Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e së dielës

БНР Новини
Foto: Svetllana Dimitrova

Akademia Ushtarake u krijua në vitin 1878. Deri në vitin 1944, këtë shkollë të lartë ushtarake e mbaruan afro 8 265 veta. Akademia dhe parku i saj sot përbëjnë një monument të vërtetë të arkitekturës bullgare. Shumica e godinave dhe përkujtimoreve të Akademisë Ushtarake në Sofje janë të shpallura monumente të kulturës. Dhe kjo nuk është e rastit. Arkitektët më të mirë morën pjesë në projektimin dhe ndërtimin e këtij kompleksi. Edhe më sot të gjitha ndërtesat dhe monumentet janë një dëshmi për zhvillimin e arkitekturës dhe projektimit të parqeve në shtetin bullgar pas Çlirimit nga zgjedha turke.

Pasi u ndërtuan godinat e Shkollës së Lartë Mbretërore, në vitin 1906 nga Rusia u importuan 100 mijë fidanë për parkun e saj. Një monument tjetër historik i Akademisë Ushtarake është gardha. Ajo përbëhet nga tytat e pushkëve “Krënka” dhe “Berdana”, t’i dhuruara ushtrisë së porsaformuar bullgare nga Rusia pas Luftës Ruso-Turke në vitet 1877-1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Pikërisht me ato pushka ushtria bullgare me dinjitet mbrojti një nga veprat më të shënuara në historinë kombit: bashkimin e dy pjesëve të Bullgarisë – Rumelisë Lindore me Principatën Bullgare gjatë vjeshtës së vitit 1885. Ato pushka ishin pjesë e armatimit të ushtarëve bullgar në Luftën Serbo-Bullgare dhe në Luftën e Parë Botërore. Për punimin e gardhës së Akademisë Ushtarake në Sofje kishte një projekt special, i cili ishte i harmonizuar me arkitekturën e tërësishme të kompleksit, të monumenteve të arkitekturës dhe historisë, që ndodhen brenda në oborr.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD