Nën titullin “Kabineti konsideron si një lajm i mirë moszbatimin e të ardhurve për vitin 2013”, gazeta “Sega” informon, se minusi në thesarin shtetëror në fund të dhjetorit do të jetë afro 125 milion euro. Kryeministri Oresharski e konsideron këtë një lajm të mirë, sepse moszbatimi i të ardhurve buxhetore ishte tri herë më pak, sesa pritej në fillim të mandatit të qeverisë. Në një intervistë për po këtë gazetë deputeti socialist Rumen Geçev, ish zëvendës kryeministër në qeverinë e socialistit Zhan Videnov, mbron tezën, se në se treguesit e tanishëm makroekonomik të Bullgarisë do të ruhen edhe gjatë vitit 2015, ajo mund të bëjë provë të hyjë në zonën evropiane. Rumen Geçevi shpreh mendimin, se bullgarët më të pasur duhet të paguajnë tatime në përmasë 30 për qind, jo 10 për qind siç është tani. Ai thekson, se në qoftë se varet nga ai, do të mbyllë të gjitha zonat ofshore.
Gazeta “Monitor” e vë theksin mbi deklaratën e ministrit financiar Petër Çobanov, se rrogat e nëpunësve të sistemit të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të rriten me 5 për qind. Gazeta njofton për projektin e qeverisë për Kod të ri Penal, sipas të cilit, në se do të harxhojnë mjete shtetërore, ministrat, nëpunësit shtetërorë dhe magjistratët nuk do të gjobohen vetëm, por do të hidhen në gjyq.
Nën titullin “Kryetarët e bashkive do të betohen për besnikëri ndaj liderit socialist Stanishev”, gazeta “Standart” njofton, se në lidhje me dëshirën e shprehur nga ish presidenti Georgi Përvanov, lider i nismës ABV, të dalë në zgjedhjet evropiane gjatë muajit maj me një listë – alternative të partisë socialiste, një sërë kryetarësh të bashkive nga partia socialiste, hoqën dorë nga udhëtimet e planifikuara deri në Sofje. Kjo për arsye, që të mos provokojnë dyshimin, se përkrahin këtë ide të ish presidentit Përvanov. Kryetarët e bashkive dhe deputetët e së majtës siguruan liderin e socialistëve Sergej Stanishev, se nuk do të punojnë për listën e nismës ABV.
Gazeta “24 çasa” njofton të dhëna policore, sipas të cilëve gjatë vitit 2013 krimet shtëpiake në Bullgari u ulën në mënyrë të ndjeshme. Megjithatë, mesatarisht për ditë kryheshin 165 vjedhje. Më shumë vjedhje u regjistruan në fshatrat e Bullgarisë Veriore. Për shkak të vjedhjeve të shumta, disa fshatra të kësaj krahine të vendit vendosën të organizojnë greva dhe insistojnë për takim me ministrin e brendshëm. Deri në fund të këtij muaji pritet të fillojë ndërtimi i gardhës në kufirin me Turqinë, gjë që do të zvogëlojë numrin e hyrjeve ilegale në vend dhe do të orientojë emigrantët te pikat kufitare, shkruan gazeta “Trud”. Duke cituar ministrin ushtarak Angell Najdenov, gazeta thekson, se gardha do të zgjatet 30 kilometra dhe pritet të jetë gati deri në muajin prill.
“Gripi përhapet në Sofje dhe në 3 qytete të tjera; është vonë për vaksinim”, paralajmëron gazeta “24 çasa”. Me më se 280 të sëmurë për 10 mijë veta në rajonin e Sofjes duhet të shpallet epidemi të gripit, por kjo nuk bëhet, sepse akoma nuk ka mjaftë punëtorë dhe nxënës, që mungojnë.
“Të ftohta të mëdha dhe dëborë deri në 10 ditët e afërta” – njofton në faqen e parë gazeta “Standart”. Moti i keq do të zgjatet deri në muajin mars. Sipas sinoptikëve, muaji janar do të përfundojë me temperatura minimale nga 10 deri në 12 gradë.
Gazeta “Trud” komenton, se tenistja më e mirë bullgare Cvetana Pironkova ishte mundur në Kampionatin e Hapur të Tenisit në Mellbërn për arsye të lodhjes së saj dhe traumës së këmbës së majtë. Sipas gazetës shkak për humbjen e saj nga australiania Samanta Stosër ishte edhe fuqia e rivales së saj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor janë sërish katër - Raja Nazarjan nga GERB-SDS, Natalia Kisellova nga "BSP - E majta e..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Bullgarja Debora Mihajllova, e cila u pre brutalisht me thikë tallëse nga i dashuri i saj Georgi Georgiev, është një nga viktimat e dhunës të përmendura nga..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..