Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe Sofja është HAPPY

БНР Новини
Foto: arkiv

A mund të jemi të lumtur pavarësisht nga çdo gjë dhe nga çdo njeri? Përgjigja është “po”. Ka mijëra mënyra të kënaqesh me jetën. Njëra nga këto është të jesh me botëkuptim filozofik. Tjetra mënyrë është të lëshosh këngën “Happy” të Pharrell Williams-it dhe të fillosh të kërcesh në qendrën e Sofjes. Fonogrami i filmit animuar “Despicable Me 2” në interpretimin e reperit amerikan pushtoi internetin dhe fansat u çmendën pas këngës, ashtu siç u bë me hitet Gangnam Style dhe Harlem Shake. Kësaj radhe theksi ra mbi mjedisin urban dhe mendimet pozitive. Moda e re u ndjek nga të rinjtë nga 20 qytete të botës, përfshiu nga Sofja.

Në kryeqytetin bullgar u xhiruan dy flashmobe me muzikën e Pharrell Williams-it. Këto gjenden në internet. Në të dyja klipet duken të rinj me buzë në gaz të cilët duke kërcyer pushtojnë rrugët, bulevardet dhe sheshet e Sofjes. Ata na çojnë në pikat më karakteristike kulturore – katedralen “Shën Aleksandër Nevski”, Presidencën, Pallatin Kombëtar të Kulturës, rrugën kryesore “Vitoshka” etj. “Shumë shpejt e lehtë u bënë klipet. Në çdo gjysmë orë nismës i bashkoheshin kalimtarë të rastit”, shpjegon Biljana Sllavejkova, iniciatore e një nga flashmobet në Sofje.

Hiti “Happy” i Pharrell Williams-it të bën për vete menjëherë pasi e ke dëgjuar dhe sidomos kur i ke parë të rinjtë të emocionuar, me pamje artistike dhe plot gëzim.  Të mos flasim se kohët e fundit të rinjtë nuk i shohim me pamjen moskokëçarëse e cila pamje është karakteristike për moshën e tyre. Sikur e kishim harruar të shohim optimizmin dhe humorin e mirë të rinisë, e cila kohët e fundit në të vërtetë ishte përqendruar më tepër në protesta. Bile-bile këto protesta merrnin formën e një flashmobi. Biljana Sllavejkova bën krahasim midis banorëve të rinj të Sofjes dhe moshatarëve të tyre në Kiev.

“Për mendimin tim mesazhi më i fortë i këngës “Happy” ishte ky në Kiev. Megjithë ndodhitë aty, ka njerëz të rinj të cilët janë të lumtur dhe në një farë mënyre kënaqen me jetën sado e vështirë që të jetë jeta. Ndërkohë edhe rinia në Bullgari po përballet me sfida të ndryshme. Shumë të rinj emigrojnë jashtë vendit, të tjerët ndihen të pakënaqur me realitetin në Bullgari dhe me atmosferën e jetesës. Megjithatë, mund të jemi “happy” dhe të kënaqim me jetën pa e çarë kokën shumë. Sepse lumturia është gjendje shpirtërore.”

Lumturia po ashtu do të thotë të shijojmë gjërat e vogla, si p.sh., një gotë vere, një ditë me diell, një buzëqeshje të të dashurit apo këngën “e elektrizuar” si ajo “Happy” në qendrën e Sofjes.


Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një film me pjesëmarrjen bullgare është ndër të nominuarit për Oscar

"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..

botuar më 25-01-24 8.49.PD

"Mos i mbyll sytë" fiton çmime dhe popullaritet në festivalet ndërkombëtare të filmit

Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..

botuar më 25-01-23 1.28.MD

Bullgaria, “Mustaqet e Dalí” dhe Picasso

Lidhja mes Bullgarisë, "Mustaqet e Dalí" dhe Picassos është një temë që mund të mbetet gjerësisht e diskutuar për vitet e ardhshme, e ndoshta edhe për dekadat e ardhshme. Arsyeja për këtë nuk lidhet me teknologjitë e reja dhe inteligjencën artificiale,..

botuar më 25-01-22 7.30.PD