Një deputet i pavarur përkrahu kabinetin, ndërsa Partia Nacionaliste “Ataka” u përmbajt gjatë mocionit të mosbesimit ndaj kabinetit të kryeministrit Pllamen Oresharski. Kështu shkruan gazeta “24 çasa” lidhur me temën kryesore të votës së tretë të mosbesimit ndaj kabinetit Oresharski, kërkuar nga opozita. Gazeta thekson, se Parlamenti me lehtësi hodhi poshtë votën. Vetëm partia GERB me 93 votat e saj përkrahu mosbesimin ndaj qeverisë. Përfaqësuesit e partisë së të majtës dhe të deputetëve të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri me 116 votat e tyre gjithsejtë përkrahën kabinetin. Gazeta citon fjalët e liderit të Partisë opozitare GERB Bojko Borisov, se “vota arriti suksesin e saj”. Gazeta “24 çasa” citon fjalët e tij, se nga zhvillimet e fundit në vend mbetet “me përshtypjen, se shteti tekstualisht po shpërbëhet.”
Në Parlament përveç mocionit të mosbesimit, u votuan edhe ndryshimet në legjislacionin elektoral. Partia Socialiste Bullgare në pushtet përkrahu propozimin e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe në leximin e dytë të Kodit Elektoral u hoq kërkesa për banim, komenton temën gazeta “Sega”. U miratua të hiqen tekstet, se për disa prej zgjedhjeve votuesit dhe kandidatët duhet t’iu përgjigjen kërkesave të banimit. U bë e qartë, se votimi i detyrueshëm dhe elektronik nuk do të miratohen si pjesë e këtij kodi elektoral. Pasi propozimi i opozitës për votim elektronik u hoq, partia GERB shtroi kërkesën për formimin e një rajoni të ri elektoral për bullgarët jashtë shtetit. Mirëpo, edhe ky propozim u hodh poshtë. Kodi i ri Elektoral të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve për Parlament Evropian, bënë apel nga organizata joqeveritare “Transparencë pa kufi”, cituar nga gazeta “Sega”. Sipas tyre “një pjesë prej teksteve të miratuara nuk krijojnë mundësi për arritjen e konsensusit të gjerë shoqëror në zgjidhjen e problemeve kyçe të procesit elektoral”.
Lidhur me propozimin e diskutuar për referendum mbi tri çështjet kryesore të procesit elektoral dhe me reagimin negativ të pushtetarëve, gazeta “Trud” boton intervistë me politologun Ognjan Minçev. Ndër të tjerët ai thekson, se “Ndryshimet, që po përgatiten në Kodin Elektoral në praktikë e vënë formimin dhe funksionimin e administratës elektorale në duart e shumicës politike parlamentare.” “Në Bullgari “de fakto” tashmë u vendos votimi i detyrueshëm i shtresave gjithnjë e më të gjëra, kryesisht nga bashkitë më periferike dhe më të prekura. Romët, banorët e vendbanimeve të vogla, njerëzit e moshuar – ato shtresa janë objekt i presionit të pandërprerë të votojnë kundrejt shuma të vogla dhe qerasjeve të pakta ditën elektorale. Dhe jo vetëm këtë. Po rritet vota e kontrolluar në Bullgari, nëpërmjet presionit të punëdhënësve dhe administratorëve vendorë mbi punëtorët. Kjo për arsye, se ata ushtrojnë kontroll mbi mundësitë e këtyre njerëzve të nxjerrin bukën e gojës” – përgjithëson përshtypjet e tij politologu Ognjan Minçev para gazetës “Trud”.
“Do të nënshkruajmë një program për shkëmbim mediatik dhe akademik me Korenë Veriore” – njofton gazeta “Sega”. Tashmë programi, që do të realizohet deri në vitin 2017 u miratua nga Këshilli i Ministrave. Parashikohet shkëmbim kulturor, mediatik, studentor dhe sportiv me këtë vend me diktaturë komuniste. Ky është programi i zakonshëm, që nënshkruhet në kuadrin e marrëveshjes arritur midis Bullgarisë dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë në vitin 1970, shpjegojnë nga Ministria e Jashtme, të cituar nga gazeta “Sega”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Prej dy dekadash, Bullgaria e di se për çfarë synon, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili mbërriti për një vizitë tre-ditore në Bullgari. Zheljazkov theksoi se në kohë sfidash..
Një spital për fëmijë për trajtim aktiv do të hapë dyert e tij në qytetin Burgas deri në fund të vitit, u bë e qartë gjatë inspektimit të ndërtimit të tij nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Spitali do të ketë 16 reparte me 147 shtretër dhe do t'u..
Kryeministri Rosen Zheljazkov kryeson delegacionin bullgar që do të marrë pjesë në ceremoninë e zisë për funeralin e Papa Françeskut sot, 26 prill, në Romë, Itali, njoftoi shërbimi i shtypit i kabinetit. Në delegacion përfshihen edhe..
Më 30 prill /e mërkurë/ midis orës 8:00 të mëngjesit dhe 17:00 të pasdites për intervale të shkurtra, të gjitha automjetet në Urën e Danubit pranë..
Ministri bullgar i Energjetikës Zheço Stankov zhvilloi një takim pune me Sekretarin e Energjetikës të SHBA-së Chris Wright. Të dy diskutuan..
Mëngjesin e së mërkurës do të jetë ftohtë dhe do të ketë sërish ngrica në vende fushore dhe luginore. Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në..