Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Aksinia Pejçeva dhe dashuria e saj për artin dhe kafshët

Foto: arkiv personal

20-vjeçarja Aksinia Pejçeva beson se bota mund të ndryshojë dhe të bëhet më e mirë, ku njerëzit do të jenë qëllimmirë, do të mbajnë buzën në gaz dhe do të kujdesin për natyrën dhe shoqërinë. E reja ka arritur në përfundimin se harmonia do të thotë jo vetëm dashurinë për njëri-tjetrin, por dhe për të gjitha qeniet e tjera të gjalla. Aksinia Pejçeva mendon se, pikërisht këto të fundit mund të na bëjnë njerëz më të mirë. Aktualisht 20-vjeçarja studion master në Akademinë Kombëtare të Arteve në degën e pikturimit mural. Në kohën e saj të lirë ajo vullnetarisht e ndihmon Organizatën e Mbrojtjes së Kafshëve në qytetin Kystendill, duke koordinuar proceset e adoptimit të tyre.

“Gjithmonë i kam dashur kafshët dhe nuk jam indiferente ndaj kafshëve të pastreha. Ja pse vitin e kaluar kur Fondacioni “Katër Putrat” u bëri kastrim qenve dhe maceve në vendlindjen time, unë vendosa të kontribuoj në adoptimin e tyre – rrëfen Aksinia Pejçeva. – Më erdhi ideja të tërheq vëmendjen jo vetëm të bullgarëve, por dhe të huajve. Shoqata “Tierschutz Nrw” në Gjermani ka adoptuar më se 70 qen dhe mace. Më vjen mirë kur ndryshoj fatin e një kafshe drejt më së mirës. Kjo gjë më jep stimul për të vazhduar me këtë punë. Jam e mendimit se kafshët mund të ndryshojnë plotësisht botëkuptimin tonë. Ato janë naive, nuk kanë aspak urrejtje dhe nuk bëjnë kritika. Kafshët janë qenie të pastra dhe mund të na mësojnë shumë gjëra të cilat nuk i kemi imagjinuar fare. Nuk janë kurrsesi krijesa më të ulëta se njerëzit siç shpeshherë i konsiderojmë. Kafshët janë miq besnik, e harrojnë të keqen, sillen me dhembshuri dhe janë si anëtarë të familjes.”

Aksiania pohon se mban lidhje të vazhdueshme me adoptuesit e kafshëve në Gjermani. “Njerëzve nuk u bëjnë përshtypje kafshët e pastreha. Sikur janë mësuar me dhimbjet e tyre dhe nuk bëjnë gjë për t’i ndihmuar ato – thotë ajo. – Në Gjermani p.sh., çdo kafshe i integrohet një çip dhe regjistrohet. Kur kafsha shtëpiake lëshohet të endet diku, ajo menjëherë kapet dhe dërgohet në strehim ku kushtet janë shumë të mira. Për këtë se e ka braktisur kafshën, pronari gjobohet. Në Gjermani s’mund të shohësh qen i cili është i lidhur me zinxhir dhe mbahet në oborr. Përveç kësaj në Gjermani kastrimi i kafshëve shtëpiake është gjë e zakonshme, ndërsa në Bullgari pronarët nuk janë informuar mjaft rreth kujdesit të duhur për kafshët dhe preferojnë t’u japin atyre hape në kohën e ndërzimit. Kur organizohen fushata për kastrim, shumë pak njerëz përfshihen në to. Për sa i përket problemit me kafshët e braktisura, shteti duhet ta marrë atë përsipër. Kafsha e braktisur po të ndiejë dashurinë e njeriut, do t’i qëndron besnik atij gjithë jetën.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD