Mario Stançev ka lindur në Sofje në një familje muzikantësh. Babin e ka bullgar, ndërsa nëna e tij është franceze. Pianisti ka filluar karrierën e tij në Bullgari dhe pas kësaj është vendosur në Francë. Vite të tëra ka ligjëruar në Departamentin e Xhazit të Konservatorit të Muzikës në Lion. Është shpërblyer me disa çmime për kontributin e tij në zhvillimin e kulturës së qytetit francez. I pyetur çfarë kombësi ka – bullgare apo franceze, Mario Stançev u përgjigj kështu: “Kombësia ime është ajo e muzikantit.”
“Brenda javës do të jap tri koncerte në mbrëmje dhe po ashtu dy koncerte të tjera pasdite – thotë pianisti i njohur. – Do të koncertoj së bashku me formacionin tim “Trio Origines”. Në muzikën tonë dallohen elemente të folklorit bullgar, të muzikës etno, elemente romantike etj. Solist i ftuar është Louis Sclavis i cili i bie klarinetës. Më 28 mars me grupin “New Bulgarian Trio” do të japim koncert me muzikë xhaz nga albumi i fundit, të cilin album do të prezantojmë po ashtu edhe në Bullgari. Në trion bëjnë pjesë bateristi Hristo Jocov dhe kontrabasisti Dimitër Karamfillov. Në projektin tjetër “Trioja e hapur” kam ftuar Laurent Blumenthal i cili i bie saksofonit, si dhe Stojan Jankullov (perkusione). Për publikun do të jetë interesante të dëgjojë “Pianos Battle” (Beteja e pianos) – një projekt i realizuar së bashku me disa studentë të Konservatorit të Lionit. Koncerti “Goldberg or not Goldberg” për dy piano mbi veprën e shquar të Bahut “Goldberg variacione” pasqyron më së shumti pasionin tim për muzikën klasike. Partner i imi është Samuel Fernandez. Më vjen mirë se Opera e Lionit më dha mundësinë të nxjerrë në pah performancat e mia.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Maria Mateev prezanton grupin e saj KOYANGI dhe këngën e tyre të parë "E vetmuar". Kënga flet për betejat me veten dhe frikën që secili prej nesh përjeton në një fazë të caktuar të jetës. Pas më shumë se një dekade në Korenë e Jugut, Maria..
Në fund nuk mund të lë pa përmendur projektin e tij të famshëm për dixhitalizimin e materialeve muzikore - Enote . Që disa vite më parë shpërtheu lajmi se po krijohej diçka kaq inovative dhe se një bullgar ishte në themel të saj...
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..