Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Industria e minierave rrezikon mjedisin

БНР Новини
Foto: wikipedia.org

Pse të mos riciklojmë, në vend që të nxjerrim metale të vlershme?

Nxjerrja e mineraleve të dobishme që prej kohësh është një veprimtari, e cila kërcënon mjedisin. Ekologët na ofrojnë një metodë tjetër. Pse të vazhdojmë të nxjerrim nga toka resurse të vlershme, pasi mund t’i nxjerrim nga mbeturinat e disa produkteve. Vetëm në celularët, të cilat dalin nga eksploatimi shumë shpejt, janë përfshirë rreth 40 elemente të vlershme – kryesisht mjaltë, por edhe metale speciale si kallaji, kobalti, antimoni, ose metalet fisnike si argjendi, ari, palladiumi. Mos janë celularët e shumtë që hidhen, si dhe pajisjet e tjera elektronike “miniera e artë”, e cila meriton vëmendjen tonë?

Industria e minierave konsumon akoma dy resurse të rëndësishme – tokën e punueshme dhe ujin.

Në rajonet, ku nxirren minerale të dobishme, industria e minierave konkurron popullsinë vendase sa i përket përdorimit të tokës së punueshme dhe burimeve ujore. Gjatë kohës së komunizmit u asgjësuan shumë dynymë të punueshëm – rikujton Dragomira Raeva nga Shoqata Ekologjike “Për tokën”. Edhe më i madh është konflikti sa u përket resurseve ujore. Një problem i tillë lindi rreth eksploatimit të pritur nga kompania kanadeze të minierës së arit të Ada Tepes afër Krumovgradit në Rodopet Lindore.

“Në një regjion, ku thatësira është diçka e zakonshme gjatë stinës verore, do të operojë një kompani, e cila do të shfrytëzojë sasi të mëdha uji, që të mirëmbajë prodhimin e vet – thotë Dragomira Raeva. – Kjo shtron çështjen për furnizimin me ujë të popullsisë vendase.”

Sasia e madhe e mbeturinave, që mbetet pas nxjerrjes së minierave.

Të dhënat e fundit të Eurostatit për vitin 2008 tregojnë se Bullgaria është vendi, i cili ka prodhuar sasi më të mëdha mbeturinash nga minierat – vë në dukje zonja Raeva. – Përveç mbeturinave të ngurta, të cilat, pasi lirohen nga elementet e rrezikshme mund të shfrytëzohen në ndërtim, ndotësi më i madh janë depot e ujërave mbeturinore. Këto liqene të mëdha me ujëra mbeturinore – rezultat i prodhimit të mineraleve, përbëjnë një koktej prej metalesh të rënda dhe lëndësh toksike. Problemi u trashëgua nga e kaluara, por kjo shumë shpesh përdoret si justifikim nga ana e disa kompanive. I tillë është dhe rasti lidhur minierat për prodhim mjalti në Panagjurishte. Mbeturinat e minierave e ndotin ajrin, tokën dhe ujërat.

“Në shkëmbin e minierës së arit në Krumovgrad për shembull ka sasi të mëdha arseni – vë në dukje zonja Raeva. – Pasi ky shkëmb fillon të prishet si rezultat i ngrohjes nga dielli, kontaktit me ujin dhe erën, arseni toksik mund të shkëputet dhe të gjendet në tokë dhe lumenj, duke ndotur tërë regjionin.”

Cianidet – një betejë e fituar

Në Bullgari ndodhen dhe disa prej minierave më të mëdha të arit në Evropë. Të tilla ka pasur që në lashtësi. Mirëpo në arin e këtyre mineraleve ka një sasi të madhe arseni. Koalicioni i organizatave ekologjike “Bullgaria pa Cianide” arriti të fitojë një betejë shumë të rëndësishme. Nuk u lejua përdorimi i teknologjisë më rentabile për përpunimin e mineraleve të arta – nëpërmjet përdorimit të lëndëve të cianidit, sepse sasia e madhe e arsenit në minerale, e gërshetuar me cianide është jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin e popullsisë. Beteja me kompaninë kanadeze, e cila provoi të përdorë teknologjinë e cianidit për përpunimin e mineraleve të arta në Çellopeç ishte e gjatë dhe e pabarabartë. Në fund të fundit ishte marrë vendim që kompania të mos i përpunojë këto minerale te ne, por t’i eksportojë në Namibi. Kundërshtimi i madh i shoqërisë ndaj teknologjisë së cianidit e detyroi firmën që të mos e aplikojë në eksploatimin e ardhshëm të minierës në Ada Tepe.

Për zgjidhjen afatgjatë të problemit koalicioni ekologjik “Bullgaria pa Cianide” dhe partia politike “Të gjelbrit” ngulin këmbë për ndalimin ligjor të teknologjisë së cianidit në industrinë e minierave në Bullgari dhe në mbarë BE-në.

“Sipas Komisionit Evropian standardet e miratuara ekologjike garantojnë se përdorimi i cianideve në industrinë e minierave nuk është në dëm të mjedisit dhe të shëndetit të njeriut – thotë zonja Raeva – por nuk duhet të harrojmë rrezikun nga avaritë. Le të mos harrojmë incidentin në qytetin rumun Baja Mare, kur u prek një pjesë e madhe e lumenjve në Rumani dhe ndotja e rrezikshme me cianidet arriti në lumin Danub, ku vrau disa tonë peshq dhe përmbyti me baltë toksike tokat e punueshme afër lumenjve në Hungari, Rumani, madje në Serbi.”

Kontrolli dhe përsëri kontrolli

Sipas ekologëve kontrolli në fushën e industrisë së minierave nuk është i mjaftueshëm, si në shumë fusha të tjera në Bullgari. Mirëpo problemi është lidhur edhe me ligjin për pasuritë nëntokësore, ligj ky që sipas Komisionit Evropian nuk përfshin të gjitha kërkesat e direktivës evropiane për administrimin e mbeturinave të industrisë së minierave. Komisioni ka filluar një procedurë penale kundër Bullgarisë për aplikimin jo të mirë të kësaj rregulloreje evropiane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD