Panço Vlladigerovi – kompozitori i madh, pianist dhe pedagog bullgar, është një nga personalitetet më të shquara të shekullit XX. Krijimtaria e tij, e cila është madhështore për nga vëllimi dhe rëndësia, përfshin afro 70 opuse. Ndër ta ka vepra, të cilat e hodhën themelet e shkollës kombëtare të kompozimit.
Panço Vlladigerovi lindi më 13 mars të vitit 1899. Vetëm disa orë para kësaj, por më 12 mars, lindi vëllai i tij binjak Ljuben Vlladigerov, i cili u bë një virtuoz violinist. Gjatë tërë jetës aktive krijuese dy vëllezërit binjakë shkëmbyen idetë e tyre të reja, ndanin sukseset skenike dhe i gëzonin respektit të publikut. Vlladigerovi ishin ndër muzikantët e parë, që filluan të japin koncerte. Harallan Vlladigerov – i ati i tyre ishte jurist. Bashkëshortja e tij doktoresha Eliza Pasternak ishte një hebre ruse, nga fisi
Panço Vlladigerovi u kthye në Bullgari në vitin 1932. Në Akademinë Muzikore të Sofjes, e cila sot mban emrin e tij, ai u bë profesori i parë i kompozimit. Ai lexonte leksione të kompozimit, pianos dhe muzikës së dhomës pothuajse katër dekada me radhë. Gjatë viteve studentë të tij ishin dhjetëra krijues dhe ekzekutues të njohur. Nuk është e mundur, që të përmendim të gjithë, por patjetër duhet të kujtojmë birin e tij Aleksandër Vlladigerov. Si një pianist, kompozitor dhe dirigjent i talentuar ai organizoi incizim integral të veprave të të atit – bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.
Pavarësisht se preferoi të jetonte në Bullgari, Panço Vlladigerovi ishte i pranishëm edhe në jetën muzikore të mbarë Evropës. Në vitin 1969 u bë mbajtës i çmimit “Gotfrid fon Herder” të Universitetit të Vjenës. Ai ka dhënë koncerte në shumë vende evropiane. krahas të gjitha virtyteve Panço Vlladigerovi posedonte një ndjenje të hollë të humorit. Disa prej ndodhive interesante dhe qesharake gjatë jetës së tij u botuan në një libër.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Tamburica serbe, cimbal rumun, lira e Kretës dhe gajda bullgare do të tingëllojnë në edicionin e dhjetë të projektit më të suksesshëm të Orkestrës së Muzikës Popullore të BNR-së – “Ritmi i Ballkanit”. Takimi i radhës me publikun dhe muzikantët nën..
Këngëtarja Ivelina Kollaksëzova - IVE dhe autori, producent dhe interpretues me popullaritet në rritje Ljubomir Bojanov - Chaz prezantuan këngën e tyre të re "Vrapoj". Ajo është një vazhdim i historisë për të cilën ata bënë aluzion në këngën e tyre..
Opera më e vjetër jo-kryeqytetëse në Bullgari – Opera e Stara Zagorës, e cila feston një përvjetor mbresëlënës këtë sezon krijues, paraqet kryeveprën e Verdit "Rigoletto" më 28 dhe 29 mars. Ekipi i produksionit drejtohet nga këngëtari dhe..