Programi i ditës
Audio Player
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Arta Dade: “Me kontaktet më të shpeshta midis Parlamenteve do t’i nxitim projektet e përbashkëta”

Foto: artadade.com
Kryetarët e komisioneve përkatëse Arta Dade dhe Janaki Stoillov
Kryetarët e komisioneve përkatëse Arta Dade dhe Janaki Stoillov
Me ftesë të kryetarit të Komisionit për politikën e jashtme në Kuvendin e Bullgarisë, Janaki Stoillov më datë 12 dhe 13 mars për vizitë zyrtare në Bullgari mbërritën përfaqësues të Komisionit për politikën e jashtme pranë Kuvendit të Shqipërisë. Ata patën takime më ministrin e punëve të jashtme Kristian Vigenin, me kryeparlamentarin Mihail Mikov dhe me anëtarët e Komisionit për politikën e jashtme dhe për siguri në Parlamentin e Bullgarisë. U theksuan marrëdhëniet jashtëzakonisht të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, një kusht për thellimin e partneritetit në sferën e bashkëpunimit regjional.

Kryetari i Komisionit bullgar për politikën e jashtme Janaki Stoillov vuri në dukje, se presidenca bullgare e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi gjatë gjysmës së parë të vitit, si edhe Presidenca e Greqisë e BE-së krijojnë kushte të mira për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe. Ai shtoi se gjatë viteve të fundit niveli i shkëmbimit të mallrave me Shqipërinë po rritet. Ekziston potencial dhe perspektiva për bashkëpunim dhe zhvillim të kontakteve ekonomike në sferën e energjetikës, ndërtimit të makinave, industrisë pushimore, turizmit, si edhe në sektorin financiar, saktësoi z. Stoillov.

Sipas deputetëve bullgarë prioriteti kyç janë projektet energjetike dhe zhvillimi i korridorit të tetë. U diskutuan mundësitë për import të drejtpërdrejtë të energjisë elektrike nga Bullgaria për në Shqipëri.


Për Radio Bullgarinë kryetarja e komisionit për politikën e jashtme, zonja Arta Dade komentoi nivelin e bashkëpunimit midis Parlamentit të Bullgarisë dhe të Shqipërisë, kontributin e Bullgarisë në procesin e integrimit evropian, temat e diskutuara gjatë takimeve të komisionit në Bullgari, raportet mes Shqipërisë dhe Bullgarisë 100 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve, bashkëpunimin mbi çështjet rajonale.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova

Kryetari i Parlamentit vizitoi Festën e Pashkëve në Bosilegrad

Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në mënyrë që të ruhet fryma dhe kujtesa bullgare. Këtë e deklaroi kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija..

botuar më 25-04-22 9.39.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..

botuar më 25-04-17 5.59.MD

Më 4 qershor, do të shpallin raportin mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të vërë euron në qarkullim

Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..

botuar më 25-04-17 10.01.PD