Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

130 muzikantë do të garohen në Konkursin Ndërkombëtar “Virtuozët e rinj”

Kristina Georgieva
Foto: arkiv

Nga data 24 mars deri më 30 mars do të mbahet Edicioni i X-të i Konkursit Ndërkombëtar “Virtuozët e rinj”. 130 muzikantë të moshës shkollore do të garojnë në tri dega – piano, flaut dhe klarinetë. Pjesëmarrësit janë nga 20 vende ndër të cilat: Gjermania, Austria, Belgjika, Rusia, Japonia, Koreja e Jugut, Singapor dhe nga pothuajse i gjithë Ballkani. Themeluesja e konkursit është Millka Miteva, drejtoreshe e Shkollës Kombëtare të Muzikës “Lybomir Pipkov” në Sofje ku do të mbahet aktiviteti i sivjetshëm. Në programin e konkursit janë parashikuar takime artistike, atelie dhe koncerte. “Virtuozët e rinj” gjenden mes anëtarëve me të drejta të plota të Asociacionit Evropian të Konkurseve Rinore të Muzikës.

Millka Miteva Foto: arkiv“Ky është një konkurs i shpresave dhe pritjeve të të rinjve të talentuar – thotë znj. Miteva. – Çdo vit aktivitetit i bashkohet gjithnjë e më shumë interpretues. Në jurinë e “Virtuozëve të rinj” marrin pjesë muzikantë të famshëm botërisht, të cilët i japin krahë rinisë në rrugën drejt skenës botërore.”

Çmimet i shpërndan Fondacioni “Amerika për Bullgarinë”. Konkursi “Virtuozët e rinj” mbahet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe nën kujdesin e kryebashkiakes së Bashkisë së Sofjes, znj. Jordanka Fandëkova. Përveç tri çmimeve të para, do të jepet edhe një shpërblim tjetër nga Asociacioni Evropian i Konkurseve Rinore të Muzikës. Pesë nga muzikantët më të mirë do të kenë mundësinë të koncertojnë në skenën evropiane.

Konkursi “Virtuozët e rinj” do të çelet nga violinistja bullgare Kristina Georgieva. Talenti i saj u zbulua pikërisht në këtë konkurs. Në programin po ashtu do të paraqiten pianistët Stefan Bonev, Asen Tançev dhe violinistja Lora Markova. Do të interpretohet vepra e kompozitorit Emerih Hans Ambil i cili vjet meritoi çmimin e parë në degën e kompozimit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dua"

Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë emrin edhe albumit të tij të fundit, ku janë mbledhur dhjetë këngë të tij. Këngëtari thotë se për këtë..

botuar më 24-11-27 6.10.PD

"I pathyer"

Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov dhe mezi presin të prezantojnë këngët e tyre të reja nga albumi i tyre i ri "I pathyer..

botuar më 24-11-26 6.25.PD

"Ferri"

25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe organizatat joqeveritare të përqendrojnë vëmendjen e shoqërisë në këtë..

botuar më 24-11-25 6.10.PD