Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekonomia bullgare gjatë vitit 2014 – do të mbjellim ose do të korrim

Foto: arkiv

A do të mbjellim farëra të reja, ose do të korrim të lashtat e vitit të mëparshëm? Rritje ose recesion, emancipim ose varësi nga koniunktura politike – çfarë e pret ekonominë bullgare gjatë vitit 2014. Rejtingu ose qëndrimi profesional i investitorëve do të jetë vendimtar. Cilat janë pengesat dhe tendencat pozitive. Shenja plus ose minus do të vëmë para ekonomisë bullgare gjatë këtij viti?

Ekonomia bullgare gjatë viteve të tranzicionit ishte tepër e qëndrueshme dhe nuk ra nën ndikimin e krizave. Për këtë flasin treguesit makroekonomik, të cilat janë një shembull për vendet në recesion. Megjithë aforizmin, se “ekonomistët parashikuan nëntë nga pesë krizat e fundit” patjetër duhet të marrim në konsideratë prognozat e tyre.

Vallë, a “do të mbjellim” ose “do të korrim” gjatë vitit 2014?

“Çdo vit mbillet dhe korret – përgjigjet ekonomisti Rusllan Stefanov nga Qendra e Studimit të Demokracisë. – Do të mbjellim atë, që kemi korrur vitin e mëparshëm – borxhe, realizim ose jo të programe evropiane, projekte të planifikuara e kështu me radhë. Në të njëjtën kohë mbjellim edhe për të ardhmen. Si për shembull vendimet në përfundim të vitit të kaluar për uljen e çmimit të rrymës elektrike, për transferimin e të ardhurve të ulura buxhetore për vitin 2015. U vendos të merret një hua suplementare, gjë që do të korrin brezat e ardhshëm. Atë që e trashëguam nga viti i kaluar është mungesa e madhe e angazhimit të qartë dhe afatgjatë të qeverisë bullgare për stimulimin e aftësisë konkurruese të ekonomisë bullgare. Përsa i përket krizës, duhet të ndjekim zhvillimet në BE-në. Dhe përderisa Evropa është e ndarë dhe përjeton frikë për të ardhmen, nuk mund të presim një zhvillim më pozitiv, se sa vitin e kaluar.”

Rritje ose recesion?

“Më tepër rritje në kuadrin e përmasave të vitit të mëparshëm – është i mendimit Rusllan Stefanov. – Ndoshta rritja do të jetë pak më e lartë, se sa vitin e kaluar, por kjo do të jetë në varësi të zhvillimit të ekonomisë evropiane. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2014 nuk pritet ndonjë rritje aq të madhe ekonomike. Me siguri nuk do të ketë recesion.”

Emancipim ose varësi të ekonomisë nga koniunktura ekonomike?

“Si emancipim, ashtu edhe varësi. Ekonomia bullgare pas vitit 2008 zhvillohet “megjithë” politikën e pushtetarëve. Një shembull është edhe viti i fundit – çrregullime, menaxhim i keq, skandale dhe kaos. Në të njëjtën kohë ekonomia mbetet në nivelin e vitit të mëparshëm. Kështu që nga kjo pikëpamje shihet emancipim. Jam me shpresë, se fjala “megjithë” do të hiqet dalë, ngadalë. Megjithëqë shpresa ime tani për tani nuk iu bazohet realitetit. Ndryshe ekonomia punon megjithë vështirësitë e mëdha dhe pasigurinë, e krijuar nga politikanët.”

Pengesa, ose tendenca pozitive?

“Më tepër tendenca pozitive, lidhura kryesisht me eksportin. Hapja e tregut evropian për bullgarët gjithashtu është një tendencë pozitive. Nuk duhet të harrojmë, se Bullgaria tashmë është anëtare me të drejta të plota të BE-së. Mirëpo, mbetet paaftësia e politikanëve të përballojnë korrupsionin, ekonominë gri, krimin e organizuar, të reformojnë sistemin gjyqësor. Dhe pikërisht aty fshihen pengesat.”

Shenja plus ose minus do të vëmë para ekonomisë bullgare?

“Gjithnjë në fillim të vitit mund të vihet shenja plus. Dhe kjo është rezultat i tendencave të rimëkëmbjes, që shihen si në Evropë, ashtu edhe në botë. Në se në Evropa do të ketë një siguri më të madhe, kjo patjetër do të reflektojë edhe mbi Bullgarinë. Kështu që shenja duhet të jetë plus.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD
Dimitër Radev

Bankat janë gati për euron, politikanët duhet të veprojnë, thotë guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare

Një vit me rezultate të mira në sektorin bankar, i arritur në një mjedis të vështirë të brendshëm dhe të jashtëm. Kështu e ka vlerësuar vitin që po shkon 2024 para gazetës “24 Çasa” Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) Dimitër Radev, me rastin e..

botuar më 24-12-06 10.27.PD
Cvetan Simeonov

Biznesi dëshiron stabilitet politik me një qeveri dhe parlament funksional

Ministri në detyrë i ekonomisë, Petko Nikollov, gjatë ceremonisë vjetore të ndarjes së çmimeve të Dhomës Bullgare të Tregtisë dhe Industrisë njoftoi se Bullgaria me një rritje prej 2,2 për qind është ndër 6 vendet e para të BE-së. Kryetari i Dhomës..

botuar më 24-12-04 9.21.PD