Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Avgustin Diaz de Mera: “Kriza – problemi kryesor i BE-së”

Foto: EPA/BGNES

Sfida kryesore për BE-në mbetet kriza. Këtë e deklaroi deputeti nga Parlamenti Evropian, Avgustin Diaz de Mera nga Partia Popullore Evropiane. Ai ishte mysafir në Mbledhjen e Tretë Kombëtare të GERB-it në Sofje, ku u rizgjodh Bojko Borisov lider i partisë.

100 ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian dy forcat e mëdha politike në Evropë, pra Partia Popullore Evropiane dhe Partia e Socialistëve Evropianë e nisën garën e fitimit të votës së shumicës dhe të shefit të ri të Komisionit Evropian nëpërmjet GERB-it dhe Partisë Socialiste Bullgare në vend. Në zgjedhjet gjatë muajit maj për herë të parë bullgarët do të zgjedhin direkt pushtetin e BE-së. Socialistët bullgarë në krye me Sergej Stanishevin, i cili njëkohësisht është edhe shef i Partisë së Socialistëve Evropianë, deklaruan të parët se do të marrin pjesë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Një javë pas kësaj shefi i Partisë Popullore Evropiane, Jozef Dol ia dha krah GERB-it. Mesazhi i tij kryesor është Evropa kundër krizës. “Kemi nevojë për një qeverisje më të mirë ekonomike, për kontroll mbi bankat dhe për t’u garantuar kursimet e evropianëve. Kemi nevojë po ashtu për një harmonizim më të madh tatimor e social, për një bashkim evropian të hulumtimeve shkencore, si dhe për rritje ekonomike dhe pavarësi energjetike.”

Cili është problemi kryesor i BE-së dhe i Bullgarisë?

“Sfida më e madhe me të cilën përballet Evropa është kriza ekonomike– tha z. Avgustin Diaz de Mera. – Ky mbetet problemi më i madh, të cilin duhet ta zgjidhim. Ky është problemi kryesor po ashtu edhe i Bullgarisë. Pushteti i Bojko Borisovit (GERB, korrik 2009-shkurt 2013) ia doli shumë mirë dhe mbrojti Bullgarinë nga goditjet më të rënda të krizës. Që të zgjidhet çështja nevojitet mundimi i qytetarëve, të cilët e kanë në dorë të ardhmen e brezit tonë dhe të fëmijëve tanë. Partia e cila mund të qeverisë më së miri të ardhmen e bullgarëve, për mendimin tim, është GERB.”

Sipas sondazheve, korrupsioni është problem për mbarë BE-në. A duhet të aplikohet ndonjë mekanizëm i përbashkët për të gjitha vendet anëtare?

“Për sa i përket kësaj çështjeje nuk ka aspak dyshim– u shpreh kategorikisht z. Avgustin Diaz de Mera. – Javën e kaluar patëm takim kushtuar luftimit të korrupsionit në BE. Kjo është një dukuri e tmerrshme kundër së cilës duhet të luftojnë si institucionalisht, ashtu dhe në mënyrë politike e sociale.”

I pyetur a shqetësohet për Bullgarinë për shkak të pushtetit jo të qëndrueshëm dhe protestave më se 200 ditësh me kërkesë dorëheqjen e qeverisë së Partisë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë, z. Jozef Dol u përgjigj kështu:

“Kur të shoh një politikë të paqartë, kur të shoh se si funksionojnë sistemet gjyqësore në Evropë, dhe në veçanti në Bullgari dhe Rumani, mendoj se Evropa duhet të përzihet në këto probleme. Shteti i së drejtës duhet të mbijetojë në vendet e para anëtare të BE-së.”

Në fillim të muajit mars priten të bëhen gati listat e partive bullgare për zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD