsëri Nr 22 në botë.
Aleksandra Zhekova vazhdon paraqitjen e saj të suksesshme për Kupën Botërore të Snoubordit. Gjatë javës së kaluar në Andorë Zhekova përballoi kualifikimet në bordercross që pas rrëshqitjes së saj të parë, kurse pas kësaj mbaroi në vend të dytë pas yllit të Kanadasë Dominik Malte. Vendin e tretë e zuri Lindsey Jacobellis nga ShBA-ja. Zhekova është në vend të pestë në klasifikimin e përkohshëm për Kupën Botërore, me gjithsej 1300 pikash. Malte është liderja me 2600 pika. Pas saj radhitet Jacobellis. Gara në Andorë ishte kontrolli i fundit për bullgaren 26 vjeçare para startit të Lojërave Olimpike në Soçi në fillim të shkurtit.
Kombëtarja bullgare e hokejit për të rinj në moshën deri më 20 vjeç startoi pjesëmarrjen e vet në Kampionatin Botëror të Hokejit mbi Akull në qytetin turk Izmir. Hokeistët bullgarë humbën në ndeshjen e parë të turneut kundër mikpritësve nga Turqia me 2:3 (1:0, 0:2, 1:1) Bullgaria luan në një grup me skuadrat e Belgjikës, Zelandës së Re, Meksikës dhe Republikës së Afrikës së Jugut. Ditën e hënë djemtë bullgarë do të luajnë kundër Meksikës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ivet Goranova fitoi titullin në kategorinë deri në 55 kg “kumite” në Turneun e Karatesë 1 Premier League në Kajro. Kjo është medalja e parë e artë për Bullgarinë në garën më elitare në këtë sport. Kampionia olimpike e Tokios 2020 luajti pesë ndeshje..
Me shumë gabime për gjimnastet filloi dita e fundit e Botërorit të gjimnastikës ritmike në Baku. Ansambli ynë, i cili fitoi titullin e gjithanshëm, përfundoi i katërti në finale me pesë shirita pas ekipeve të Kinës, Izraelit dhe Kazakistanit...
Me dy rekorde botërore në kategorinë e tij të re 97 kg, peshëngritësi bullgar Karlos Nasar fitoi titullin evropian, duke mos lënë asnjë dyshim se kush është lideri aktual dhe i ardhshëm. Bullgari Karlos Nasar është peshëngritësi më i mirë..
Kryetari i bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, hapi Kampionatin Botëror të Kalistenikës, i cili filloi sot, 25 prill, në Asics Arena të kryeqytetit dhe..
Turi grupor me biçikleta përgjatë rrugës turistike "Rruga e Detit të Zi", Black Sea Route Epic 2025, fillon sot, 26 prill. Një grup prej mbi 30..