Në bazë të të dhënave jozyrtare rreth 200 familje bullgare kanë zgjedhur që fëmijët e tyre të mos të shkojnë në shkollë. Prindërit i arsimojnë vet, sepse nuk miratojnë standardet shtetërore në klasë. Nga Asociacioni për Arsim Shtëpiak shpresojnë që shteti të krijojë rregullore për një arsim të ngjashëm, kurse fëmijët të kenë të drejtë të paraqiten në maturë dhe të anëtarësojnë në universitet – pa diploma për një arsim të mesëm.
Tani për tani nxënësit shtëpiakë në Bullgari arsimohen në bazë të programeve të huaja arsimuese në distancë. Ka listë me universitete nga e gjithë bota, të cilët i pranojnë këta nxënës, që të mund të vazhdojnë arsimin e vet të lartë. Mes atyre të cilët mësojnë në shtëpi janë dhe Bozhidara, Petër dhe Maja. Për ta nuk ka zile shkollore, pyetje përpara dërrasës së zezë, pushim midis orëve të mësimit dhe punime klasash. Nuk ka dhe semestër të parë e të dytë, nuk ka dhe pushime shkollore. Nëna e tyre Radosllava Petkova është anëtare e Asociacionit për Arsim Shtëpiak në Bullgari dhe mësuese shtëpiake: “Unë jam specialiste në histori. Për mua është më e lehtë të përgatis fëmijët mbi lëndët humanitare. Burri im ju ndihmon në matematikë, fizikë, shkencat natyrore dhe matematike. Marrim dhe mësues privat. Arsimi në shtëpi është si një mënyrë për të jetuar. Për ne shkolla nuk fillon në një kohë të caktuar dhe nuk përfundon në një kohë të caktuar. Fillojmë me lojë, me lexim të librave, sqarime, shëtitje mes natyrës, takime me njerëz të ndryshëm. Kur fillon një arsim më akademik – aty rreth klasës së katërt, përdorim një program në distancë, i cili është krejtësisht i hapur për të gjithë botën. Blejmë libra dhe ndihmesa të tjera nga libraritë. Fëmijët bëjnë provime onllajn, mund të marrin pjesë edhe në gara të ndryshme dhe ashtu të krahasohen ne moshatarët e vet.”
Por shteti nuk e njeh zyrtarisht arsimin shtëpiak. Cilat janë mundësitë për fëmijët, të cilët arsimohen në shtëpi, kur ata e plotësojnë planin për arsim të mesëm?
“Në Bullgari arsimi në kushte shtëpie nuk është i rregulluar – thotë Radosllava Petkova. – Në qoftë se duam të hyjmë nën “kapelën” e shtetit, duhet të jetë me çmimin e kësaj të heqim dorë nga liria e deritanishme. Kur e përfundojnë këtë program në distancë në klasën e 12, ata do të marrin diplomë, e cila është për shkollat amerikane. Kështu që, në qoftë se duan të vazhdojnë arsimin e vet të lartë në Bullgari, ata duhet të mësojnë si studentë të huaj. Nëse duan të mësojnë jashtë shtetit, do të marrin pjesë në provimet përkatëse dhe do të mësojnë aty, ku do t’i pranojnë.”
A jep kënaqësi kjo, se prindi vet i arsimon fëmijët e vet? Cilat janë prioritetet e arsimit shtëpiak përpara atij në shkollë?
“Si parim nuk ka një emocion më të madh te një prind nga fakti të jetë afër fëmijës së vet, kur ai bën hapat e para, kur fillon të lexojë, të zbulojë botën dhe të drejtojë pyetjet e para njohëse. Por kur fëmijët bëhen më të mëdhenj, më në veçanti pas vitit të 12 dhe të 13, ata fillojnë të mësojnë pjesën më të madhe të lëndëve vet. Mua më sjellë kënaqësi të shikoj sesi ata mësojnë dhe si formojnë virtyte të vlefshme për të gjithë jetën. Kjo është një alternativë krejtësisht normale arsimuese. Prioritetet janë programi i zhdërvjellë mësimor, i krijuar sipas interesave dhe mundësive të nxënësit. Në qoftë se ndonjë libër nuk na pëlqen dhe nuk jemi të kënaqur prej tij, kërkojmë tjetër, kërkojmë edhe në gjuhë tjetër. Prandaj fëmijët tanë me ngulm mësojnë gjuhën angleze, që të mund të shfrytëzojnë një bazë më të gjerë për libra shkollor. Prioritet është dhe mjedisi i lirë i privuar nga imponimi, nuk ka dhunë, nuk ka rreziqe karakteristike për mjedisin shkollor si agresion, narkotik e të tjera. Gjithmonë ka ndonjë farë kompromisi. Ne përpiqemi që kompromiset të jenë me gjëra të cilat nuk janë të rëndësishme për përparimin arsimues të fëmijëve. Në rastin tonë ata humbasin deri në njëfarë shkalle kontaktet e veta sociale me vërsnikët. Ky është një vendim i vetëdijshëm nga ana jonë, por fëmijët kanë një sërë lirish, të cilat nuk ekzistojnë në shkollë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..