Ja dhe kujtimet e këngëtares Veliçka Stambollova për takimin e saj të parë me kompozitorin dhe dirigjent të njohur Filip Kutev: “Para se të nis të këndoja iu thash muzikantëve tonalitetin e melodisë, të cilën do të interpretoja. Atëherë njeri nga komisioni më pyeti, kur e kam arritur të mësoj notat. Nuk iu përgjigja asgjë. Pas kësaj po ky njeri kërkoi nga unë të interpretoj një këngë kaçake dhe një këngë valltare. Më vonë mësova se ky ishte Filip Kutevi, për të cilin vetëm kisha dëgjuar. Nga reagimi i jurisë, që numëronte afro 30 specialistë, m’u bë e qartë, se do të më miratojnë. Kështu hyra në Ansamblin e Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Gjatë verës, kur nuk kishim repeticione, udhëtova për koncerte me grupe të ndryshme – me formacionin “Ballkanska mlladost” dhe me valltarët e Shtëpisë Studentore në Sofje.”
Veliçka Stambollova ka kënduar në Belgjikë, Luksemburg, Holandë, Itali, Francë, Spanjë dhe në shumë vende të tjera evropiane. Ka dhënë koncerte me grupe të ndryshme bullgare në vendet e Afrikës dhe në Kanada. Është mbajtëse e një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka edhe shumë pasardhës. Për repertorin e vet Valiçka Stambollova tregon: “Unë interpretoj këngë nga krahina e Trakisë, sepse ky është vendlindja ime. Repertorin e grumbullova vite me radhë. Edhe tezja ime më ndihmonte, sepse ajo kërkonte dhe regjistronte tekstet dhe meloditë e reja. Dëshira ime ishte, të interpretoj tekstet më të mira dhe më të bukura. Pikërisht këtë iu shpjegoj edhe të rinjve – të dëgjojnë interpretimet e këngëtarëve të afirmuar, dhe kështu të kërkojnë vendin e vet në art.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..