Kur problemet mbeten anës vëmendjes së njerëzve, zgjidhjet për to nuk kërkohen. Informimi është rruga drejt zgjidhjes së tyre. Kjo filozofi është në bazë të projektit të WWF për informim të shoqërisë, të rretheve të peshkatarëve dhe të administratës për rrezikun e zhdukjes së peshqve bli në pjesën bullgare të lumit Danub dhe për masat për shpëtimin e tyre. Ndër rreziqet kryesore për këta peshq të lashtë në planet është peshkimi i tyre i paligjshëm dhe tregtia e paligjshme me havjar.
Janë shfaqur në Tokë para dinozaurëve, peshqit bli të egër tani po zhduken. Mund të shihen vetëm në dy pellgje relativisht të vogla – në Detin Kaspik dhe në Detin e Zi. Rrjedha e poshtme e lumit Danub është i vetmi vend ku peshqit bli të egër nga Deti i Zi hedhin havjarin e vet. Nga kjo rrjedh edhe përgjegjësia e Bullgarisë dhe Rumanisë për ruajtjen e këtij rajoni që u jep jetë peshqve të vegjël. Para disa viteve të dy shtetet vendosën moratorium deri në viti 2015 për peshkimin e blive në lum. Por kontrolli për zbatimin e tij dhe të kanaleve për tregti të paligjshme me havjar doli se është një detyrë tepër e vështirë. Për shkëmbim përvoje në këtë fushë në Sofje u takuan ekspertë nga vende të ndryshme buzë Danubit, nga Turqia dhe Britania e Madhe. Administrata doganore e Britanisë ka lavdinë se është më kompetente në aplikimin e Konventës për tregtinë ndërkombëtare me lloje të rrezikuara të florës dhe të faunës (CITES). Pohohet se të ardhurat nga ky lloj trafiku mund të konkurrohen vetëm me të ardhurat e kanaleve të drogës ose prostitucionit.
Ivan Hristov, udhëheqës i projektit të WWF tregoi për Radio Bullgarinë për ndërlicitetin e kontrollit doganor në këtë fushë: “Nga njëra anë kontrolli kërkon njohje të mirë të legjislacionit specifik, ndërsa nga ana tjetër aftësi për dalim të llojeve të egra nga llojet e kultivuara, të tregtisë së ligjshme nga tregtia e paligjshme. Nga ndonjëherë kufiri është shumë i vogël. Duhet të njihen shumë mure kërkesat për paketimin dhe etiketat të produkteve si edhe dokumentacionin që i shoqëron. Prandaj organizojmë këto takime për shkëmbim përvoje me ekspertët më të mirë të botës.”
Për disa vitet, që ku është imponuar moratoriumi për peshkim të peshqve bli në rrjedhën e poshtme të Danubit. Nuk ka rast të kapjes së peshkatarëve pa lejë. Por kjo nuk do të thotë se ndalimi plotësisht respektohet. Sipas zotit Hristov ka prova indirekte për këtë: “Gjatë vitit të kaluar Agjencia Ekzekutive e Peshkimit gjeti rrjete speciale për kapjen e peshqve bli. Kjo flet që akoma bëhet peshkim i paligjshëm. Në kufirin tonë nuk janë konstatuar prova për tregti të paligjshme me havjar të zi, por vendi ynë është përzier në një skandal të tillë në një shtet tjetër ishte kapur havjar prej peshqve bli nga Deti Kaspik, që mbante etiketën e prodhuesit bullgar të peshkut bli të kultivuar. Ka mundësi që etiketat të jenë përdorur pa dijen e prodhuesit, që ndodhet shpesh. Por e gjithë kjo tregon se autoritet duhet të jenë shumë të kujdesshëm për sa i përket këtij lloj trafiku.
“Peshqit bli kanë të kaluar të pasur dhe prej jush varet a do të kenë të ardhme – deklaroi në Sofje Juta Jarl eksperte mbi temën në WWF. – Mbi Bullgarinë dhe Rumaninë bie përgjegjësia e madhe – ato janë të vetmet vende në BE në auktorin e të cilëve akoma ka peshq të tillë.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...