Bullgaria, më shumë ekonomia bullgare ka nevojë të madhe nga investime – të brendshme dhe më shumë të huaja. Kjo nuk është sekret, përkundrazi, në të gjitha nivelet brenda dhe jashtë vendit kjo nevojë afishohet me këmbëngulje. “Politika e jashtme bullgare bëhet gjithnjë e më aktive dhe jo vetëm me hapjen tonë ndaj Evropës, por edhe ndaj ekonomive dinamike si Katari, do të kërkojmë mundësi për më shumë pragmatizëm dhe rezultate më të mira për shkëmbimin tregtar bullgar”. Këtë e deklaroi presidenti Rosen Plevnelievi në takim me përfaqësuesit e komunitetit bullgar në Katar. Në fillim të javës udhëheqësi shtetëror bullgar qe për vizitë zyrtare në shtetin Katar me ftesë të emirit të Katarit shejh Tamim bin Hamad Al Tani. “Përpjekjet tona të zgjerojmë lidhjet me Katarin janë të lehtësuar nga sinjali i qartë politik se edhe ata dëshirojnë zë bashkëpunojnë të punojnë dhe të prodhojnë së bashku me ne”, nënvizoi Rosen Plevneievi. Ndërsa konkretisht në kohën e takimit me emirin e Katarit shejh Al tani u shpreh pozita e përbashkët për sektorët prioritar ku mund të ndërtohet bashkëpunimi ekonomik. Të dy shtetet do të vënë theksin mbi prodhimin e ushqimeve, energjetikën, teknologjitë e larta dhe realizimin e projekteve të interesit të përbashkët. Katari për shembull, mund të bëhet vendi i parë eksportues i gazit natyror, i cili të merr pjesë në realizimin e korridorit të gazit “Jug- Veri”. Gatishmëri për pjesëmarrje në një projekt të tillë kanë shtetet e grupit të Vishegradit, Rumania, Bullgaria dhe Greqia. Në kohën e takimit u diskutuan edhe mundësitë për investime në zhvillimin e teknologjive të larta në vendin tonë. Udhëheqësi shtetëror bullgar theksoi se ky është një prej sektarëve me zhvillim më dinamik në Bullgari me rritje të qëndrueshme vjetore dhe me më shumë se 25 000 të punësuar në të. Firmat bullgare janë mirë se ardhur në Katar, i cili hapët drejt tërë botës dhe është në proces të realizimit të projekteve infrastrukturore me përpjesëtime të mëdha, që po ndryshojnë vizionin e vendit. Vizuta e presidentit Plevneliev tani dhe e ministrit të jashtëm Vigenin në fund të shkurtit janë hapa vendimtarë drejt kësaj që Bullgaria të zërë vendin e vet të partnerit të rëndësishëm të shtetit të pasur arab, ndërsa rezultati të jetë vlerë e lartë e shtuar.
Deklaratat e fundit të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në parlamentin në Shkup, se ai nuk sheh arsye për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, shtrembërojnë realitetin dhe minojnë përpjekjet..
Turqia nderon viktimat e tërmeteve shkatërruese të vitit 2023 Turqia përkujtoi viktimat e tërmeteve të 6 shkurtit 2023, kur lëkundjet me magnitudë 7.7 në Turqinë Juglindore shkatërruan qytete të tëra, duke shkatërruar qindra mijëra jetë. Gati 54..
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Ukrainës duhet t'i jepen garanci të besueshme dhe të qëndrueshme sigurie si një kusht i domosdoshëm për paqen e qëndrueshme, thuhet në një qëndrim..
Këmbëngulja për të kërkuar një zgjidhje ushtarake për konfliktin në Ukrainë është një propozim i humbur. Evropa duhet të mbështesë përpjekjet e SHBA..