Në një kishë të Malit të Zi, Engelsi dhe Titoja në flakë të ferrit
“Kisha e Ringjalljes” në kryeqytetin Podgorica shkaktoi kritika për shkak të dizajnit të vet. Një prej afreskeve të saj tregon liderin Tito dhe filozofët gjerman Marks dhe Engels në flakë të ferrit, që shkaktoi mosmarrëveshje në Malin e Zi. Administruesi i kishës Dragan, duke pohuar se, piktori është i lirë të pikturojë çfarë të dojë, në të njëjtën kohë kritikon vënien e trios në ferr. “Piktori nuk mund të gjykojë në emër të kishës se kusht të jetë në ferr dhe kush në parajsë”, tregon ati. Por kjo nuk është e vetmja kishë në Malin e Zi me afreske me njerëz nga shekulli i XX. Në Manastirin e Ostrogut, Hitleri, Lenini dhe Titoja janë paraqitur bashkë me Judën. Mendohet se, në këtë manastir kanë gjetur strehë Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç. Mirëpo këto pohime asnjëherë nuk janë ripohuar.
Të ardhurat nga turizmi në Turqi gjatë vitit 2013 janë rritur me 11,4%
Vetëm gjatë vitit të mëparshëm të ardhurat nga turizmi në Turqi janë rritur me 11,4% deri në 32,31 miliardë dollarë. Vizituesit e huaj kanë siguruar 78,9% nga këto të ardhura, derisa qytetarët turk, të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë kontribuar për pjesën tjetër. Shpenzimet mesatare për një njeri kanë dalë në 824 dollarë. Turistët e huaj kanë shpenzuar mesatarisht nga 749 dollarë për njeri, derisa shpenzimet mesatare të turqve të cilët jetojnë jashtë vendit, kanë qenë 1252 dollarë për njeri.
Një kroat voziti makinën me 6,26 promil alkool në gjak
Qyteti kroat Bellovar përpara ca kohe u dallua me një rekordmen mbi vozitjen e makinës duke përdorur një sasi mjaft të madhe alkooli – shoferi 30 vjeç me 6,26 promil alkool në gjak. Policia e Bellovarit e ka shpënë shoferin në spital, sepse dukje që në pamje të jashtme se ka pirë shumë. Rezultatet nga provat e gjakut kanë shokuar si policinë, ashtu dhe mjekët. Një mjek vendas ka thënë se, ky nuk është rasti i parë kur spitali i Bellovarit të pranojë pacientë të dehur me mbi 6 promil alkool në gjak. Ka rastisur që të vijnë dhe gra me mbi 5 promil në gjak. Një rekord absolut për gjetjen e një sasie të madhe prej alkooli në gjak në Kroaci ndodhi gjatë shtatorit të 2003-ës. Atëherë 33 vjeçari Mate Rogull kishte 7,44 promil alkool, pasi ka pirë 8 shishe me uiski njëra pas tjetrës.
Kasparovi kërkoi shtetësi kroate
Ish kampioni botëror në shah Gari Kasparov, i cili është i njohur me kritikat e tij kundër regjimit të presidentit rus Vlladimir Putin, ka kërkuar shtetësi kroate. Aktualisht po zhvillohet procedura e domosdoshme për aplikim. Sipas gazetës “Dallmacia e Lirë” ka mundësi të madhe për marrjen e shtetësisë. Kasparovi shumë shpesh e viziton Kroacinë. Çdo verë ai kalon një farë kohe në vendpushimin detar Makarska, jo larg nga Spliti. Ish kampioni botëror e flet fare lirshëm gjuhën kroate.
941 euro është pensioni mesatar në Greqi
Shpenzimet për pagimin e parave për moshë të vjetërsuar kanë arritur 2,3 miliardë euro gjatë muajit janar. Numri i pensionistëve në Greqi gjatë muajit të kaluar është pakësuar deri në 2,64 milionë nga 2,66 milionë gjatë muajit dhjetor 2013. 1343 pensione vazhdojnë t’u paguhet personave, të cilët kanë vdekur. Dosjet e tyre do të dërgohen deri tek organet vendase të pensionimit për hetim. Kontrolli i fundit i sistemit të pensionit tregon se, mbi 1,32 milionë veta marrin një pension,921 841 – nga dy pensione, kurse 316 905 nga 3 pensione të veçantë. Numri i përgjithshëm i pensioneve të paguara gjatë muajit janar ka arritur 4,43 milionë. Prej tyre 10 077 u janë paguar qytetarëve të huaj.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda iu dorëzuan dhurata për festat e fundvitit. Në këto dy rajone jeton një pjesë e madhe e pakicës..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..