Tema kryesore në shtypin e sotëm është vendimi i deputetit i së majtës në Parlamentin Evropian Ivajlo Kalfin të jetë drejtues i listës me vete në zgjedhjet e ardhshme evropiane, të mbështetur nga formacioni “ABV” të ish presidentit bullgar Georgi Përvanov. Gazeta “Duma” po citon liderin e së majtës Sergej Stanishev se vendimi i Kalfinit shkakton dëshpërim të thellë dhe është drejtuar kundër së majtës. "Lufta në llogoret në OPSB filloi” i tillë është titulli i gazetës “Sega”, ndërsa sipas gazetës “Standard” në PSB fillon “ndeshja direkte”. Nën titullin “ABV – alternativa e dytë e majtë” gazeta “Trud” përgjithëson komentet e sociologëve dhe politologëve të njohur. “ABV nuk ka potencial të jetë allternativë e PSB”, është kategorik Andrej Rajçevi. Në analizën e vet ai thekson: “E majta e re deri sa po lind ose do të lindë do të burojë nga brezi i ri, dhe jo në kornizat tona”.
Shteti filloi kontrollime të transportuesve ilegalë. Sipas gazetës “Trud” ata janë rreth 20%. Kjo u bë pasi kompanitë e transportit me autobusë kërcënuan se do të ndërprenë udhëtimet nga 1 shkurti nëse nuk do të kenë mbështetje nga pushteti. Kjo masë është ekstreme, por është fakt se nga 2 mijë e 400 firma për transport me autobusë tani kanë mbetur jo më shumë se 950. Shpjegon para gazetës kryetarja e Shoqatës së Transportuesve me Autobusë Galja Topalova.
Nuk mund për sigurime të pa paguara shoqërore të dënohet me burg si për vrasje, mendojnë ekspertët në koment të vet në gazetën “Standard” në lidhje me Kodin e ri penal, që do të diskutohet në Këshillin e Ministrave. Ndryshimet parashikojnë deri në 6 vjet burg për çdo shef i cili nuk ka paguar sigurimet shoqërore në përpjesëtim jo më pak se 25 paga minimale. Nëse nuk janë paguar 140 paga dënimi mund të jetë deri në 8 vjet sa është dënimi për vrasje pa dashje, thekson gazeta.
Gazeta “Sega” vë theksin mbi vendimin e Komisionit Evropian të kontrollojë tenderin e shpallur në fund të vitit të kaluar për ndërtues të gazsjellësit“Rryma jugore” në territorin bullgar. Sipas zëdhënëses së Komisionit Evropian Shantal Hyz ka shqetësime rreth prokurimeve publike për ndërtim të pjesës bullgare të këtij gazsjellësi. “Ekspertët tanë po shqyrtojnë këtë çështje. Akoma është herët që të themi çfarë rregulla duhet të aplikohen dhe a kanë qenë shkelur disa prej tyre, por i bëjmë vlerësim situatës dhe kemi vendosur kontaktet përkatëse”, deklaroi Hyz, të cituar nga gazeta.
Bullgaria është një prej 43 shteteve, që arrijnë rezultat më të lartë në botimin për këtë vit të Indeksit të Lirisë Ekonomike të “Heritage Foundation”dhe të revistës “Wall Street Journal”, shkruan gazeta “Monitor” Për vit të dytë të radhës Honkongu mbetet lider në klasifikimin sipas lirisë ekonomike. Në vend të dytë është Singapuri, Australia është në vendin e tretë. Zvicra është i vetmi vend evropian i cili është ndër 5 vendet e para. Gjatë vitit 2014 Bullgaria është në vendin e 61 në botë dhe në vendin e 28 në Evropë. Bullgaria ka rezultate të mira për sa i përket lirisë fiskale dhe për lirinë e tregtisë.
“Okupimi i Rektoratit përfundoi qetësisht”,ky është titulli i gazetës “Novinar”. Të martën “Studentët që zgjohen herët” u larguan nga aula Magna e Universitetit të Sofjes. Ata e okupuan në fillim të nëntorit. Studentët protestojnë kundër qeverisë. Sipas mendimit të përgjithshëm okupimi si formë e protestës ka humbur potencialin e vet. Më 25 tetor studentët okupuan rektoratin e Universitetin e Sofjes, pastaj bllokada ishte vetëm në aulën që të mos pengohet procesi mësimor.
Të legalizohen narkotikët në Bullgari, kërkuan nga Komiteti Bullgar i Helsinkit. Për këtë insistoi personalisht kryetari i organizatës Krasimir Kënev në kohën e mbledhjes së grupit të punës për Kodin e ri penal, njofton në faqen e saj të parë gazeta “Telegraf”. Sipas tij dillarët që drogohen nuk duhet të mbajnë përgjegjësi penale.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori dhe perspektiva" me rastin e 100 vjetorit të Kongresit Themelues të Organizatës së Refugjatëve nga..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin e Zi temperatura do të jetë rreth 3° në mëngjes. Gjatë ditës do të jetë me diell...
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me shefin e mbrojtjes Adm. Emill Eftimov, ministri ishte i pranishëm në mauzole varrin e Princit..
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...