Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ju prezantojmë këngëtaren Desillava Dimçeva

Foto: arkiv personal

Desisllava Dimçeva është një këngëtare e talentuar, gazetare televizive, drejtuese e transmetimit të muzikës tradicionale në qendrën rajonale të Televizionit Kombëtar Bullgar në Bllagoevgrad. Mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve Folklorike në qytetin Kotel dhe pas kësaj edhe Universitetin Jugperëndimor. Për një kohë të shkurtër ishte ndër këngëtaret e Ansamblit Shtetëror “Filip Kutev”. Që prej dy vitesh ka shfaqje të përbashkëta me tamburistin virtuoz Valeri Dimçev.

Ai është kompozitor dhe përpunues i talentuar i muzikës, është edhe bashkëshort i saj. Gjatë karrierës së deritanishme krijuese me formacione të ndryshme, Desisllava Dimçeva  incizoi disa albume. Në njërën prej tyre këngëtarja është soliste e këngëve autentike popullore. Në të ka edhe kompozime prej saj në stilin folklorik.

Për punën e vet prej autori Desisllava Dimçeva tregon:

“Disa prej këngëve të krijuara prej meje janë në stilin tradicional. Ato pasqyrojnë pikëpamjen time për folklorin dhe për ruajtjen dhe vazhdimin e traditës në ditët tona. Të gjitha kryeveprat e ruajtura deri më sot, u krijuan nga ndonjë njeri i talentuar. Me kalimin e kohës ato patjetër u pasuruan. Kështu vendosa, ë edhe unë të kontribuojë për këtë larmi. Kur u vendosa për banim në qytetin Bllagoevgrad, dija tepër pak për artin tradicional folklorik të rajonit të Pirinit. Duke zbuluar një pasuri të madhe të ritmeve dhe melodive, fillova të mësoja. Në këtë drejtim një ndihmë të madhe më dha puna ime si redaktore muzikore dhe gazetare në Qendrën Televizive të qytetit. Udhëtoj fshat më fshatë, takohem me grupe vendore folklorike, incizoj interpretimet e tyre. I kushtoj vëmendje edhe këngës moderne qytetare maqedonase, që mund të dëgjohet sot. Dalë ngadalë zbulova hollësitë e folklorit të krahinës së Pirinit. Edhe mund të them, se për traditat folklorike të kësaj krahine di më shumë se sa për muzikën popullore të krahinës sime të lindjes. Linda në qytetin Pernik, i cili është pjesë e krahinës folklorike të shopëve, që përfshin rajonin e Bullgarisë së Mesme Perëndimore. Prandaj në albumin tim me vete ka kryevepra të këtyre dy rajoneve folklorike.”

Të gjitha përpunimet e këngëve, të cilët interpreton këngëtarja Desisllava Dimçeva, i bëri Valeri Dimçev. Me të ajo punon që nga viti 1994. Valeri është një muzikant virtuoz, i cili gërsheton stile të ndryshme muzikore  me një imagjinatë të pabesueshme dhe me një mjeshtëri të paparë. Ai ekzekuton edhe xhaz, i thyer përmes prizmit të folklorit.

Trioja Desisllava – pjesë prej së cilës janë Desisllava Dimçeva dhe Valeri Dimçev, prezanton muzikën bullgare në vende të ndryshme të botës – Gjermani, Francë, SHBA-në, Kanada. Të shumta janë edhe pjesëmarrjet e tyre në festivale ndërkombëtare, ku provokojnë ngazëllimin e publikut.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Kundër Kohës"… Kthimi i grupit "Faktor"

Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..

botuar më 25-11-20 6.05.PD

32 violinistë të rinj nga 14 vende marrin pjesë në konkursin "Vasko Abaxhiev"

Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..

botuar më 25-11-20 5.20.PD

"Ulu pranë meje, mik" – Stefan Dimitrov dhe Stefan Diomov në një skenë

"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..

botuar më 25-11-19 6.10.PD