Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vendosja e sanksioneve kundër Rusisë do ta godasë këmbimin tonë tregtar me 5 mlrd euro

БНР Новини
Foto: BGNES

Këto ditët e fundit flitet gjithnjë e më shumë për efektin negativ të vendosjes së sanksioneve kundër Rusisë. Sipas specialistëve ato do ta godisnin tregtinë tonë me 5 mlrd euro. Rusia dhe Ukraina janë në Top 4 të partnerëve tanë tregtarë jashtë BE-së. Rreziku kryesor është rezultat i rrëzimit të tregut energjetik për shkak të varësisë së madhe të Bullgarisë nga furnizimet e gazit rus. Përveç kësaj do të dëmtohet dhe rryma e investimeve, turizmi, tregu i pasurisë së patundshme, si dhe eksporti i verës, ilaçeve dhe mallrave të tjera për shkak të zhvlerësimit të rublës.

Eksporti bullgar për Rusinë kalon përmes Ukrainës

“Sanksionet kundër Rusisë nuk janë një vendim i mirë për asnjë vend në BE”, komenton tensionin midis Brukselit dhe Moskës kryeministri bullgar Pllamen Oresharski. Rusia radhitet në vend të dytë pas Turqisë ndër partnerët tanë tregtarë nga vende të treta. Për vitin 2013 këmbimi i mallrave midis Sofjes dhe Moskës është mbi 5 mlrd euro. Gazi natyror dhe nafta janë penda kryesore në importin rus, kurse farmacia dhe makineria inxhinierike – në eksportin bullgar. Këmbimi i mallrave midis Bullgarisë dhe Ukrainës është më modest – afro 1 mlrd euro. Firmat bullgare tashmë pësojnë humbje për shkak të krizës në Ukrainë. Humbja e kapitaleve dhe zhvlerësimi i rublës ruse do të prekë kompanitë bullgare, të cilat punojnë në tregun rus, gjë që do ta ulë eksportin e tyre. Disa firma tregtare tashmë preferojnë një itinerar më të gjatë, disa të tjera shpresojnë që territori transit përmes Ukrainës të vazhdojë së funksionuari mirë. Megjithatë investitori më i madh bullgar në Ukrainë – një kompani për vajra industriale, nuk hiqet dorë dhe vazhdon ndërtimin e një rafinerie të re deri në Kiev.

Gazi, nafta, lënda djegëse

Më shumë se 80 për qind e resurseve varen nga Moska. Më i kërcënuar është gazi natyror, por tani për tani nuk ka probleme në furnizimet e gazit. Lënda bërthamore për Centralin Atomik “Kozlloduj” gjithashtu është ruse, por sipas ekspertëve centrali disponon lëndë për dy vite në vijim. Rruga e uranit kalon përmes Ukrainës, por po të ketë nevojë, mund të përdoren itinerare të tjera ose avionë. Megjithë riskun e shpallur për furnizimet e naftës për rafinerinë “Lukojl Neftohim”, për shkak të ngarkimit të lëndës nga porti i Ukrainës, nuk priten probleme.

Investimet ruse dhe ukrainase – në pasuritë e patundshme dhe turizëm

Këta janë sektorët, të cilët e shqetësojnë biznesin edhe në të dyja anët e Detit të Zi, sepse rusët janë top investitorët në pasuritë e patundshme te ne që prej shumë vitesh. Sa i përket turizmit, edhe të dyja shtetet janë në Top 5 të klasifikimit tonë turistik. Sipas ekspertëve mund të ketë edhe dobi për Bullgarinë nga kriza, sepse turistët, të cilët pushonin deri tani në Krimea, do t’i drejtohen Bullgarisë. Jo vetëm për shkaqe ekonomike, por edhe për shkak të afërsisë së gjuhës dhe kulturës. Gjatë vitit 2013 te ne kanë pushuar 700 mijë turistë rusë, gjë që përbën një rritje prej 14 për qind. Ndërkaq, turistët ukrainas kanë qenë 200 mijë, përsëri me një rritje prej 13 për qind. Specialistët e degës mendojnë se në rast se BE-ja hap rrugën për të ardhmen evropiane të Ukrainës dhe vizat hiqen, Bullgaria do të jetë një prej vendeve, që do të përfitojnë nga destinacioni turistik.

Eksporti bullgar dhe rrëzimi i rublës

Zhvlerësimi i rublës ruse është në dëm të përhapjes së mallrave bullgare në tregun rus. Verërat tona, të cilat janë 2.5 për qind e eksportit tonë, do të shtrenjtohen për shkak të shpenzimeve të importuesve, që po rriten gjithnjë e më shumë.

Kurse konkurrueshmëria atje është e egër. Dëmet për biznesin në këtë degë do të jenë serioze, në qoftë se aplikohen sanksione kundër Rusisë. E njëjta gjë i përket sektorit farmaceutik. Ai do të jetë një prej më të prekurve, sepse tregtia me Moskën vlerësohet për qindra milionë euro në vit.

Efektet indirekte të krizës në Krimea mbi ekonominë bullgare janë lidhur me çmimet ndërkombëtare të lëndëve djegëse dhe të drithërave, komentojnë nga Instituti i Ekonomisë së Tregut dhe këto janë dy burimet kryesore të inflacionit të jashtëm në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

TASS: Nuk bëhet fjalë për ndalimin e tranzitit të gazit rus përmes Bullgarisë

Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar i energjisë, Vlladimir Malinov, paralajmëroi se “Bulgartransgaz” mund të ndalojë transportimin..

botuar më 24-12-11 10.35.PD

Ministria e Financave publikon projektbuxhetin e shtetit për vitin 2025

Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në vitin 2028. Deri atëherë, borxhi i shtetit do të rritet në 81 miliardë leva 41.57 miliardë euro)...

botuar më 24-12-10 10.19.PD

PBB-ja u rrit me 2.4% në tremujorin e tretë

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 2.4 për qind në tremujorin e tretë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, treguan të dhënat paraprake nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Kjo përbën një përshpejtim të rritjes, pasi PBB-ja u..

botuar më 24-12-08 11.35.PD