Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja “modeste” e Bullgarisë në Olimpiadën e Soçit

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Pjesëmarrja e Bullgarisë në Lojërat Dimërore Olimpike të Soçit është “modeste”. Që në prag të Olimpiadës dihej se sportistët bullgarë nuk do të fitojnë shumë medalje. Këtë e deklaronte edhe shefja e Komitetit Olimpik Bullgar, Stefka Kostadinova. Le të kujtojmë se ajo është kampione e kërcimit të lartë në Olimpiadën e Atlantës, tashmë 27 vjet me rekord botëror. “Pritjet nuk i kemi të mëdha, por gjithsesi garuesit bullgarë kanë shanse të mëdha për të fituar medalje. Pjesëmarrja në Olimpiadë është në vend të parë krenari dhe vetëbesim për secilin garues”, tha Kostadinova. Ekaterina Dafovska, garuese e biatlonit, e cila meritoi arin në Lojërat Olimpike në Nagano të Japonisë (1998), deklaroi: “Nuk duhet të kërkojmë aq shumë prej sportistëve bullgarë, të cilët kanë korrur suksese të mëdha deri Olimpiadën. Kjo e fundit është një garë krejtësisht e ndryshme. Të gjithë, ne duam që Bullgaria të zërë pozitat e para, por mos harrojmë vendet e tjera të mëdha, të cilat paraqiten. Ata janë në gatishmëri të plotë.”

Në finalen dramatike italiania Mikela Mojoli (djathtas) e rrëzoi Aleksandra Zhekovën dhe bullgarja nuk arriti të zinte një nga vendet e para. Foto: EPA/BGNESYlli bullgar i snouboard-it Aleksandra Zhekova mbeti e pesta në Olimpiadën e Soçit. Në finalen dramatike midis garueseve të snouboard-it italiania Mikela Mojoli e rrëzoi Zhekovën dhe kjo e fundit nuk arriti të zinte një nga vendet e para. Ylli bullgar garonte mirë dhe të gjithë prisnin që ajo do të zërë vendin e tretë. Mirëpo, 100 metra para finales italiania e rrëzoi atë në kërcimin e fundit dhe Zhekova mbeti pa medaljen e bronztë. Megjithë finalen dramatike 50 bullgarët e pranishëm në Lojërat Olimpike në Soçi e përshëndetën garuesen bullgare sikur e kishte fituar medaljen. Edhe duke qenë me plagë në këmbë, Aleksandra Zhekova regjistroi pjesëmarrjen më të mirë të Bullgarisë pas vitit 2006, kur Evgjenia Radanova meritoi medaljen e argjendtë në disiplinën short track në Torino, dhe pas vitit të largët 1980 kur Ivan Lebanov fitoi bronzin në disiplinën vrap me ski në LakePlacid të SHBA-ve. Paskam tri medalje në sportet e dimrit brenda 35 vjetëve – kjo e Ekaterina Dafovskës, e Evgjenia Radinovës dhe e Ivan Lebanovit.

Talente linden kudo, përfshi në Bullgari. Çështja është se kush i zbulon dhe si i trajnon këta atletë, në çfarë kushte përgatiten ata për garat dhe çfarë pajisje disponojnë. Shtetet e mëdha paraqiten në sportet e dimrit me një numër të madh sportistësh, derisa Bullgaria përfaqësohet në Olimpiadën e Soçit vetëm me 18 atletë, të cilët garojnë në 6 disiplina.

Në përfundim mund të thuhet se pjesëmarrja e Bullgarisë në Lojërat Dimërore Olimpike sivjet, megjithë se është “modeste”, rezultoi nga talenti, ambicia dhe puna tepër e madhe e sportistëve tanë. E mira është se Bullgaria përfaqësohet në hartën olimpike të sporteve dimërore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Breakerët bullgarë fituan Battle of the year Balkans

Breakerët bullgarë nga Burgasi, nga klubi sportiv Black Style Squad, u bënë kampion i Ballkanit për herë të nëntë në kategorinë nën 18 vjeç në betejat ekipore Battle of the year Balkans, ku ata luftuan kundër 9 ekipeve nga Ballkani dhe kështu vendosën..

botuar më 25-05-14 7.02.MD
Lia Karatançeva

Tenistja jonë Lia Karatançeva triumfoi në një turne në SHBA

Lia Karatançeva fitoi titullin individual në tenis në turneun e tenisit me fushë të kuqe në “Indian Harbor Beach” (SHBA) me një fond çmimesh prej 40 000 dollarësh. Në finale, 21-vjeçarja Karatançeva mundi të renditurën e parë dhe numrin 204 në..

botuar më 25-05-12 10.44.PD

Sofia Tech Park organizon një turne kombëtar për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut

Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..

botuar më 25-05-10 7.35.PD