Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria plotësoi objektivat për energji jeshile tetë vjet më herët

БНР Новини
Foto: EPA/BGNES

Bullgaria plotësoi para afatit kërkesat e BE-së për rritjen e pjesës së burimeve të ripërtëritshme energjetike në miksin energjetik. Përveç vendit tonë edhe Estonia dhe Zvicra i kanë plotësuar paraprakisht objektivat e veta deri në vitin 2020. Të dhënat e Evrostatit tregojnë, se pjesa e energjisë jeshile në konsumin e energjisë në vendin tonë gjatë vitit 2012 ka arritur 16,3% me objektivë që deri në vitin 2020 të arrijë 16%. Pjesa e përgjithshme e burimeve të ripërtëritshme energjetike në konsumin e BE-së ka arritur 14% nga miksi energjetik. Komisioni Evropian është i bindur se vendet e bashkësisë do të arrijnë të plotësojnë kërkesat për energji jeshile 20% deri në vitin 2020. Parashikohen ide për rritje të energjisë jeshile, që do të diskutohen nga liderët e komunitetit në kohën e Këshillit Evropian më 20 dhe 21 mars. Në të njëjtën kohë Evrostati rikujton se gjatë gjashtë viteve të fundit në po thuaj të gjitha vendet e BE-së vihet re shtrenjtim i energjisë.

Por qeveria bullgare ka rezerva ndaj objektivave të reja energjetike evropiane për rritjen e pjesës së energjisë jeshile në miksin e përgjithshëm energjetik. Sipas ministrit të ekonomisë dhe të energjetikës Dragomir Sotjnev, përcaktimi i objektivave evropiane për vitin 2030 është para afatit. Pozita bullgare është, se Brukseli nuk duhet të marrë përsipër angazhime të njëanshme, sepse ato reflektojnë në mënyrë negative mbi ekonominë evropiane. Gjatë dhjetorit Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës i ka dërguar Komisionit Evropian një raport sipas të cilit energjia jeshile si pjesë e konsumit energjetik ka tejkaluar angazhimin e marrë për sipër prej 16%. Arsyet për këtë janë rritja e energjisë nga dielli dhe nga era, si edhe nga djegia e biomasës. Kështu projektet e reja për ndërtim të instalimeve të prodhimit të energjisë së ripërtëritshme do të privohen nga subvencionimi i çmimeve të blerjes së energjisë së prodhuar elektrike. Ndërsa planet e reja e BE-së parashikojnë që energjia jeshile të arrijnë 27% deri në vitin 2030. Qëllimi është që të stimulohen investimet në sektorin.

Ekspertët komentojnë se plotësimi para afatit i kuotës për burime të ripërtëritshme energjetike i detyrohet ndërtimit të madh të parqeve diellore dhe të parqeve për përdorim të erës për prodhim të energjisë elektrike për qindra milionë euro. Ndërtimi i madh i centraleve të tilla në Bullgari i detyrohet blerjes së garantuar të energjisë elektrike të prodhuar.

Burimet e ripërtëritshme energjetike u bën shkaku i radhës së shkëmbimit të shkëndijave në sektorin energjetik këto ditë, sepse energjetika bullgare ra në kolaps. Ministri i ekonomisë dhe energjetikës i kërcënoi komapnitë e shpërndarjes së rrymës elektrike me sanksione nëse nuk i kthejnë borxhet që i kanë Kompanisë Kombëtare Energjetike (KKE) që arrijnë 164 milion euro. Fjala është për blerjen gjatë viteve të mëparshme të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme energjetike, që KKE-ja nuk u ka paguar shoqërive sipas kërkesave të legjislacionit evropian. Rregullatori shtetëror përpiqet që të detyrojë centrale diellore dhe të erës të paguajnë me datë të vjetër çmimin për qasje në sistemin e transmetimit që të kompensohet deficiti. Sipas prodhuesve të kësaj anergjie kjo është diskriminim sepse taksa të tilla nuk paguajnë prodhuesit e tjerë të energjisë elektrike. Nga Brukseli komentojnë se miksi energjetik është punë e shtetit të veçantë. Bullgaria vet duhet të vendos a do të investojë në parqe diellore, paqe për prodhim të energjisë elektrike nga era ose do të vë theksin mbi efektivitetin energjetik.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD