Presidenti bullgar Rosen Plevneliev dhe zëvendëspresidentja Margarita Popova i bënë pasqyrë veprimtarisë së institucionit me rastin e përfundimit të vitit të dytë të mandatit të tyre. Sipas fjalëve të kreut të shtetit, dy vitet e fundit kanë kaluar nën shenjën e sfidave të mëdha të krizës më të rëndë në Evropë që pas viteve 80 të shekullit të XX. Në Bullgari ky është kombinim i disa krizave, përfshi këtu valën e protestave dhe presionin e madh të imigracionit gjatë vitit të kaluar. Mirëpo problemi më i rëndë për bullgarët ishte mungesa e besimit, nënvizoi ai.
Pyetjes së Radio Bullgarisë a do të stabilizohet situata politike gjatë 2014-ës pas vitit jostabil 2013, presidenti Rosen Plevneliev iu përgjigj kështu:
“Nuk pres që deri në mes të vitit 2014 të ketë ndryshim rrënjësor nga pikëpamja e përleshjes më të madhe që prej 24 vitesh midis partive politike dhe liderëve. Po, demokracia kërkon përleshje të ideve dhe të partive politike në Parlament. Por për herë të parë në historinë demokratike të Bullgarisë lejojmë veprime që për mendimin tim nuk janë kaq demokratike. Bëhet fjalë për një përleshje të madhe midis liderëve, për djegien e të gjitha urëve. Është normale të ketë kundërvënie të ideve dhe të subjekteve politike. Por nuk është normale të ketë përleshje personale, të cilat të shndërrohen në një luftë të vërtetë. Për fat të keq kjo luftë do të vazhdojë deri në zgjedhjet e ardhshme evropiane. Kundërvënia politike “me çdo çmim”, marrja e pushtetit “me çdo çmim” nganjëherë nuk e ndihmojnë zgjidhjen e problemeve të kombit.”
Bullgarët jashtë janë mirë, komentoi para mikrofonit të Radio Bullgarisë zëvendëspresidentja Margarita Popova. Shkaku për këtë është se presidenca dhe pushteti ekzekutiv po ecin në drejtimin e caktuar që në vitin 2012. Bëhet fjalë për finalizimin e Strategjisë për komunitetet bullgare jashtë, strategji kjo e cila përgatitet që nga viti 2011. Zëvendëspresidentja rikujtoi se në takimin e përfaqësuesve të bashkatdhetarëve tanë në fund të 2013-ës në Sofje pyetja kryesore ishte lidhur me përfaqësinë e tyre kombëtare në atdhe, si të marrin pjesë ata në politikat e shtetit.
“Deri në fund të prillit të këtij viti do të zhvillojmë këtu, në Sofje, një konferencë të dytë të bashkësive bullgare jashtë, me përfaqësues të autoritetit ekzekutiv dhe presidencës. Konferenca do t’i kushtohet variantit përfundimtar të Strategjisë. Në përgjithësi mund të themi se lajmet për bashkësitë bullgare jashtë janë të mira, por duhet të ketë vullnet dhe dëshirë për të punuar mbi këtë çështje.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..