E përditshmja “Standard” shkruan se, pasi të takohen ministrat e transportit të Bullgarisë dhe Turqisë në Ankara, do të shpallet “armëpushim” i përkohshëm në lidhje me problemet e firmave tregtare në Bullgari. Nga dega e transportuesve mbeten pesimistë për zgjidhjen e çështjes, por shpresojnë se së paku kamionët bullgarë do të lejohen të hyjnë më herët në territorin e Turqisë. Shembujt tregojnë se, një maunë mbërrin nga Gjermania brenda 6 ditëve, ndërsa Turqia nuk e lejon atë që të hyjë në territorin e saj para ditës së tetë. Transportuesit presin nga ministri bullgar që ai do të arrijë të zgjidhë çështjen për heqjen e faturave si dokumente transporti. Për shkak të këtyre të fundit organet turke u vinin transportuesve bullgarë gjoba të paarsyeshme në vlerë 3 mijë euro, komentojnë firmat e transportimit të ngarkesave, të prekura nga situata e krijuar.
Gazeta “Trud” njofton se, rreth 204 mln euro janë derdhur në bashki, struktura të ministrisë së ekologjisë dhe në organizata joqeveritare sipas projekteve evropiane të financuara nga buxheti i shtetit. Tani për tani Komisioni Evropian nuk i disburson këto të holla dhe disbursimet për fushën e ekologjisë u ndaluan në muajin nëntor për shkak të problemeve me prokurimet publike dhe me kontrollin mbi to. Që atëherë kontraktuesit marrin para krejtësisht nga buxheti shtetëror. Ndërkaq, në periudhën tetor 2013 – janar 2014 janë derdhur 250 mln euro. Rreth 49 mln prej tyre janë nga bashkëfinancimi kombëtar i programit. Nga buxheti i 2014-ës vetëm gjatë muajit janar janë ndarë mbi 70 mln euro dhe nuk ka qartësi se kur Brukseli do t’i disbursojë paratë shtetërore.
E përditshmja “24 orë” citon shefin e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari, z. Pllamen Dimitrov, i cili ka komentuar se, “në vitin e parë e gjysmë të mandatit të GERB-it partia ndërmori masa efektive, duke stabilizuar vendin, dhe filloi reforma në arsim etj.” Sipas Dimitrovit gabimi më i madh i qeverisjes së GERB-it ka qenë ristrukturimi i Hekurudhave Bullgare, i cili ristrukturim la 5 mijë familje pa të ardhura. “Ky i cili dëshiron të fitojë zgjedhjet, duhet të paraqesë alternativa për paga dhe pensione të mira”, ka thënë z. Pllamen Dimitrov, duke i uruar GERB-it sukses në zgjedhjet gjatë majit. Po ashtu shefi i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura komentoi se, gjatë fushatës parazgjedhore do të shfrytëzohen mjete jo të pastra kundrejt kundërshtarëve politikë.
Ylli bullgar i snouboard-it Aleksandra Zhekova është e pasta në Olimpiadën e Soçit, shkruan gazeta “Standard”. Shumica e të përditshmeve vendase komentojnë finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it, ku italiania Mikele Majoli e rrëzoi Zhekovën dhe kjo e fundit nuk arriti të zinte një nga vendet e para. “Ylli bullgar garonte mirë dhe të gjithë prisnin që ajo do të zërë vendin e tretë. Mirëpo, 100 metra para finales italiania e rrëzoi atë në kërcimin e fundit dhe Zhekova mbeti pa medaljen e bronztë.” Megjithë finalen dramatike 50 bullgarët e pranishëm në Lojërat Olimpike në Soçi e përshëndetën garuesen bullgare sikur e kishte fituar medaljen. “Edhe duke qenë me plagë në këmbë, Aleksandra Zhekova regjistroi pjesëmarrjen më të mirë të Bullgarisë pas vitit 2006, kur Evgjenia Radanova meritoi medaljen e argjendtë në disiplinën short track në Torino.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të kuzhinës të shtunën dhe të dielën, njoftoi korrespondentja e BNR Zdravka Masljankova. Më shumë se 1500..
Vranësirat do të vijojnë të shtohen të shtunën dhe do të jenë të ndjeshme deri në fund të ditës. Në mbrëmje do të ketë reshje shiu në zonat ekstreme verilindore. Era do të jetë e orientuar nga veri-verilindja dhe do të jetë mesatare, me të cilën do të..
Rasti i parë me kërkesë për anulim të pjesshëm të zgjedhjeve është tashmë fakt. Pak pasi “Ka një popull të tillë” (ITN) depozitoi kërkesën për të kundërshtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve për deputetë në 52 seksione në votimin e parakohshëm parlamentar..
Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin..
2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me..
Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori..