Edicioni i shtatë i klasifikimit vjetor për qytetin më të mirë për jetesë në Bullgari u mbyll. Për vitin 2013 Burgas dhe Veliko Tërnovo u përzgjodhën qytetet më të mira. Veliko Tërnovo meritoi çmimin e madh për herë të parë, derisa Burgas – për herë të tretë dhe njëkohësisht për vit të dytë me radhë.
Në votimin në internet dy qytetet mblodhën me nga 40 pikat maksimale sipas 20 kritereve. Ndër këto të fundit ishin investime vendase e të huaja, projekte të infrastrukturës, kopshte për fëmijë dhe shkolla, ekologji e mirë, kulturë etj. Kishte tregues po ashtu si tolerancë, ditë të mjaftueshme me diell, dyqane komode, Wi-Fi, rrugë kryesore të bukur, shans për fluturime me avion, shërbim cilësor mjekësor, vende afër detit dhe malit, lindshmëri. Kryebashkiakët e Bashkive Burgas dhe Veliko Tërnovo, z. Dimitër Nikollov dhe z. Daniell Panov merituan çmime personale të cilat i dorëzoi vetë kryeministri Pllamen Oresharski.
Përse dy qytetet u përzgjodhën më të mirat për jetesë?
“Vitet e fundit Burgas u bë një qytet më industrial dhe vend me më shumë mundësi për t’u kaluar koha e lirë, për t’u bërë turizëm dhe për t’u ushtruar sporte të ndryshme – thotë kryebashkiaku Dimitër Nikollov. – Po ashtu faktor i rëndësishëm është se bashkia punon shumë me projekte të financuara nga BE-ja. Kjo është detyra jonë kryesore. Në të gjitha sferat e jetesës realizojmë projekte evropiane, kryesisht në infrastrukturën dhe sigurinë e qytetit. Pa dyshim se deti dhe mikpritja e banorëve të Burgasit tërheqin shumë turistë të huaj.”
“Veliko Tërnovo ka qenë 208 vjet kryeqytet i Bullgarisë. Ky është qyteti themelues i Kuvendit Popullor. Këtu u shpall Pavarësia e Bullgarisë – rikujton kryebashkiaku Daniell Panov. – Bashkia punon në ruajtjen e pikave historike dhe kulturës së pasur të qytetit. Gjatë 2013-ës kemi shtruar rrugë 3 kilometrash me asfalt, hapëm 16 sheshe të reja për fëmijë, rinovuam 3 kopshte për fëmijë me paratë nga fondet evropiane. U çel po ashtu dhe Qendra e parë multimediale për vizituesit e qytetit ku ata marrin më shumë informacione për historinë e Mbretërisë së Dytë Bullgare (1185-1396). Ky projekt shtoi numrin e turistëve në Veliko Tërnovo. Për vitin 2013 në krahasim me vitin 2012 turizmi shënoi rritje prej 43%. Kushtet e jetesës i kemi përmirësuar jo vetëm falë projekteve evropiane, por edhe me përfshirjen e banorëve në nisma të ndryshme. Për mendimin tim Veliko Tërnovo është vendbanim konkurrent i shumë qyteteve të tjera të Evropës.”
Në klasifikimin e qytetit më të mirë për jetesë kryeqyteti i Sofjes u dallua “qyteti më i mirë i jetës kulturore”, si dhe “qyteti më i mirë i biznesit”. Varna, kryeqyteti detar i Bullgarisë, meritoi çmimin e “qytetit me perspektiva më të mëdha”. Qyteti tjetër bregdetar Nesebër u dallua si “qyteti me lindshmëri më të madhe”, ndërsa Aksakovo u përzgjodh “qyteti më i mirë i vogël i Bullgarisë”. Për herë të parë sivjet u dha çmimi “Qyteti më i mirë bullgar jashtë vendit”. Me këtë çmim u dallua qyteti Dimitrovgrad i Serbisë për kontributin e tij në ruajtjen e kulturës bullgare.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..
Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..
Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..
Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme..
Pesë qendra për shërbime arsimore, sociale dhe shëndetësore do të hapen në vendbanime të vogla në kuadër të programit "Promovimi i barazisë: Shëndeti..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi..