Bullgaria është ndër shtetet më të pasura me trashëgimi kulturore në botë. Por kjo e bën tërheqëse jo vetëm për adhuruesit e trashëgimisë kulturore, por edhe për trafikantët e antikave. Me përpjekje të përbashkëta të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” dhe Prokurorisë dy relikui unikale bullgar ishin shpëtuar për Bullgarinë dhe u kthyen në atdhe para se të shiten jashtë shtetit. Fjala është për qafore të artë romake nga shekulli i III dhe një damaskun (përmbledhje fetare me dorëshkrim) kopje të bërë nga rilindësi bullgar Todor Pirdopski. Pas kthimit të tyre ishin treguar për herë të parë në Ministrinë e Kulturës.
“Në praktikë me këto dy artefakte ne plotësojnë një pjesë të vogël të njollave të bardha të trashëgimisë kulturore bullgare”, tha në prezantimin e tyre ministri i kulturës Petër Stojanoviç.
Dy artefaktet janë me vlerë jashtëzakonisht të lartë kulturore, historike, shkencore dhe financiare. Qaforja antike është një prej veprave më të mira të argjendarisë në provincat lindore të Perandorisë romake. Është bërë prej ari dhe peshon 38, 55 gram. Sa i përket përmbledhjes ajo është me autograf të njëri prej rilindësve të fundit që kanë kopjuar me dorë – mësuesi Todor, që ka punuar gjatë gjysmës së parë të shekullit të XIX. Ai përfshin 29 shkrime për shenjtorë të ndryshëm dhe për festa të mëdha kishtare dhe është zbukuruar me 26 miniatura me ngjyra.
Për këta dy monument të kulturës bullgare për Radio Bullgarinë tregon drejtori i Muzeut Kombëtar Historik prof. Bozhidar Dimitrov: “Këto artefakte janë ruajtur mirë. Nga ndonjëherë dorëshkrimet vijnë tek ne në gjendje të keqe. Rrallë ruhet edhe miniaturat Ndërsa qaforja është një kryevepër. Ajo është e tërë, rrallë gjendjen të tilla.”
Sipas fjalëve të prof. Dimitrovit qaforja me siguri ka qenë e një aristokrate të pasur, sepse në shekullin e III në rajonin ka pasur qytete të mëdha romake. “Bëmë referime për bizhuterinë botërore – shton prof. Dimitrov. – Një qafore të tillë të bukur si jona nuk ka në vend tjetër. Për ndryshme keni mbi 60 mijë monumente të tilla. Me siguri është prodhim vendas sepse Takija dhe Maqedonia kanë qenë dy provinca me lulëzim në kohën e Perandorisë Romake. Ka pasur shumë pasanikë, zakonisht ish aristokratë të pasur trakë. Ata kanë pasur mundësi të porosisin dhe ka pasur edhe treg për stolisje të tilla që të organizohet edhe prodhimi i tyre.”
Dorëshkrimi i shpëtuar nga shitja në Shtëpinë e Uuksioneve “Sorbis” në Londër është një libër prej 128 faqeve, por 24 faqet e para mungojnë. Me siguri qëllimisht janë grisur që të maskohet vendndodhjen e tij. Kjo vështirëson përcaktimin e kohës së saktë të shkrimit të tij. Por është konstatuar pa diskutim se në vitin 1870 këtë libër e kanë lexuar banorët e fshatit Makocevo rrethi i Sofjes tregon drejtoresha e Bibliotekës kombëtare prof. Borjana Hristova. “Në Bibliotekën Kombëtare ruhet shtatë dorëshkrime të këtij autori – shpjegon prof. Hristova. – Ato janë plotë me predikime dhe shenje të horoskopit. Pra ky është një dorëshkrim i hershëm, shkruar prej tij deri sa ka qenë në cacet e kanonit. Unë e datoi midis viteve 1825 dhe 1828. Mësuesi Todor është edhe një piktor interesant. Dorëshkrimet e tij janë përhapur në tërë vendin. Gjetja dhe kthimi i këtij dorëshkrimi në vendin tonë është një element shumë i rëndësishëm i kulturës sonë nga shekulli i XIX.”
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO...