Aksent në shtypin e sotëm qendror është ikja e radhës të një deputeti nga grupi parlamentar i partisë GERB. Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë janë në rrugë të lirohen nga varësia e vet nga “Ataka”, shkruan në faqen e vet të parë gazeta “Trud” dhe shton se, kuorumi në parlament tanimë nuk varet krejtësisht nga “gishti i artë” i Volen Siderovit. Pasi dje deputetët e pavarur u bënë tre, dy partitë drejtuese fare qetë mund të mbledhin 121 votat e domosdoshme për realizimin e mbledhjeve, edhe sikur të ketë mungues, llogarit gazeta e përditshme.
Papritmas radhët e partisë GERB i braktisi dhe ish shefi i Agjencisë Kombëtare mbi të Ardhurat Krasimir Stefanov. Ai është i treti i ikur nga grupi parlamentar i Bojko Borisovit. Asnjëri në Evropë tanimë nuk do të përbuzë Partinë e Socialistëve Evropianë, se lideri i saj Sergjej Stanishev drejton me përkrahjen e nacionalistëve, konkludon botimi. Në një analizë të gazetës “Standart” lexojmë se, vendimet individuale për ikje të GERB-it nuk e meritojnë komentin, por është fakt se, me këtë partia humbet një potencial serioz ekspertësh. Sipas gazetës “Monitor” mungesa e partisë GERB nga pushteti patjetër e shkatërron. Gazeta prognozon se, procesi i ndarjes do të vazhdojë, me qenë se nuk ka asgjë, e cila shumë fort të bashkojë elitën e GERB-it.
Brukseli mbath 330 000 të varfër, na japin 120 milionë euro për ushqim dhe rrobe, shkruan në titull në faqen e vet të parë gazeta “Standart”. Ushqim, rroba, këpucë dhe pampers do të sigurojë Brukseli për bullgarët më të varfër në bazë të programit më të ri operativ. Bullgaria do të disponojë me 120 milionë euro deri në vitin 2020, nga të cilat 104 milionë euro vijnë nga Bashkimi Evropian, sqaron për gazetën “Standart” zëvendësministrja e punës Rosica Jankova. Deri tani ndihmat për njerëzit e varfër – oriz, sheqer, vaj, fasule shpërndaheshin përmes Fondit “Bujqësi” dhe Kryqi i Kuq Bullgar dy herë në vit. Programi i ri do të drejtohet nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.
Investimet kolektive mund të shpëtojnë fermerët e vegjël, thotë në një intervistë për gazetën “Sega” zëvendësministri i bujqësisë Javor Geçev. Ai sqaron sesi pikërisht do të inkurajohen fermerët që të bashkohen. Në qoftë se një prodhues agrar anëtarëson më vete, do të ketë 50% subvencione mbi investimin e bërë. Por, në qoftë se për këtë investim kandidojnë 10 veta, do të kenë më shumë se 10% më shumë financim. Në qoftë se anëtarësojnë 20 veta – 20% më shumë. Geçev sqaron dhe idenë për krijimin e një fondi solidar. Në qoftë se breshër e shkatërron rendimentin e një prodhuesi agrar dhe ai ndodhet para falimentimit, fondi solidar do t’i ndihmojë. Por fondi nuk do të zëvendësojë dëmshpërblimin, saktëson Geçev.
Firmat testojnë lojalitetin e nëpunësve të vet me detektor të gënjeshtrës, njofton gazeta “Monitor”. Mesatarisht nga 20 nëpunës çdo ditë ulen në detektorin e gënjeshtrës në firma të ndryshme të specializuara me urdhër të shefave të vet. Këtë e tregon kontrolli i “Monitorit” mes kompanive të kryeqytetit për studime poligrafike. Punëdhënësit e shfrytëzojnë detektorin e gënjeshtrës më shpesh, që të mund të kontrollojnë nëse nëpunësit e tyre janë lojal. “Klientët tanë janë firma nga të gjitha sferat – tregti, prodhim, logjistikë”, deklaron përpara gazetës një bashkëpunues në një firmë private për studime poligrafike. Nëpunës të bankave dhe të operatorëve mobil po kështu janë mes klientët e shpeshtë të firmave me detektor të gënjeshtrës. Përveç për lojalitet, firmat testojnë nëpunësit e vet për shpërdorime me alkool dhe narkotikë.
Shoferët e taksive janë përpara falimentimit, sipas gazetës “Novinar”. Shoferët e makinave të verdha u zhytën në kredi, qarkullimet e tyre janë pakësuar mjaftë, informon gazeta. Taksistët qahen se, qarkullimet e tyre janë pakësuar tre herë kundrejt një viti më përpara. Por më e rëndë është gjendja e atyre në Sofje, të cilët nuk kanë klientë dhe nuk mund të paguajnë lizingun për automobilin, të cilin e ngasin. Për shkak të kësaj ju nevojitet të tërheqin kredi dhe vazhdimisht të formojnë borxhe ndaj të afërmve dhe shokëve, alarmojnë nga dega. Është fakt, se puna e tyre është pakësuar mjaft, më në veçanti në Sofje, ku konkurrenca e makinave të verdha është metroja, sqaron përpara gazetës “Novinar” kryetari i Federatës së Taksistëve, Jane Jankov.
Të papunët e regjistruar në byrotë e punës kaluan 400 000, alarmon gazeta “Sega”. Së fundi 400 000 të papunë ka pasur gjatë janarit të vitit 2006 – 432 308, saktëson botimi duke cituar të dhëna të Agjencisë së Punësimit. Ekspertë nga agjencia sqarojnë vëllimin e të regjistruarve për shkak të masave të ndërmjetësve të punës të aktivizojnë njerëzit e deinkurajuar të kërkojnë punë ose të shfrytëzojnë mundësitë për arsim dhe zënie të subsiduar. Vetëm për vitin 2013 mediatorët kanë bindur 13 000 bullgarë të regjistrohen në byrotë e punës. Papunësia gjatë muajit janar ka qenë 12,2% që është një vëllim me 0,4 përqindje kundrejt muajit dhjetor. Të papunët dhe papunësia rriten në sfondin e një numri rekord të deklaruar në kushtet e krizës vende pune në ekonominë reale, saktëson “Sega”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..
Ditën e mërkurë në orët e paradites dukshmëria do të zvogëlohet vende-vende në lugina, fusha dhe përgjatë Detit të Zi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 2°. Gjatë ditës do të jetë me diell...
Në kuadër të pjesëmarrjes së Bullgarisë në World Travel Market në Londër, Ministria e Turizmit dhe National Geographic shpallën një fushatë të përbashkët reklamuese me qëllim paraqitjen e vendit tonë si një destinacion tërheqës për turizmin e verërave, të..
Bullgaria dhe Rumania vazhdojnë të dominojnë sektorin e shërbimeve biznes të transferimit të jashtëm në Evropën Juglindore, dhe në Bukuresht dhe Sofje..
Qyteti Elena në Bullgarinë Veriore, mirëpret mijëra të ftuar për festën e Kofshës së Mishit. Mjeshtrit e rajonit do të demonstrojnë artin e tyre të..
Më 8 nëntor, Akademia ekonomike "Dimitër A. Cenov" në Svishtov shënon solemnisht festën e patronit të saj dhe 88 vjetorin e hapjes së saj, njoftoi BTA...