Tema për çmimin e rrymës elektrike në Bullgari iu ngjan një lloje të njohur “Këtu ka, këtu nuk ka”. Deri sa eshaloni i lartë energjetik pohon se çmimi i rrymës elektrike nuk do të rritet, ekspertët energjetik po bëjnë alarm se pa rritjen e efektivitetit energjetik në Bullgari, energjia elektrike do të shtrenjtohet ashpër. Filloi edhe lufta e hapur midis qeveritarëve dhe shoqëritë e shpërndarjes së rrymës elektrike me kërcimin për heqje të licencave.
Rritje e çmimit të energjisë elektrike nga 1 prilli nuk do të ketë, madje edhe nëse do të arrihet te heqja e licencave të shoqërive të shpërndarjes së rrymës elektrike. Kështu nga Rregullatori Shtetëror Energjetik hodhën poshtë kategorikisht inspirimet se pas zgjedhjeve evropiane do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Do të rikujtojmë se Komisioni Shtetëror për Rregullim Energjetik dhe Ujor filloi procedura për heqjen e licencave të tre shoqërive të shpërndarjes së rrymës elektrike duke i dhënë afat të shlyejnë borxhet që kanë ndaj shtetit – 180 milion euro. Nga rregullatori energjetik shpjeguan se heqja e licencave nuk ka asgjë të përbashkët me prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari.
Në shoqëri filloi të flitet për “nacionalizim”, ndërsa ministri i ekonomisë dhe energjetikës Dragomir Stojnev shpejtoi të përgënjeshtroi pohime të tilla. Me gjithë këtë ai deklaroi se nëse arrihet deri te heqja e licencave të këtyre shoqërive shteti mund t’i marrë sepse ka burime financiare për këtë. “Ka para, por nga ndonjëherë nuk ka prioritete”, komentoi këtë temë ministri i energjetikës. “Nëse shoqëritë e shpërndarjes së rrymës elektrike nuk do të kthejnë paratë, populli do të paguajë”. Replika e ministër Stojenevit tingëllon kërcënuese për bullgarët, por edhe në mënyrë popullsitë para zgjedhjeve për Parlament Evropian. “Nuk ka popullizëm duhet të ketë rend”, theksoi ministri dhe shtoi akoma: “Nuk ka luftë, ligji duhet të respektohet”.
Molla e sherrit u bë energjia jeshile sepse sipas direktivave evropiane shoqëritë e shpërndarjes së rrymës elektrike detyrimisht duhet të blejnë këtë energji. Por kompania kombëtare elektrike nuk ua kthen këto para shoqërive dhe ato i marrin nga pagesa të tjera ndaj Kompanisë Kombëtare Elektrike. Kjo ishte shpallur e paligjshme nga rregullatori shtetëror dhe filloi lufta.
Na pret rritje e çmimit të rrymës elektrike me 30-40% nëse nuk merren masa për rritjen e efektivitetit energjetik, sepse aktualisht energjia po derdhet , alarmuan ekspertët energjetik. Kjo do të bëhet nëse tregu i rrymës elektrike liberalizohet plotësisht në vitin 2015. E ardhmja është në prodhimin e sasive të vogla të energjisë për konsum të vet të ndërmarrjeve dhe të shtëpive dhe jo në projekte të mëdha, mendojnë ekspertët.
Nëse njerëzit do të fillojnë të vendosin në çatitë e shtëpive të veta fotovolatik konsumi dhe çmimi i rrymës elektrike do të jenë të ndryshëm. Varësia nga burimet energjetike ruse – po kështu.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Gjatë 10 viteve të fundit, çmimet e banesave në Sofje u trefishuan, dhe në qytetet e mëdha më shumë se dy herë. Kjo është sipas të dhënave nga një prej kompanive më të mëdha të ndërmjetësimit në tregun bullgar. "Nëse në vitin 2015 në Sofje mund të..
Ministrja e Financave Temenuzhka Petkova deklaroi se Bullgaria është gati për eurozonën. Kjo ndodhi në një mëngjes biznesi të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Amerikane dhe ajo Britanike në Bullgari. Sipas saj, vendi ynë nuk ka qenë kurrë më afër..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd euro), tha për bTV ministrii zhvillimit rajonal Ivan Ivanov. Ai shtoi se nuk është e qartë se ku..
Bullgaria përballet me sfida të thella strukturore. Ekonomia karakterizohet nga vlera e ulët e shtuar dhe sfida rajonale, tha Dobri Mitrev, kryetar i..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) rishikoi në një drejtim lart pritjet e saj për rritjen e ekonomisë bullgare në vitin 2025, por uli parashikimin e rritjes..