Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Antoaneta Toltukova: “T’i ruajmë traditat, sepse ata na kanë ruajtur si popull”

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Gjithçka fillon me një gjilpërë, pe me ngjyra dhe stof. Pastaj nëpër gishtat e shkathët të mjeshtres lidin qëndisje përrallore. Antoaneta Toltukova ka lindur dhe jeton në Sofje, është ekonomiste me profesion. Punon si kontabiliste, por pasioni i saj më i madh është qëndisja. Tregon se që kur mbahet mend gjithmonë ka mbajtur në duar gjilpërën. Mund të thurë me një ose 5 grepa, por më shumë preferon që të punojë me gjilpërën. Me ndihmën e saj dhe me pe bën qëndisma me ngjyra dhe të bardhë. Pasioni i saj i madh janë qëndismat kombëtare bullgare. Nga viti 1984 ajo është ushta e qëndisjes në Shoqatën e Ustallarëve të Artizanalëve. Merr pjesë në ekspozita në mbarë botën. Këngëtarë të njohur popullor dalin në skenën me konsumet e qëndisura prej saj. Ajo është themeluese e grupit për ruajtje të traditave popullore – punishtja “Ndeja”.

“Ideja ishte që të mblidhemi të gjithë që kemi njohuri dhe dije në përpunimin e sendeve të ndryshme të jetës që lidhen me traditën – tregon Antoaneta. – Fjala është për qëndisje, thurje që të mund t’i ruajmë këto njohuri dhe t’i popullarizojmë. Për ndryshme ato po zhduken. As një shkollë, as në shtëpi nuk mësohen këto gjëra. Ka vajza, që nuk mund të qepin asnjë kopsë, të mos flasim për diçka tjetër. Qëllimi ynë është pikërisht i tillë të popullarizojnë shkathtësitë dhe dijet e bullgares. Ajo në të kaluar ka veshur tërë familjen. Duke filluar me rritjen e lisë, konopit dhe endjen e pëlhurës dhe duke arritur te zbukurimi me këto qëndisma të mrekullueshme. Ka çifte që vendosin që të bëjnë dasmën e vet në stil etno dhe kërkojnë veshje popullore. Unë kam bërë disa veshe të tilla si për dhëndrin kështu edhe për nusen. Përpiqem që të arrijë diçka që është maksimalisht afër traditës bullgare dhe kostumit autentik. Në qëndismat ka një farë magjie. Ka gjëra që janë unikale. Vitin e kaluar bëra dy këmisha për një familje të re që prej kohe nuk kishte fëmijë. Për gëzimin e madh sot janë duke pritur fëmijën e parë. Doemos ka edhe moment psikologjik, por dua të besoj se ka ndodhur magjia e mirë. Qëndisma mund të aplikohet në aksesorë më të ndryshëm si karfica, vath, dhe stolisje të tjera – mjafton të kesh fantazi. Qëndisma është diçka e mrekullueshme një thesar i vërtetë që na kanë lënë amanet gjyshet dhe nënat tona dhe që ne duhet të ruajmë për brezat e ardhshëm. Për fat të keq pëlhura dhe penjtë nuk janë të përjetshme dhe nëse nuk vazhdojmë me qëndisjen me siguri do të humben dhe do të mbeten vetëm në librat.”

СнимкаAntoaneta Toltukova tregon se në të kaluarën njerëzit kanë menduar se qëndisma mbron nga e keqja nga sëmundjet etj. Ka pasur besim se gjarpri kur shihet i qëndisur në këmishën ikën. “Qëndisma gjithnjë ka qenë paralele me mënyrën e jetës së njeriut, gjithnjë ka qenë e lidhur me jetën e përditshme. Sot ne jetojmë më ndryshme se sa gjyshet tona, prandaj kërkojnë aplikim më modern të qëndisjeve. Unë përdor bluza dhe veshje të gatshme që zbukuroj me qëndisje. Kështu ato mund të mbahen çdo ditë. Për mua qëndisja është nevojë e brendshme. Kur më rastis të mos kem mundësi të qëndis filloj të ëndërroj qëndisma dhe të mendojë për to. Mendoj se qëndismat janë gjëja më e bukur që më ka ndodhur në jetë, përveç familjes sime. Për fat të keq nuk kam pasardhës, sepse kam dy djem dhe katër nipa, ndërsa vajza ime merret më shumë me thurje se sa me qëndisje. Familja ime më përkrah nuk ankohen se në duar i kam grepat dhe penjtë dhe i injorojë. Bashkëshorti im më shoqëron në të gjitha ekspozitat ku shkoj. Punimet e mia kanë udhëtuar në mbarë botën. Për fat të keq tashmë nuk ka aq shumë ekspozita. Dikur edhe Shoqata e Ustallarëve të Artizanalëve organizonte të tilla në Bullgari dhe jashtë vendit. Tani gjërat janë më ndryshe dhe tradicionalisht organizohen ekspozita vetëm më Muzeun Etnografik në Sofje.”

СнимкаQëndisma ka brenda vetës jetë dhe të ardhme, është e bindur Antoaneta. Arsye për këtë bindje të saj është zgjerimi i punishtes “Ndeja”. Në të përfshihen tashmë edhe burra që merren me qëndisje. Magjia e penjve me ngjyra i pushton edhe ata. Shembull për këtë është Aleksandri që është 12 vjeçar, që bënë shami të qëndisura. Një i ri tjetër bën koleksion nga veshjeve popullore.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

D-r Mustafa Haxhi

Mirëdashja është në qendër të festës së Kurban Bajramit

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. "Kurbani është një fjalë arabe që do të thotë “afrim”. Përmes kurbanit, myslimanët bëjnë gjithçka që është e mundur për t'iu afruar mëshirës së Allahut", tha kryemyftiu në Bullgari, Dr. Mustafa Haxhi, në..

botuar më 24-06-16 5.50.PD

Arife - dita kur myslimanët përgatiten për Kurban Bajramin

Sot është sërish Dita e Arifes, e cila i paraprin çdo Bajrami, pavarësisht nëse është Ramazan apo Kurban Bajram. Myslimanët sot respektojnë të dashurit e tyre të vdekur dhe në çdo shtëpi, gratë gatuajnë brumë, prej të cilit bëhet ëmbëlsira të..

botuar më 24-06-15 7.05.PD

Ngjitja e Zotit Jezu Krisht në Qiell është ndër festat e preferuara të bullgarëve

Sivjet më 13 qershor Kisha Ortodokse Bullgare kremton Ngjitjen e Zotit, ditën kur Krishti i Ringjallur ngjitet sërish në qiell te i Ati i Tij. Festa e madhe e krishterë është e lëvizshme dhe gjithmonë bie të enjten, ditën e dyzetë pas Ngjalljes së..

botuar më 24-06-13 6.10.PD