Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Si të arrijnë fermerët e vegjël në treg?

БНР Новини
Foto: BGNES

Kuzhina bullgare disponon një pasuri të madhe prej ushqimesh të shijshme tradicionale. Recetat e gjyshes ruhen dhe përdoren edhe deri më sot në fshatrat bullgare. Në kopshtet fshatare dhe fermat e vogla ende rriten llojet e vjetra të frutave dhe perimeve me cilësi të shkëlqyeshme ushqimore. Por e gjithë kjo mund të shijohet vetëm te gjyshja, ose te miqtë tanë në fshat. Kështu qe është shumë logjike pyetja: “Pse fermerët e vegjël nuk kanë akses tek rrjeti i dyqaneve, ose restorantet?”

Ku është problemi?

Deri përpara 4 vitesh fermat e vogla nuk kishin mundësi për shitje direkte dhe prodhimi i tyre arrinte në treg nëpërmjet tregtarëve. Ata nuk kishin mundësi të zhvillonin prodhimin tradicional të ushqimeve prej lëndëve të tyre të para. Në vitin 2010 u miratua rregullorja për furnizimet direkte, e cila për fat të keq ka shumë të meta. Në vend të parë ajo i lejoi fermat e vogla për të shitur direkt vetëm 20-30 për qind prej qumështit të papërpunuar. Produktet e tjera duhet t’u ofrohen organizatave tregtare. Ky është dhe shkaku për të cilin fermerët bullgarë nuk duan të krijojnë kapacitete të veta prodhuese për një përqindje kaq të vogël prej lëndëve të para. Në fakt pas shpalljes së rregullores dëshirë për shitje direkte kanë deklaruar vetëm rreth 200 fermerë të vegjël dhe 2/3 prej tyre janë bletarë. Rregullorja është më stimuluese për këtë lloj veprimtarie dhe si rezultat i kësaj tashmë në tregjet bullgare mund të blini lloje të ndryshme mjalti të pastër.

A mund të justifikohet legjislacioni i njëjtë për prodhuesit e vegjël dhe për ata të mëdhenj?

Jo, sepse një legjislacion i tillë është shumë restriktiv për fermerët e vegjël, praktikisht i vret ngadalë, por me siguri, thonë ekspertët. Nuk duhet të ketë kërkesa të njëjta ndaj një ferme të vogël familjare dhe një ndërmarrjeje të madhe për prodhime ushqimesh. Në BE ekzistojnë mundësi të ndryshme për aplikimin e zhdërvjelltë të këtyre kërkesave ndaj prodhuesve të vegjël familjarë, të cilat Bullgaria nuk i përdorte deri tani.

“Fermerët bullgarë nuk mund të përballojnë konkurrencën në treg nëpërmjet një legjislacioni, i cili në fakt toleron prodhuesit e mëdhenj – thotë eurodeputetja Antonia Përvanova. – Nga njëra anë produktet e tyre kërkohen në treg dhe mund të krijojnë vende të reja pune dhe rritje të qëndrueshme në fshatrat bullgare, por nga ana tjetër legjislacioni krijon një barrierë midis fermerëve të vegjël dhe klientëve. Ka nevojë gjithashtu edhe për lehtësim të konsiderueshëm të aksesit të tyre te resursi financiar.”

Aktualisht është duke u përgatitur ndryshim i kësaj rregulloreje. 

Pritet që shumica e barrierave administrative të hiqen, kështu qe fermat familjare të lehtësohen maksimalisht në shitjet e drejtpërdrejta. Kështu qe më në fund produktet e prodhuara në kushte shtëpiake, si qumështi, djathi, kaçkavalli, mjalti dhe produkte të tjera kafshore të arrijnë drejtpërsëdrejti te klienti në vetë fermën, ose në treg. Parashikohet që ekonomitë e vogla me nja 2-3 lopë dhe rreth dhjetë dele të shesin prodhimin e tyre në stende të veçanta në treg, pa ndërmjetësinë e tregtarëve dhe të realizojnë prodhimin e tyre me çmime më të larta. Fermat e qumështit tashmë do të kenë mundësi të shesin në mënyrë direkte deri më 80 për qind të qumështit. Më pak restriktive do të jenë kërkesat edhe sa u përket ndërtesave të prodhimit, edhe sa i përket vërtetimit të sigurisë së ushqimeve. Atilla Sedefçev, i cili rrit kafshë të racave të rralla, i kushton vëmendje një faktori suplementar për cilësinë. Ky është kontakti personal.

“Në fermën e vogël gjithmonë ka kontakt direkt, sy më sy, midis klientit dhe prodhuesit – tregon z. Sedefçev. – Klienti shkon në fermë, i sheh kushtet, kafshët, e sheh njeriun dhe kjo është garanci për cilësinë e produktit. Vetëm ka nevojë për një legjitimitet të procesit, që të mund të zhvillohet fshati bullgar. Për fat të keq aktualisht popullsia në fshat i është nënshtruar njëfarë gjenocidi. Le të mos harrojmë gjithashtu se ushqimet tradicionale janë pjesë jo vetëm e kulturës tradicionale, por edhe e sigurisë së një shteti, sigurisë ushqimore.”

Sipas fjalëve të zv/ministrit të bujqësisë dhe ushqimeve Javor Geçev, do të krijohen kushte edhe për blerjen e qumështit në fermat lart në mal. Për këtë qëllim në mbarë vendin do të krijohen 230 pika stacionare. Parashikohen stimuj për restorantet, të cilat përdorin produkte të freskëta bujqësore. Pritet edhe miratimi i lehtësimeve për aksesin direkt në treg edhe sa u përket bioprodukteve.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FT: “Lukoil i shet Neftohim në Burgas një konsorciumi kataro-britanik”

Kompania ruse "Lukoil" planifikon të shesë rafinerinë e saj bullgare në Burgas, e cila është më e madhja në Ballkan, shkruan “Financial Times” (FT). Kontrata pritet të shpallet deri në fund të vitit 2024. “Lukoil” i dërgoi tashmë një letër presidentit..

botuar më 24-11-06 1.15.MD
Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD