Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pyetje para Kodit të ri Zgjedhor

БНР Новини
Foto: arkiv

Rekomandimet e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë dhe të Komisionit të Venecias, që legjislacioni zgjedhor të mos të ndryshohet të paktën 1 vit përpara votimit nuk u dëgjuan, kurse që nga e premtja e kaluar Bullgaria ka Kod të ri Zgjedhor. Shumica në Parlament nuk i morri parasysh rekomandimet me argumentin, se nuk ka sesi zgjedhjet e ardhshme gjatë muajit maj për deputetë evropianë të zhvillohen sipas kodit të përpiluar nga qeveria e mëparshme e GERB-it. Në tryezën e rrumbullakët gjatë kësaj jave u bë e dukshme, se tri muaj përpara votës evropiane mbi kodin e ri akoma po debatohet – jo vetëm midis partive, por dhe midis ekspertëve dhe ka pikëpyetje shumë serioze.

Sipas Partisë Socialiste Bullgare, kodi i ri është një hap i madh përpara, kundrejt legjislacionit të deritanishëm zgjedhor, me preferencat e aplikuara lejon për herë të parë të votohet për personalitete përmes ristrukturimit të listave me kandidatë, parashikon një kontroll të rreptë gjatë shtypjes së buletineve dhe shpërndarjen e tyre nëpër seksionet, e ndërpret mundësinë për votën e kontrolluar.

Nga hapësira e djathtë politike nuk mendojnë kështu. Partia GERB nuk është dakord, se për herë të parë do të mund të votohet për personalitete dhe në kundërshtim të socialistëve pohon se, janë krijuar mundësi për ndjekjen e votës së njerëzve. Blloku i Reformatorëve nuk shikon një element mazhoritar në legjislacionin e ri zgjedhor dhe mendon se, shënimi i parashikuar i buletineve nuk jep garanci për fshehtësinë e votës.

Ekspertë shënojnë se është lëshuar mundësia për emërimin e një administrate profesionale zgjedhore dhe se Kodi i ri Zgjedhur ruan parimin partiak të kuorumit gjatë formimit të Komisionit Zgjedhor. Gjatë këtij pozicioni anëtarët e komisionit do të propozohen nga partitë e përfaqësuar në Kuvendin Popullor dhe në Parlamentin Evropian, kurse kjo supozon se, gjatë 5 vjetëve të ardhshme do të ruhet përkatësia e tanishme e forcave në përbërjen e saj.

Diskutime shkaktojë dhe mundësia që presidenti Rosen Plevneliev të imponojë veto mbi Kodin e ri Zgjedhor. Vet socialistët pohojnë se është e mundur që kjo të rastisë, sepse kodi hoqi disa nga të drejtat e udhëheqësit të shtetit, lidhur pikërisht me zgjedhjen e Komisionit Zgjedhor. Në lidhje me veton eventuale presidenciale, socialistët presin që ajo të imponohet në një afat deri më 8 ditëve, që të mos të bllokojnë procedurat e më pasme sipas ligjit. Nga administrata presidenciale shprehën pakënaqësi se me pritjen e vet për shpalljen në një afat prej 8 ditëve drejtuesit ushtrojnë një presion politik mbi udhëheqësin e shtetit, me qenë se afati, me të cilin ai disponon qenka 15 ditor. Në këtë kontekst në hapësirën e mediave dolën pohime se, ekspertë po mendojnë ndryshime në Kodin e deritanishëm Zgjedhor, në qoftë se i riu nuk ka sukses për të hyrë në fuqi deri në zgjedhjet evropiane. Këtu socialistët kategorikisht shpallën se çdo gjë është e kalkuluar mirë dhe Kodi i ri Zgjedhur është dashur të miratohet deri në ditën e premte gjatë javës së kaluar, pikërisht që të mund të hyjë në fuqi.

Tri muajt që mbeten deri në votimin evropian gjatë muajit maj janë shumë pak kohë dhe disa forca politike do të duhet të përshpejtojnë shumë me adaptimin e fushatave të veta me legjislacionin e ri zgjedhor. Më në veçanti ata, të cilët deri tani, nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje për deputetë evropianë. Partia Socialiste tanimë prognozon se, do të ketë 6-7 deputetë në Parlamentin Evropian. Sipas tyre nga lista e Lëvizjes “ABV” nuk do të zgjidhet asnjëri, kurse GERB nuk do të ketë më shumë deputetë prej saj. Nëse është kështu, do të tregojnë zgjedhjet, por që tani shikohet se lufta do të jetë shumë e zjarrtë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD