Në periudhën 20-23 janar një delegacion i Komisionit të lirive civile, drejtësisë dhe punët e brendshme i Parlamentit Evropian vizitoi disa kampe refugjatësh në Bullgari, që të njihet me kushtet e jetesës atje. Eurodeputetët u bindën se është arritur “një përparim i konsiderueshëm” dhe këto kushte tashmë janë të kënaqshme. Raporti, që do të përgatitet mbi këtë çështje, do të ketë edhe rekomandime për solidaritetin më të madh nga ana e të gjitha vendeve anëtare për përballimin e sfidave të valës së madhe të refugjatëve drejt BE-së.
“Në fillim shoku nga rryma e refugjatëve ishte i madh dhe tejkalonte kapacitetin e pritjes së emigrantëve në Bullgari, deklaroi për Radio Bullgarinë udhëheqësi i misionit Frank Engel. Mirëpo, me kalimin e kohës vendi filloi të afrohet me kërkesat ndërkombëtare për kushtet më të denja të jetesës për këta njerëz, që kanë nevojë për ndihmë. Dhe përpjekjet në këtë drejtim duhet vazhduar.”
Bullgaria, e cila është një prej vendeve që janë më të prekura nga fluksi i refugjatëve nga Siria, nuk duhet të mbetet e vetme në përballimin e këtij problemi të madh, janë të mendimit deputetët evropianë. Solidarësia me njerëzit që vuajnë është një vlerë kryesore evropiane – vuri në dukje zoti Engel, eurodeputet nga Luksemburgu.
“Po, Evropa ka kërkesa për të pasur solidaritet, por këto kërkesa duhet të zbatohen nga të gjithët. Një situatë e tillë e jashtëzakonshme mund të ndodhë në çdo moment dhe atëherë ka nevojë për solidaritet evropian.”
Eurodeputeti vuri në dukje se pothuaj të gjitha shtetet në kufirin jugor të komunitetit ndodhen në të njëjtën situatë, në të cilën është dhe Bullgaria. Mirëpo tani për tani vendi ynë ka marrë më pak mjete financiare.
Familja e zotit Engel e njeh shumë mirë fatin e refugjatëve.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore një pjesë e familjes sime ka marrë strehim në Francë. Ndoshta pa ndihmën e këtyre njerëzve, familja ime nuk do të ekzistonte sot. Pothuaj çdo një familje në Evropë ka pasur në të kaluar një fat të tillë. Të gjithë ne kemi qenë refugjatë në një moment, kemi kërkuar dhe kemi marrë solidarësi evropiane. Tani edhe ne duhet të jemi solidarë.”
Situata në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë i jep arsye Frank Engelit për të parashikuar se problemet lidhur me fluksin e emigrantëve drejt Evropës do të vazhdojnë shumë kohë. Ka të ngjarë që fluksi i refugjatëve të rritet me ardhjen e pranverës, mendon zoti Engel. Ai beson se Bullgaria tashmë disponon kapacitetin e domosdoshëm për pritjen e valës së re të refugjatëve. “Vetëm në qoftë se fluksi i refugjatëve është jashtëzakonisht i madh, atëherë askush nuk do të jetë në gjendje ta përballojë këtë presion.”
Sipas fjalëve të zotit Engel, njerëzit që vijnë nga Siria, duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare, janë një sfidë për tërë Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të fundit, 700 000 sirianë ndodhen në territorin turk, kaq janë edhe imigrantët në Liban, kurse 6 mln veta janë shpërngulur brenda vendit për shkak të luftës. Lidhur me këtë Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje të rishikojë politikën e tij të strehimit, në rast se rryma e njerëzve drejt kufijve të Bashkimit arrin përmasa të tilla. Në përputhje me marrëveshjen në veprim, që është e njohur si “Dublin 2”, çdo një vend i BE-së, në territorin e të cilit mbërrijnë refugjatë, duhet të zgjidhë vetë problemin e vendosjes së tyre, derisa të rishikohen kërkesat për strehim. Kështu presioni nuk është shpërndarë njëtrajtësisht dhe krijon probleme, si lidhur me mbrojtjen e të drejtave të vetë refugjatëve, ashtu dhe sa i përket stabilitetit në vetë shtetet, vënë në dukje kritikët e kësaj politike. Këto argumente ripohojnë edhe atë që ndodh në Bullgari gjatë gjashtë muajve të fundit.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë shumë të njohur bullgarë nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar. Gabriella jeton në Budapest për më..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios publike tani lexohen nga një avatar i inteligjencës artificiale i trajnuar në bullgarisht, në një..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Vizitorët do të kenë mundësinë të shohin ekspozita statike të armëve, pajisjeve..
Radioja Kombëtare Bullgare, si lider në tregun mediatik në vend, po aplikon me sukses inteligjencën artificiale në programet e saj. Lajmet e radios..
Formacionet ushtarake nga Forcat Tokësore hapin dyert e tyre me rastin e 6 Majit - Ditës së Trimërisë dhe festës së Ushtrisë Bullgare, njoftoi..
Gabriella Haxhikostova (Gabriella Hadzsikosztova) është aktore, e lindur në Sofje në familjen e Liljana Kisjova dhe Konstantin Haxhikostov, artistë..