“Sytë e shpresës” – kështu titullohet një ekspozitë prej 55 fotografish, vepër e fotografit Vasill Kërkellanov, të bëra me ndihmën e gazetarit dhe regjisorit Nidal Hlajf, nën patronazhin e Komisariatit Suprem të OKB-së për Refugjatët. Ato paraqiten në Bibliotekën Kombëtare “Shenjtorët Kirill dhe Metodij” dhe u janë kushtuar fëmijëve sirianë – refugjatë. Ndër vizituesit e ekspozitës ishte dhe presidenti i Republikës së Bullgarisë Rosen Plevneliev dhe kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Ata u pritën nga disa vogëlushë sirianë me një trëndafil bullgar me mbishkrimin “Shpresa” dhe me një këngë bullgare.
“Sot në Siri ka 6 mln njerëz të shpërngulur. Gjysma prej tyre janë fëmijë – vuri në dukje përfaqësuesi i Komisariatit Suprem në Bullgari, Rolan-Fransoa Vejl. –Të gjithë atyre, jo vetëm atyre në Siri, por edhe atyre, të cilët janë shpërngulur nga atdheu, OKB-ja është e detyruar për t’u siguruar të ardhme. Duhet t’i ndihmojmë këta fëmijë për të marrë arsim dhe për të pasur fëmijëri.”
Për autorin e ekspozitës Vasill Kërkellanov oferta për këtë ekspozitë është e papritur. Ai nuk është fotograf reportazhesh, por merret me fotografi mode. Megjithatë fotografi u nis për në Siri pas dy javësh, pa u lëkundur shumë:
“Ideja është që të paraqiten këta fëmijë të tillë, të cilët janë në mbarë botën – tha për Radio Bullgarinë zoti Kërkellanov. – Këta janë fëmijë me ëndrra dhe ata duhet të kenë të ardhme. Kjo që ndodh vërtetë është e tmerrshme. Këta fëmijë ndëshkohen pa pasur faj. Ideja ime është që të tregoj se ata vuajnë më shumë për shkak të konflikteve pa kuptim dhe kuptohet të paraqes dëshirën e tyre për të jetuar, gëzimin dhe dashurinë në sytë e tyre. Megjithë përjetimet e tmerrshme, megjithë vdekjen e të afërmve të tyre, megjithëse kanë humbur shtëpinë e vet, miqtë, shkollën, pothuaj gjithçka, ata vazhdojnë të besojnë. Fotografitë e ekspozitës janë bërë në Siri, në veri dhe brenda vendit në drejtim të Alepusë. Bëmë fotografi në një mal, ku nën mbeturina të lashta jetojnë fëmijë, shumica prej të cilëve janë sirianë. Ata janë fshehur nën tokë dhe i përballojnë vetë vështirësitë. Atje ndihet një atmosferë biblike. Nën diellin e nxehtë, me temperatura 50 gradë Celsius, në atë humbësirë, në tokën e kuqe këta fëmijë luftojnë për të jetuar, pa ujë dhe kushte normale të jetesës, nën rrezikun e bombardimeve. Atje ndjeva se çfarë është fuqia e jetesës!”
Ndihmësi i Vasilit në këtë punë vullnetare është Nidal Hlajf. Ai është sirian dhe banon që prej shumë vitesh në Bullgari. Ja se si e komenton ai këtë histori fotografike: “Unë isha në kampin “Atma” në kufirin turko sirian para një viti e gjysmë. Xhirova atje një dokumentar. Protagonisti ishte një djalë 10 vjeçar me emrin Fariz. Duke u nisur e pyeta: “Çfarë të të sjell herën tjetër?” Ai tha: “Nuk kam këpucë për dimrin”, kurse koha ishte e ftohtë. Unë e pyeta: “Cili numër” dhe ai iu përgjigj: “34”, kurse nëna e tij shtoi: “Ju lutem, zoti, le të jetë 36, sepse nuk e dimë se sa kohë do të mbetemi këtu”. Ditën e dytë, pas përfundimit të xhirimit, e pash djalin dhe ai më tha: Ju lutem, zoti, mos e dëgjoni nënën time. Desha numrin 34, së shpejti do të kthehemi në shtëpi.” Ja se sa shumë shpresë kanë këta fëmijë! Ata besojnë se e gjithë kjo do të mbarojë së shpejti dhe ata do të kthehen përsëri në shtëpitë e tyre. Ngjarjet në Siri janë një test moral për të gjithë ne, ne jemi të detyruar për të bërë diçka. Këta njerëz duhet të jetojnë në një mënyrë të denjë dhe normale. Siria nuk është shumë larg Bullgarisë dhe Bullgaria është interesuar për të pasur afër kufijve të saj shoqëri demokratike, ajo ka interes që atje të ketë paqe – paqe në shtëpi, paqe te fqinjët.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..