“Gëzuar Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses (Vangjelizmoi)” – me këtë mesazh piktorja Ralica Dençeva na fton në ekspozitën e saj e cila hapet mbrëmjen e sotme në lobin e Radios Kombëtare Bullgare. Artistja ekspozon piktura me bojëra vaji dhe vizatime kushtuar festës pranverore dhe simbolikës së saj të thellë.
“Jam e mendimit se tema e Vangjelizmoit është aktuale edhe sot e kësaj dite – thotë piktorja. – Kjo është një festë e nderimit të femrës që lind dhe të bukës. Personazhi i nënës pasqyron natyrën dhe tokën pjellore. Nëna është ajo e cila sillet me kujdes, dashuri, durim dhe mëshirë. Buka është simbol i shprehjes, i Zanafillës Hyjnore, i Lajmit të Bekuar, dhe i farës hyjnore që i takon njerëzimit. Vangjelizmoi është mrekullia e cila ndodh në secilin prej nesh. Vetitë njerëzore dhe ato hyjnore, duke u lidhur në një martesë mistike, pasqyrojnë dy anët e natyrës sonë. Kur njeriu kupton se i ka këto dy lloj vetish, dhe kur i bashkon ato, atëherë gjen harmoninë, bilancin, lumturinë e qetësimin. Shën Maria, duke zërë fëmijë përmes mrekullisë së Shpitit të Shenjtë, ka lindur Birin e Zotit i cili është dashuri. Kur njeriu e bashkon veten me dashurinë, atëherë lind dashuri – qoftë në mendime, qoftë në sjelljen, çdo gjë është dashuri.”
Një vend kyç në filozofinë e piktores është trinia e bukurisë, jetës dhe dashurisë. “Për mua të gjitha fetë janë si lumenj, të cilët bashkohen në një oqean – oqeanin e dashurisë – shpjegon Ralica Dençeva. – Nga feja e vërtetë burojnë jeta dhe dashuria. Çdo gjë e cila vjen të ndajë është urrejtja dhe vdekja. Ja pse këtë trininë e kam fe. Kjo e fundit është e shenjtë për mua, sepse kthen shëmtinë në bukuri, të keqen në të mirë, vetinë njerëzore në veti hyjnore.”
Ralica Dençeva ka lindur më 1970 në qytetin Ruse të Bullgarisë Veriore. Ka mbaruar Fakultetin e Arteve Figurative pranë Universitetit të Veliko Tërnovos “Sh. Sh. Qiril dhe Metodi”. Ka bërë më se 30 ekspozita vjetake në Bullgari, Hungari, Kanada dhe Francë. Vepra të saja gjenden në koleksionet e artdashësve nga tetë vende evropiane, nga SHBA-ja, Kanadaja dhe Japonia. Ka sjellë vizatimet ndaj përmbledhjeve poetike të autorëve të mëdhenj bullgarë, ndër të cilët Pejo Javorov, Penço Sllavejkov, Dimço Debeljanov, Evtim Evtimov, dhe bashkëshorti i saj Rusi Stanisllavov.
Ekspozita e re e piktores na jep mundësinë të ndiejmë mrekullinë e Ditës së Ungjillëzimit të Hyjlindëses dhe të shohim botën rreth nesh në syrin e dashurisë dhe harmonisë. Kjo ekspozitë përbën një mesazh që të ndalemi një çik dhe t’i drejtojmë vëmendje botës shpirtërore brenda vetes sonë.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: doc. dr. Vihra Baeva
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..