Mbi 700 përfaqësues të rretheve akademike dhe ekonomike në Bullgari marrin pjesë në forumin dyditor në Sofje sipas programit të ri të BE-së për studime shkencore dhe inovacione “Horizont 2020”. Programi është vazhdim i programit të shtatë kornizë 2007-2013 dhe kërkon lidhje midis shkencës dhe biznesit. Në kuadrin e saj janë parashikuar 80 miliardë euro për periudhën 2014-2020 për BE.
“Programi përfshin ciklin e plotë nga krijimi produkteve të reja dhe inovacioneve në fushën e studimeve shkencore”, këtë e deklaroi zëvendësdrejtori i përgjithshëm i drejtorisë “Studime shkencore dhe inovacione” të Komisionit Evropian Volfganf Burçer. Qëllimi është që të stimulohet zhvillimi i produkteve dhe shërbimeve në këtë fushë për rritjen e kapacitetit të shkollave të larta dhe për aftësi më të madhe për konkurrencë në BE. Sipas tij ky program i jep konkretisht Bullgarisë mundësi të mëdha për zhvillim sepse: “Bullgaria ka fusha me të cilat mund të krenohet. Këto janë teknologjia e informacionit dhe i komunikimit, arritjet në mjekësi, hulumtimet kozmike. Bullgaria e ka mbrojtur pozitën e vetë, duke marrë pjesë në Programin, i cili ishte një pikënisje shumë e mirë për Bullgarinë në hulumtimet shkencore. Aktualisht 600 shkencëtarë bullgarë punojnë sipas këtij programi. Programi i ri “Horizont 2020” jep mundësi akoma më të favorshme për njerëzit të cilët punojnë në këtë fushë. Do të formohen skuadra të përbashkëta ndërkombëtare dhe do të shkëmbehen shkencëtarë nga një vend në vend tjetër.”
Kandidimi do të jetë vetëm online, sqaroi ministrja e arsimit prof. Anelia Klisarova. Përveç kësaj Komisioni Evropian do të mundësojë shkencëtarët dhe biznesmenët bullgarë të lidhen me kolegët e tyre nga BE-ja. Pra, do të ketë treg të lirë të shkencëtarëve. Sipas fjalëve të ministres sa më shumë janë kandidatët për një projekt, aq më shumë mundësi ka që ky projekt të fitojë financim evropian.
Çfarë do të jetë pjesëmarrja e Bullgarisë në programin “Horizont 2020”?
“Do të modernizohet sistemi arsimor dhe i hulumtimeve shkencore – thotë ministrja Klisarova. – Do të hapen laboratorë të rinj, qendra dhe struktura të reja ku do të hulumtohet. Qeveria parashikon zhvillimin e tre drejtimeve. Së pari, kjo është strategjia e zhvillimit të hulumtimeve shkencore, së dyti, ndryshimi i Ligjit të zhvillimit të stafit akademik dhe së treti, strategjia e arsimit të lartë. Do të përqendrohet mbi modelin e lidhjes shkencë-universitet-biznes. Gjithsesi do të ndajmë mjete për shkencën.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..