Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e së dielës

БНР Новини
Foto: arkiv



Ushtari bullgar në shtypin evropian (1841-1912) paraqitur në librin e ri të gazetarit Dimitër Dimitrov

СнимкаDimitër Dimitrov ka punuar shumë vite si gazetar jashtë shtetit. Ai u kthye në Bullgari, që të paraqesë librin e tij të ri “Bota për ushtarin bullgar”. Premiera e librit ishte më 10 shkurt të këtij viti. Libri luksoz përmban 150 ilustrime bardhë e zi, si dhe të tilla më ngjyra. Vëllimi i parë i trilogjisë përfshin periudhën nga 1841 deri në Luftën Ballkanike (1912), kurse kjo periudhë nga ana e vet është ndarë në disa periudha të veçanta: “Hajdutët, kryengritësit dhe vullnetarët 1840-1878”, “Ushtria e re bullgare 1878 – 1885”, “Lufta Serbo-Bullgare 1885”, “Grushti, kundërgrushti, kryengritjet 1886-1887” dhe “Koha e manovrave 1888-1912”. Vëllimi i dytë i trilogjisë i është kushtuar Luftës ballkanike. Sipas autorit ajo ka një rëndësi shumë të madhe për Bullgarinë edhe sot e kësaj dite. Vëllimi i tretë do të përfshijë periudhën nga Lufta ballkanike deri në vitin 1944.

Autori ka grumbulluar publikime të gazetave kryesore evropiane, si ato britanike Graphic, Illustrated London News, gazetat franceze L’Illustration, Monde Illustre, gazeta gjermane Illustrite Zeitung, ajo italiane Domenica del Corriere etj.  E vlershmja është se tekstet janë në origjinal – si faksimile, dhe krahas kësaj është publikuar dhe përkthimi i tyre. Është përfshirë dhe novela për hajdutin bullgar, vepër e një autori francez, publikuar gjatë 1863-ës, si dhe shumë vërejtje dhe data, të publikuara sipas stilit të vjetër, ose sipas kalendarit julian, i cili ishte në fuqi në Bullgari deri në vitin 1916.

Dimitër Dimitrov i ka grumbulluar këto materiale unikale në vazhdim të disa dekadave në antikuariatet e Londrës, Brukselit dhe të qyteteve të tjera evropiane. Ato janë nga koleksioni i tij privat. Gazetari ka zbuluar dhe një fakt ende të panjohur për historianët - një viktimë të Bashkimit të Bullgarisë, të pikturuar në një gazetë franceze. Emri i saj do të shpallet së shpejti dhe gazetari shpreson se ky do të jetë një prej kontributeve të tij në historinë tonë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sa kushtojnë zgjedhjet në Bullgari?

Në fund të tetorit, për herë të dytë këtë vit, na presin zgjedhjet për deputetë , këtë herë për Asamblenë e 51-të Kombëtare. Politikanët në Bullgari e kanë gjithnjë e më të vështirë të udhëheqin atë që po ndodh në vend Që nga fillimi..

botuar më 24-08-29 12.12.MD

Nxënësit bullgarë fituan pesë medalje në një konkurs të astrofizikës në Brazil

Në Olimpiadën Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës në Brazil, nxënësit bullgarë fituan pesë medalje, njoftoi Shoqata e ekipeve olimpike në shkencat natyrore. Ky është konkursi më prestigjioz në astrofizikë, ku këtë vit morën pjesë mbi 260..

botuar më 24-08-27 11.39.PD

Një ngjitje të dielën deri në shtëpinë malore "Aleko" na kthen në kujtimet e ngjitjes së parë të organizuar në majë

Ekspozita, lexime malore nga librat për Bullgarinë, poezi dhe muzikë - këto janë vetëm një pjesë e programit të Bibliotekës së Kryeqytetit me rastin e 129 vjetorit nga ngjitja e parë e organizuar deri në pikën më të lartë të malit Vitosha ...

botuar më 24-08-24 8.20.PD