Në rajonin perëndimor të malit Stara Pllanina ngre shtat një mal i vogël tepër interesant. Emri i tij është Çepën. E quajnë këtë mal Pirini i Vogël dhe kjo nuk është e rastit. Faqja jugore e tij është tepër e rrëpirë. Bjeshkët janë të zhveshura dhe bimësia pothuajse mungon. E gjithë kjo i jep malit një pamje madhështore dhe tërheqëse.

Shpatet e pjerrëta gëlqerore ngrihen krenar mbi kënetën më të madhe karstike në Bullgari – Dragomansko. Në të kaluarën sipërfaqja e saj arrinte pothuajse 450 hektarë, mirëpo sot ajo është mezi 350 hektarë. Kjo për shkak, se gjatë vitit 1930 filloi një proces i kullimit të kënetave në Bullgari dhe shndërrimit të tyre në tokë të punueshme. Këneta e Dragomanit kullohej me 11 kanale dhe me një stacion të pompimit. Si rezultat për një kohë të gjatë jeta në të pushoi së ekzistuari. Në vitet 90-të të shekullit XX procesit të derdhjes së kënetave iu dha fund dhe nisi rimëkëmbja e eko-sistemeve. Sot jeta këtu dalëngadalë rikthehet te ritmi i saj normal.

Në kënetë ka shtigje speciale prej druri, nëpër të cilat vizituesit mund të bëjnë shëtitje dhe të njihen nga afër me jetën e kafshëve dhe me rritjen e bimëve. Ka një kullë për vëzhgim, nga e cila hapet një pamje drejt tërë kënetës. Në mesë të shavarit ka vende speciale, nga ku shpendët mund të fotografohen.
Nëse dëshironi të mësoni më shumë për malin Çepën dhe për kënetën Dragomansko, klikoni mbi audio-ikonën.
Fotografi: Svetllana Dimitrova
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..