Nga data 1 janar bullgarët dhe rumunët mund lirisht të punojnë në të gjitha vendet anëtare të BE-së. Sipas Komisionit Evropian tashmë bullgarë dhe rumunë punojnë në BE dhe nuk do të ketë më valë emigracioni. Mirëpo, Britania e Madhe u tregua e shqetësuar me një emigracion eventual nga Bullgaria dhe Rumania i cili emigracion do të përfitojë nga sistemi social brinak. Shtypi britanik zhvilloi një fushatë negative kundër emigrantëve bullgarë dhe rumunë, ndërsa kulmi ishte ideja e kryeministrit David Cameron të ndërmarrë disa masa kufizuese.
Për mendimin e ekspertes për çështjet politike znj. Joana Ballçova, e cila punon në Londër, masat e kryeministrit kishin të bënin me pamundësinë e tij të pakësojë emigracionin në Britaninë e Madhe deri në vitin 2015 me më pak se 100 mijë veta.
“Që nga vera e 2012-ës deri në verën e 2013-ës ka 175 mijë emigrantë të cilët do të vazhdojnë të qëndrojnë në Britaninë e Madhe – sqaron znj. Ballçova. – Pakësimi i emigrantëve ishte prioritet i fushatës parazgjedhore të David Cameron-it. Votuesit për liderin e Partisë së Konservatorëve po ndiejnë se ai nuk po i përmbush premtimet e dhëna. Pas krizës ekonomike gjatë 2008-ës vërehet stanjacioni ekonomik në Evropë. Çdo vend evropian përpiqet të shtyjë ekonominë e vet dhe konservatorët flasin për rritje. Emigrantët bëhen viktima të kësaj situate ku gjërat s’ndryshojnë aq shpejt sa premton qeveria. Nëse shprehem ndryshe, po flasim për një garë të resurseve të pakësuara.”
Pohimet se 29 mln bullgarë e rumunë do të sulmojnë Britaninë e Madhe janë të pabaza, jo vetëm sepse numri i përbashkët i të dyja popullsive është më i vogël, por edhe sepse statistika zyrtare tregon ndryshe. Në 1 mijë shtetas britanik i bie një bullgar dhe në 600 të papunë i bie një bullgar. Mezi 148 nëna bullgare marrin ndihma për foshnjat nga sistemi social i Britanisë së Madhe. Ndërkohë, studentët bullgarë dhe rumunë derdhin në arkën kombëtare 30 mln paunde nga taksat e studimeve dhe shpenzimet personale. Të gjitha këto të dhënat tregojnë se bullgarët shkojnë në Britaninë e Madhe për të studiuar dhe për të punuar dhe jo për të keqpërdorur sistemin social.
Hapja e tregut të punës për bullgarët dhe rumunët lindi çarjet e para në koalicionin e ri në pushtet në Gjermani. Kjo e detyroi kancelaren Angela Merkel që në mbledhjen e parë të qeverisë të diskutohet rreziku nga vala eventuale e bullgarëve dhe rumunëve. Me këtë çështje në Gjermani do të merret një komision i veçantë.
“Ideja se emigrantët nga Bullgaria dhe Rumania vijnë në Gjermani për të përfituar nga ndihmat sociale niset nga konservatorët e Bashkimit Social Kristian – komenton redaktori i seksionit bullgar të Deutsche Welle, z. Emilian Lillov. – Komisioni do të merret me rreziqet dhe masat parandaluese në lidhje me emigracionin. Në krye të tij do të jetë përgjegjësja e çështjeve të emigracionit, zjn. AidanYozogush.”
Aktualisht 155 mijë bullgarë dhe rumunë janë punësuar në Gjermani. Z. Emilian Lillov sqaron: “Më se 20% e bullgarëve në Gjermani janë me arsim të lartë, 18% të tjerë janë duke studiuar në profesione të caktuara, kryesisht studentët bullgarë. Bëhet fjalë për emigrantë të cilët do të avancojnë ose tashmë kanë avancuar në profesion. 40% e bullgarëve në Gjermani bien në grupin e punonjësve sezonal. 35% e emigrantëve bullgarë janë të diplomuar dhe punojnë kryesisht si sanitarë dhe kujdestarë të të sëmurëve. Pra, mund të arrijmë në përfundimin se këta nuk janë emigrantë në varfëri, por krah pune siç në shumë vende të tjera. Për sa u përket shqetësimeve se ka emigrantë të cilët keqpërdorin sistemin social, do të them këtë: rastet e tilla të regjistruara deri tash nuk janë më se 100. Nuk mund të flitet për një praktikë në masë, më tepër për përjashtime. Janë të pabaza po ashtu dhe shqetësimet se shumica e emigrantëve marr shtesa për fëmijë. Mezi 8.8% të bullgarëve dhe rumunëve në Gjermani i marrin këto shtesat për fëmijë. Derisa emigrantët nga grupet e tjera etnike marrin dy herë më shumë dhe përbëjnë 15%. Është gabim se mendohet keq për emigrantët bullgarë e rumunë. Besoj se komisioni i ekspertëve në Gjermani gjithashtu do të arrijë në këtë përfundim.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...