Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Grupi pop “P.I.F.” me album të ri

Foto: arkiv

Në fillim të viteve të 90-ta të shekullit të kaluar katër djem krijuan grupin pop “P.I.F.” dhe frontmani i tij u bë Dimo Stojanov. Ky i fundit është aktor me arsim dhe sot e kësaj dite nuk e konsideron veten muzikant. Mirëpo, më shumë se 20 vjet Dimo Stojanov është vokalist i grupit dhe autor i të gjitha këngëve të tij. Të tjerët në “P.I.F.” janë Ivan Vellkov (kitarë), Atanas Kasabov (bateri) dhe Jurij Bozhinov (bass kitarë dhe sintetizator). Deri tash grupi “P.I.F.” ka nxjerrë tre albume dhe i fundi u shpërnda vetëm në hapësirën virtuale para shtatë vjetësh. Në fund të vitit 2013 doli në dritë projekti i ri i muzikantëve – “P.I.F. 4”

“Kemi incizuar shumë këngë gjatë këtyre 7 vjetëve, por nuk na kishte rënë ndërmend t’i përmblidhnim në një album – rrëfen Dimo. – Një shok yni, pronar i një klubi, na propozoi që të bëjmë një projekt të tillë. Fillimisht isha skeptik por duke punuar me të, doli gjë interesante. Vendosëm ta sheshim albumin paraprakisht, d.m.th. para se të lëshohet në treg. Në sajtin tonë në Internet shpërndamë informacione se kush e do mund të blejë albumin paraprakisht. Nga njëra anë fansat tanë japin para të cilat nevojiten për t’u nxjerrë albumi, nga tjetra – albumi nuk mund të shkarkohet nga Interneti. Që të shpërndahet albumi tek secili, ne kërkuam nga fansat që të na dërgojnë një fotografi personale të cilën të ngjisim në kopertinë. Më 23 nëntor të vitit të kaluar e promovuam albumin “P.I.F 4”. Nga dhjetori filluam t’ia shpërndanim secilit nga një album. Disku pritet të nxirret me një pamje tjetër. Në të përfshihen tetëmbëdhjetë vepra. Këngët pasqyrojnë emocionet tona të cilat i kemi përjetuar, po ashtu dhe emocionet që tani na kanë pushtuar.”

Më se treqind fansa të “P.I.F.”-it kanë blerë albumin e fundit të grupit me fotografi të bashkëngjitur personale. Pavarësisht faktit se “P.I.F.”-i nuk ka nxjerrë albume në vazhdim të disa viteve, formacioni nuk ka pushuar t’i ngjitet skenës së festivaleve dhe klubeve të ndryshme.

Çfarë të presin fansat gjatë 2014-ës?

“Gjatë pranverës do të bëjmë një tur në Bullgari – përgjigjet Dimo. – Kemi planifikuar të japim koncerte në 20 qytete dhe të ringjallim vatrat kulturore ku dikur organizoheshin koncertet. Ka shumë skena të tilla të cilat janë para shkatërrimit dhe jam i mendimit se koncertet do t’ua kthejnë jetës. Po ashtu publiku do të ketë mundësinë të na shohë live. Më vjen mirë se kemi shumë fansa.” Muzikantët e “P.I.F”-it kanë ndërmend të kënaqin publikun me një album tjetër gjatë pranverës së 2014-ës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dueti vokal LATIDA dhe kënga e tyre më të re

LATIDA është një dyshe vokale që kohët e fundit konfirmoi vendin e saj në jetën muzikore të Bullgarisë jo vetëm me pjesëmarrjen në projekte të ndryshme, por edhe me këngët e saj origjinale. Ato janë Jana Baleva dhe Elizabet Nesheva, të cilat i njohim..

botuar më 25-02-28 6.15.PD

Kënga popullore “O moj rini e shkretë” me një tingëllim të ri

Fillimi i vitit 2025 është më se i frytshëm për këngëtaren Desi Dobreva – krahas udhëtimeve nëpër botë, ajo arriti të incizojë një këngë të dytë. Pas këngës së saj prej autori “Në fund të Tokës” , erdhi dhe incizimi i këngës popullore nga fshati..

botuar më 25-02-27 2.20.MD

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare fillon një turne në vend

Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të ftuar specialë solistë të "Orkestrës së Solistëve" në koncerte do të jenë këngëtarët Petja Paneva dhe..

botuar më 25-02-26 6.00.PD