Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mirë se erdhët në Mbretërinë e Hadit – Fytin e Djallit

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Po të shkelësh pragun e shpellës “Diavolskoto gërlo” (Fyti i Djallit), do të ndiesh veten qenie shumë të vogël në glob. Po të dëgjosh zërin e ujërave i cili zhduket në labirintin e pa fund, do të dridhesh i habitur me madhështinë e natyrës. Po të dëgjosh gojëdhënat për këtë shpellë, do të kërkosh të ikësh menjëherë prej saj. Emri i shpellës nuk është i rastit. Ky është Fyti i Djallit. Gjendet në mes të shkëmbinjve të Grykës së Trigradit. Shpella tërheq si magnet dhjetëra turistë të cilët dëshirojnë të futen në Mbretërinë e Hadit, Zotit të botës nëntokësore.

Shpella “Diavolskoto gërlo” njihet që nga koha e trakëve të lashtë, të cilët ishin vendosur në këtë pjesë të maleve Rodope. Dikur trakët kanë besuar se humnera e madhe e shpellës nga e cila formohej mjegull është rruga drejt jetës së përtejme. Sipas një legjende vendase në shpellën është futur Orfeu për ta kthyer në jetë muzën e tij Euredika. Legjenda rrëfen se, Zoti Hadi ia kishte caktuar atij kushtin që të mos kthente fare shpinë për të parë të dashurën e tij derisa po dilnin nga shpella. Por pikërisht në vendin e njohur si Salla që po lëvrin, Orfeu s’dëgjohej më hapat e Euredikës dhe pasi ka kthyer kokë, e ka humbur atë përherë. Kaluat vite, shekuj, mijëvjeçare të tëra dhe humnera e pa fund sikur një plagë e gurtë në mal, ende qëndronte aty, duke mbjellë respekt te vendasit.

Снимка

Gjatë zgjedhjes osmane shpella është pagëzuar “Gjyqtarja e tmerrshme” dhe brenda saj janë hedhur vjedhësit dhe vrasësit. Askush nuk ka pasur guximin të hyjë në pjesën e saj të paparë derisa erdhi viti 1961. Atëherë tre alpinistë guximtarë nga Sofja për herë të parë u futën në brendësinë e shpellës. Ata zbuluan se, aty në gropën e thellë 60 metrash bie ujëvara më e madhe nëntokësore e Ballkanit. I gjithë lumi Trigradska, i cili lum rrjedh nga Greqia, kalon përmes fshatit Trigrad në Bullgari dhe bie me gjëmim të fortë në Fytin e Djallit.

“E mira është se këta tre alpinistë ende janë të gjallë. Sepse në fillim të viteve të 70-ta të shekullit të kaluar dy të rinj gjetën vdekjen në shpellë”, thotë udhërrëfyesi vendas Miço Sollakov. 21-vjeçarja Siana dhe 27-vjeçari Evstati kishin bërë provën e parë deri atëherë për të studiuar ashtuquajturin Sifon, pra vendin ku lumi i vrullshëm humbet në thellësinë e tokës sikur i grumbulluar në një sifon. Zhytësit kanë hyrë brenda në shpellë dhe nuk kanë dalë më. Askush nuk mund të zbulojë rrugën nëntokësore të lumit. Sipas studiuesve aty ka një labirint të madh ujor i cili mban çdo gjë e cila gjetet në lumë. Janë bërë disa prova për ndjekjen e rrjedhës së lumit, duke u hedhur ngjyra në ujëra. Por pas dy orësh uji i ngjyrosur del sipër.

Снимка

Udhërrëfyesi Miço Sollakov tregon për një tunel të gërmuar nëntokë i cili çon drejt së ashtuquajturës Sallë që po lëvrin. Kjo sallë nëntokësore është më e madhja për turistët në Bullgari dhe brenda mund të grumbullohet e gjithë katedralja kryeqytetase “Shën Aleksandër Nevski”. Shpella “Fyti i Djallit” është habitat i troftave, të cilat kurrë nuk kanë parë dritë dhe janë të modifikuara. Troftat kanë sipër njolla të bardha dhe disa ekzemplarë të vjetër janë me shikim të dëmtuar. Shpella po ashtu është habitat i lakuriqëve të natës. Aty grumbullohen mbi 35 mijë ekzemplarë për të rënë në letargji. Për mendimin e Miço Sollakovit pikërisht “Fyti i Djallit” është Mbretëria e Hadit. Për këtë dëshmojnë figurat e gurta të Orfeut dhe Euredikës, po ashtu të një sërë personazhesh të tjerë mitologjikë.

Снимка

“Personazhet e kësaj legjende janë të ngrirë në gur – shpjegon udhërrëfyesi. – Në shpellë duket lundërtari Sharon, Sizifi i ngarkuar ashtu si e shohim në legjendën e cila rrëfen se kur Sizifi ka dëgjuar këngën e Orfeut, ka ndaluar një çik për të kënaqur vesh me të. Në shpellë po ashtu duket qeni i egër me tri kokë Cerber, i cili pret kalimtarët buzë lumit. Turistët mund të vizitojnë të ashtuquajturin Ujë të Orfeut, ku muzikanti më i madh i miteve të lashta ka qarë për të dashurën e tij dhe siç rrëfen legjenda nga lotët e Orfeut buroi një përrua, nga i cili pinin të vdekurit. Këtë përrua e gjemë në shpellë dhe sot është kthyer në një tempull ku njerëzit lenë ikona të vogla. Besohet se uji në shpellë është i bekuar.”

Reliefët e gdhendura në shpellë tërheqin vëmendjen e vizituesve. Në hyrjen e shpellës është gdhendur një kokë djalli, kurse në Sallën që po lëvrin ngrihet figura madhështore e ushtarit të trakëve. Që të dalësh nga humnera, duhet t’u ngjitesh 301 shkallëve rrëshqitëse, të cilat shkallë çojnë në hyrjen natyrore të shpellës, buzë ujëvarës – një përjetim i cili ia vlen.

Materiali është përgatitur me kontributin e projektit të Administratës së Qarkut të Smoljanit në kuadër të programit për Bashkëpunim Territorial Evropian “Greqi-Bullgari 2007-2013”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD